EmailFacebookKontakt

Vizitë në Radion Orthodhokse “Ancient Faith”

Në kuadër të 20-vjetorit të
themelimit të Radios së parë fetare
në Shqipëri, Radios “Ngjallja”, u
zhvillua një vizitë e rëndësishme
pune në një nga mediat më të më-
dha të Kishës Orthodhokse në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
në Chesterton, me emrin “Ancient
Faith”. Kjo vizitë u krye me bekimin
e Kryepiskopit Anastas, i cili ësh-
të jo vetëm themeluesi i Radios
“Ngjallja”, por kohët e fundit krijoi
mundësitë për rikonstruksionin e
saj të plotë, me një fond të konside-
rueshëm, që nga mjediset e deri tek
aparaturat.
Vizita zgjati nga 15 deri më 26
qershor dhe u krye nga përgjegjë-
si i Radios “Ngjallja”, atë Grigor
Pelushi. Ai u prit në aeroportin e
Çikagos nga themeluesi i Radios
“Ancient Faith”, z. John Maddex.
Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë,
atë Grigori u njoh me ambientet e
reja të kësaj radioje, me programet
dhe punën që zhvillohej atje. Dashu-
ria dhe përkushtimi i z. Maddex për
Radion e kishte pikënisjen afro 40
vjet më parë, kur ai drejtonte një
nga radiot më të mëdha në Ame-
Vizitë në Radion Orthodhokse “Ancient Faith”
rikë, Radio “Moody”, me mbi 35
radiostacione në të gjithë vendin.
Largimi i tij prej kësaj radioje, pas
pagëzimit të tij dhe të familjes së
tij në Kishën Orthodhokse, nuk e
shkëputi nga dashuria për radion.
Z. Maddex së bashku me gruan e
tij Tania dhe të birin Bobi, nisën të
ngrinin një radio për të predikuar
mësimin e Kishës Orthodhokse, të
këtij Besimi të hershëm dhe të
vërtetë, ashtu siç edhe ka emrin kjo
radio.
Të bënte përshtypje fakti se kjo
radio tashmë ka miliona dëgjues
në të gjithë botën. Emisionet e lar-
mishme shpirtërore, komentet e
Shkrimit të Shenjtë, komunikimi i
drejtpërdrejtë i klerikëve me dë-
gjuesit dhe besimtarët, muzika kish-
tare, predikimet e mitropolitëve dhe
teologëve etj., ofrohen në këtë ra-
dio, duke lidhur më ngushtë dhe
duke afruar besimtarët me Perë-
ndinë dhe Kishën Orthodhokse.

(vijon në faqen 8)

Vizitë në Radion Orthodhokse “Ancient Faith”
Gjithashtu, kjo vizitë konsistoi edhe
me mbledhjen e stafit të saj në
“Antiochian Village”, në Pensilva-
ni, në një vend ku Kisha organizon
kampe për të gjitha moshat. Aty,
atë Grigori pati mundësinë jo vetëm
të njihej me stafin, por edhe të
merrte pjesë në takimet e punës që
u zhvilluan për sfidat dhe pritshmë-
ritë, për sukseset dhe vizionin e së
ardhmes.
Me mjaft interes u ndoq nga
pjesëmarrësit edhe fjala e atë Gri-
gorit rreth Radios “Ngjallja”. Pjesë-
marrësit vlerësuan hapat dhe in-
vestimet e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit Anastas, i cili u bë
nismëtari i hapjes së radios së pa-
rë fetare në Shqipëri, që nga viti
1998. Atë Grigori theksoi më tej
se, me bekimin e Kryepiskopit
Anastas, Radio “Ngjallja” së shpej-
ti do të ketë një shtrirje më të gje-
rë, duke shkruar afër aty ku ka be-
simtarë orthodhoksë.
“Ancient Faith” është një radio
e cila prej vitesh lidh besimtarët
orthodhoksë në të gjithë botën. Ajo
që e bëri “Ancient Faith”-in një
radio me përmasa të tilla ishte vull-
neti dhe kontributi i atyre njerëzve
që realisht e duan Zotin dhe janë të
gatshëm të sakrifikojnë. Seriozi-
teti, përkushtimi, dashuria për Zotin
janë tri elemente kryesore që ka-
rakterizojnë stafin e saj të motivuar.
Z. Maddex u shpreh i gatshëm të
vinte në vendin tonë për të ndarë
përvojën e kësaj radioje me stafin
e Radios “Ngjallja”. Gjithashtu, ai
premtoi se Radios “Ngjallja” do t’i
hapet një kanal digjital në plat-
formën e “Ancient Faith Radio”-s,
që bashkëkombësit tanë të mund
ta dëgjojnë atë në të gjithë botën,
me një cilësi shumë të lartë dhe pa
ndërprerje. Por, që të arrihet kjo,
sigurisht, duhet një punë dhe për-
kushtim shumë i madh.
(vijon në faqen 7)

3