EmailFacebookKontakt

Vizitë dhe bashkëmeshim në Mitropolinë e Kosturit

Ditën e diel, 10 maj 2015, me ftesë të Mitro-
politit të Kosturit, Hirësisë së Tij Serafimit,
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, vizitoi
Mitropolinë e Kosturit. Imzot Joani shoqërohej
në këtë vizitë nga klerikë të Mitropolisë dhe nga
një grup i madh besimtarësh nga Korça. Hirësia
e Tij kreu Liturgjinë Hyjnore së bashku me Mi-
tropolitin e Kosturit dhe Mitropolitin e Siatistës,
Hirësinë e Tij Pavlin, si edhe gjithë klerikët e
ardhur nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës.
Atmosfera e ngrohtë dhe festive mbizotëroi
gjatë gjithë kësaj vizite, si një shembull i mirë
për të gjithë besimtarët, por edhe për këdo që
dëshiron të ndërtojë kudo marrëdhënie të sinqer-
ta dhe vëllazërore.
Vizitë dhe bashkëmeshim në Mitropolinë e Kosturit

3