EmailFacebookKontakt

Veprimtari në burgje me rastin e Pashkës: “Isha në burg dhe erdhët të më vizitonit”

Veprimtari në burgje me rastin e Pashkës
“Isha në burg dhe erdhët të më vizitonit”
Gjithmonë periudha e Pashkës
është një rast për të shtuar veprim-
tarinë sociale në ndihmë të njerëz-
ve në nevojë. Përveç mensave për
të varfrit, që janë të përhershme,
bëhen vizita e shpërndahen dhurata
edhe për ata që ndodhen të pamu-
ndur në shtëpi, nëpër azile, nëpër
qendrat e personave me proble-
me, në burgje etj.
Kështu, prej 8 vjetësh Zyra e
Katekizmit e Kishës zhvillon çdo
javë mësime katekizmi dhe aktivi-
tete në burgje nga katekistët Miron
Çako (përgjegjës 1 Zyrës së Kate-
kizmit), A. Dimroçi, E. Shqau dhe
me bashkëpunëtorë të tjerë.
Të Martën e ndritshme të Pa-
shkës, në bashkëpunim me Zy-
rën e Grave, u organizua një akti-
vitet festiv në burgun e grave
nr. 325, në Tiranë. Aktiviteti filloi
me leximin e mesazhit të Krye-
piskopit Anastas me rastin e Pa-
shkës, më pas u kënduan tropare
dhe himne të Ngjalljes, si dhe u
tregua historia e vezës së kuqe të
Pashkës. Për të gjitha të dënuarat
ishte përgatitur një kartolinë urimi
për Pashkën, vezë të kuqe, ëmbël-
sira, si dhe një dhuratë simbolike.
Më pas aktiviteti vijoi në një atmo-
sferë festive me çukitjen e vezëve
dhe me valle tradicionale. Gjitha-
shtu, në shenjë mirënjohjeje për
bashkëpunimin iu dhuruan karto-
lina urimi dhe vezë të kuqe perso-
nelit të institucionit.
Zyra e Katekizmit dhe ajo e
Rinisë, me bekimin e Kryepiskopit
Anastas dhe drejtimin e Mitropolitit
te Apollonisë, Hirësi Nikollës, në
bashkëpunim me Drejtorinë e Për-
gjithshme të Burgjeve, zhvilloi një
aktivitet festiv edhe në Institucio-
nin e Edukimit të Veprave Penale
(EVP), në Durrës.
Mësime katekizmi dhe veprim-
tari të tjera zhvillohen periodikisht
në këtë institucion gjatë gjithë vitit,
një ditë në javë. Gjatë këtij aktiviteti
të veçantë u shfaq një film do-
kumentar për Varrin e Krishtit në
Jerusalem, vendi në të cilin Krishti
u varros dhe u ngjall, zbritja e Fla-
kës së Shenjtë në Varrin e Krishtit
të Shtunën e Madhe, si dhe për
simbolikën e vezëve të kuqe të
Pashkës.
Në fund, pas çukitjes së vezëve
të kuqe, për të pranishmit që
ndjekin mësimin e katekizmit u
shtrua një koktej festiv, si dhe u
ndanë disa dhurata.
Gjatë kësaj vizite, bibliotekës së
burgut iu dhurua një aparat DVD.

3