Nuk do të bëj ndonjë përshkrim të gjatë.
Do të them vetëm pak fjalë të thjeshta për
himnin e mrekullueshëm “Virgjëresha sot”
kushtuar Krishtlindjes nga melodi Romanos,
të cilin e kanë karakterizuar “Pindar të poezisë
ritmike”.
Romanosi jetoi në fillim të shekullit të VI-të
pas Krishtit, me prejardhje nga Siria dhe ishte
dhjakon
në një nga kishat e Bejrutit. Erdhi në
Konstandinopojë dhe u emërua dhjakon në ki-
shën e Shën Marisë që quhej “e Kiros”. Himnet
që ka kompozuar janë kryevepra.
Një natë iu shfaq në ëndërr Shën Maria, i
dha një copë letër dhe e nxiti ta hante. Romanosi
e mori
fjalën me kuptimin e saj real dhe përpiqej
gjatë ëndrrës ta zbatonte. Kur u zgjua dhe shpir-
ti i tij qe mbushur me mallëngjim e frymëzim,
lavdëroi Perëndinë për vegimin. Hipi në amvo-
nën e kishës dhe psali me prekje të madhe shpir-
ti himnin e shquar “Virgjëresha sot” që psalet
ditën e Krishtlindjes dhe që fillon si më poshtë:
Virgjëresha sot, të përmbiqenëshmin
lind,
Dhe dheu i blaton, të paafrueshmit
shpellën,
“Virgjëresha sot”
Engjëjt me barinjtë, lavdërojnë;
Dhe magët, me yllin udhëtojnë;
Se për ne lindi si djalë i ri Perëndia i
parajetshëm.
Është kjo strofa e parë e një poeme të
shkëlqyer, e cila përbëhet nga njëzet e katër
strofa. Kjo strofë përbën “temën” e tërë po-
emës. Në fakt, nuk është poemë, është një dra-
më e përkryer. Vendi ku zhvillohet drama, ësh-
të shpella. Personat janë: Foshnja hyjnore, Pe-
rëndia, Shën Maria, Engjëjt, Barinjtë, Magët.
Antitezat e kompozimit janë prekëse. Figurat e
saj të mrekullueshme. Ritmi i
saj i jashtëzakon-
shëm. Meloditë e saj të ëmbla, ashtu siç dinte
të krijonte e të kompozonte Melodi.
Poetika e Romanosit në përgjithësi është e
thjeshtë, por edhe madhështore. Bizantino-
logu gjerman Krumbaher dhe shumë kritikë të
tjerë mendojnë se Romanosi është poeti kish-
tar më i madh i botës, sepse ky përfaqëson fa-
zën më të rëndësishme të historisë së himno-
grafisë kristiane, e cila me atë arrin përsosmëri-
në e saj më të lartë. Thellësi e pakrahasuar
ndje-
nje, dispozitë e kulluar poetike, shkëlqim gju-
hësor, përsosmëri e padiskutueshme. Himnet
e tij liturgjike janë drama fetare të mrekullue-
shme.
Në to gjejmë personat më të mëdhenj të
Dhiatës së Vjetër dhe të Dhiatës së Re. Patrikët
dhe profetët. Apostujt dhe martirët. Protago-
nist Perëndia. Tërëdituria hyjnore, Tërë
fuqia
hyjnore, Drejtësia dhe Shenjtërimi drejtojnë
botën dhe gjithçka është në të. Përballë per-
sonave të hirshëm, poeti entuziazmohet. Me
devocion të jashtëzakonshëm ai vështron Kri-
shtin dhe Nënën e Tij. Ngjarjet e së kaluarës
zhvillohen si në vegim. Ai vetë nxitet, ngacmo-
het, frymëzohet. Nga fjalët e tij përhapet fjala
hyjnore. Nga poezia e tij buron melodi e ëmbël.
Nga shpirti i tij gufon lutje qiellore. Fakt, poe-
ma: “Virgjëresha sot”.
Nuk zgjatem më. Këto pak fjalë janë thërri-
me nga Tryeza mistike e Melodit Romanos. Ja-
në pak pika vese mëngjesi pranveror. Janë pak
petale nga lulet e verës. Që tregojnë lartësinë,
thellësinë dhe bukurinë e himnografisë sonë
kishtare e në veçanti asaj të Krishtlindjes, të
cilën pak e njohim.
Dhimitër Beduli