EmailFacebookKontakt

Viti jubilar i Theofan Nolit dhe kontributi i tij për Kishën

Për arsye të rëndësisë së figurës së tij dina-
mike brenda historisë sonë, Noli ka hyrë tashmë
në histori si një personalitet i shquar në botën
shqiptare, si një njeri i ditur, klerik i lartë, kryemi-
nistër, poet, shkrimtar, përkthyes, diplomat,
themelues i së parës Kishë Orthodhokse Shqipta-
re në SHBA më 1908, me dorëzimin e tij prift
më 8 mars… Dorëzimi i tij nuk ishte rastësi. Kjo
vjen prej formimit të tij nga një familje me tradita
fetare, me një arsim fetar prej gjimnazit, përjeti-
mit të besimit, të angazhimeve të tij në funksionin
e këndonjësit në kishë (psalt), të mësuesit të fesë
edhe muzikës kishtare bizantine kudo ku shkonte
në Greqi, Egjipt etj. Dëshira e tij për besimin shi-
het që në moshë të re me frekuentimin e tij të ki-
VITI JUBILAR I THEOFAN NOLIT
DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR KISHËN
e cilësojnë si një nga personat kryesorë që hodhi
themelet e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse
në Shqipëri. Nga ana tjetër, persona të ndryshëm
të indoktrinuar nga sistemi komunist e kanë traj-
tuar Imzot Th. Nolin, në lidhje me Kishën, si
një përpjekje nacionaliste të tij dhe jo si një rrje-
dhojë e një njeriu besimtar, që besonte në Zot,
duke e cilësuar afetar. A është e mundur që një
vepër kaq e madhe fetare e shpirtërore të mos
ketë lidhje reale dhe spirituale me besimin dhe
me Kishën? Lindja në një familje besimtare,
rritja, arsimimi, edukimi, formimi janë argumente,
të cilat nuk favorizojnë mendime të tilla të disa-
ve, të ndikuar nga idetë ateisto-komuniste. Jeta
shës, në lice në degën e teologjisë dhe natyrisht
më vonë me angazhime në përgjegjësi kishtare.
Arrin kulmin me ofrimin e vetvetes në dispozicion
të komunitetit të krishterë orthodhoks në Amerikë,
duke u dorëzuar klerik. Por angazhimi më i madh
ishte përkushtimi ndaj literaturës fetare me
përkthimet e tij dhe, duke e parë si “ arritjen
më të madhe dhe më të rëndësishme për të” ,
mund të flasim për një thirrje hyjnore.
Kështu, ai ka pasur një ndërgjegje të thellë
ndaj shërbesës së zgjedhur prej tij, e cila kërkon
sakrifica, kufizime dhe privime prej vetes. Sido-
qoftë, për veprën e tij politike dhe sociale janë
shkruar faqe të panumërta. Edhe në aspektin
fetar janë shkruar shkrime të ndryshme, të cilat (vijon në faqen 4)

aktive në kishë, angazhimi dhe impenjimi gjatë
gjithë jetës së tij me përgjegjësitë fetare, për-
kthimet e shërbesave dhe librave më të rëndë-
sishëm liturgjikë të Kishës, përbëjnë argumente
të cilat nuk është e lehtë t’i hedhin poshtë, edhe
ata të cilët nuk njohin një dimension tjetër të
misterit të jetës. Mendime të tilla janë tregues i
varfërisë së tyre shpirtërore, rrjedhojë e errësi-
mit prej ideologjive materialiste. Jeta e tij është
e mbushur me përpjekje, mundime dhe privime,
duke ofruar veten shpirtërisht dhe trupërisht për
t’i dhënë popullit të tij rilindjen shpirtërore, vizion,
shpresë dhe kulturë në një periudhë të lindjes,
ngritjes së Shtetit Shqiptar dhe ridimensionimit
të shoqërisë shqiptare…
..Ai përjeton ngjarjet dhe është i vetëdijshëm
për situatën në të cilën ishte Kisha Orthodhokse.
Një fakt i rëndësishëm i përjetimit të tij është
kërkimi me insistim i marrjes së statusit të Auto-
qefalisë. Është e vështirë të thuash nëse arritjet
e tij të shumta për ngritjen e Kishës janë të
lidhura me frymën nacionaliste. Sipas vetë Atë
Artur Liolinit, pasardhësi i tij thekson se:
“nacionalizmi i tij nuk lejoi kurrë t’i verbonte
vizionin për Kishën dhe të ardhmen e saj ”
(Mehmet Gëzhilli, Fan S. Noli, 6 janar 1882-
13 mars 2003, 120 vjet jetë dhe veprimtari ,
fq. 16). Në një moment tjetër ai thotë se: “ka nje-
rëz të ndryshëm që keqpërdorin emrin, veprat
dhe imazhin e tij për të justifikuar qëndrimet
e tyre ” (Gazeta Koha Jonë 13. 03. 2001).
Ndërsa Kryepiskopi Anastas me rastin e
kremtimit të 100-vjetorit të krijimit të Kishës
Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, në fjalimin
e tij e cilëson “një personalitet që jetonte me
shqetësimet e kohës… një personalitet di-
namik me horizont të gjerë, ide krijuese dhe
nisma të guximshme për përparimin e po-
pullit” (Gazeta Ngjallja nr. 1, janar 2012).
Pavarësisht roleve në momente të ndryshme të
historisë së kohës së tij, ai i qëndroi deri në fund
Kishës. Gjithë jeta e tij dëshmon se ai kishte
lindur për t’i shërbyer Kishës, por edhe shoqë-
risë njerëzore në përgjithësi.
…Noli tregon veten si një udhëheqës shpir-
tëror me ndjesinë për rolin e tij, i frymëzuar sipas
Krishtit për t’i shërbyer me devocion njeriut, por
gjithashtu i lejon vetes të frymëzohet edhe prej
dy figurave të tjera me përmasa të jashtëzakon-
shme, të Skënderbeut dhe të N. Bonapartit. Në
shumë vendime të rëndësishme të tij do reflek-
tonte mbi këto personazhe. Ai e tregoi veten mjaft
energjik në Shqipëri në kohën e ngjarjeve të
ndërlikuara, në kohën e ngjarjeve të mëdha që
kërkonin përkushtim për pozitën ndërkombëtare
të Shqipërisë, duke iu përgjigjur shqetësimeve
dhe problemeve politiko-shoqërore të kohës. Për
këtë arsye ai vë në shërbim energjitë e tij shpir-
tërore dhe intelektuale në dobi të çështjes së anë-
tarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
…Veprimtaria e Nolit është dinamike, e një
personaliteti me vlera të shquara intelektuale.
Megjithatë, ai do të ballafaqohej me një menta-
litet të vështirë të krijuar nga pushteti i gjatë që
kishte ushtruar një trysni mbi lirinë dhe mbi
besimin, por në mënyrë të veçantë mbi gjuhën,
duke penguar zhvillimin e saj. Ai u
përpoq të nxirrte në pah vlerat
shpirtërore të këtij populli, duke
synuar që para së gjithash të
mishërohej Ungjilli në gjuhën e tij
dhe të zhvillohej kultura e tij.
Kontributi në vendosjen një
herë e mirë të gjuhës shqipe në
adhurim nëpërmjet përkthimeve
sistematike të tij është i paçmuar.
Librat e shumtë liturgjikë të për-
kthyer prej tij, që përbëjnë një the-
sar të çmuar për kulturën tonë fe-
tare dhe trashëgiminë shpirtërore,
përdoren gjerësisht në Kishën Or-
thodhokse në Shqipëri. Për të gjitha këto ai nuk
është vetëm një figurë e orthodhoksisë, por i
gjithë kombit, ashtu si është në të vërtetë natyra
e një besimtari të vërtetë orthodhoks, i hapur për-
ballë çdo njeriu dhe çdo problematike njerëzore.
Prandaj, si një person dinamik me shumë dhu-
rata, veproi me zell dhe këmbëngulje, duke ofru-
ar veten me devocion dhe përkushtim për
Kishën dhe vendin…
Dhimitër Qosja
Pedagog në Akademinë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit ”, Shën Vlash, Durrës
Nga shkrimi i botuar në gazetën “Shqip”,
më 13 mars 2015
VITI JUBILAR I THEOFAN NOLIT
DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR KISHËN

(vijon nga faqja 3)

3