EmailFacebookKontakt

Veprimtari midis institucioneve akademike fetare

Në datën 11.05.2017, në qytetin
e Shkodrës u zhvillua një takim
akademik ndërfetar mes tri in-
stitucioneve akademike fetare:
Seminarit Ndërdioqezan Katolik
“Zoja e Këshillit të Mirë”, Shkodër;
Akademisë Teologjike “Ngjallja
e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës
dhe Departamentit të Shkencave
Islame të Kolegjit “Bedër”, Tiranë.
Tema e këtij takimi ishte “Gruaja
në komunitetet fetare në shoqërinë
shqiptare sot”.
Fillimisht u bë pritja dhe për-
shëndetja e mirëseardhjes nga
drejtori i Seminarit Ndërdioqezan,
Don Mario Imperatori, i cili theksoi
rëndësinë e veprimtarive të tilla,
duke iu referuar edhe takimeve të
mëparshme. Kumtesën e parë,
me temë “Roli i gruas në Kishën
Orthodhokse dhe në shoqërinë
shqiptare sot”, e referoi znj. Violeta
Plepi, pedagoge në Akademinë
Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Ajo theksoi rëndësinë e rolit të
gruas pas ardhjes së Kryepiskopit
Anastas, me rifitimin e lirisë fetare
pas rënies së komunizmit. Më tej u
ndal në vendimin e Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
nëpërmjet Statutit të saj të vitit 2006
për pjesëmarrjen e gruas në orga-
nizmat kishtarë, si në Asamblenë e
Përgjithshme kleriko-laike, këshi-
llat kishtare etj. Një moment ven-
dimtar ishte pranimi i vajzave për
të studiuar shkencën e teologjisë në
Akademinë Teologjike nga viti
1997. Ajo theksoi rolin e grave në
Kishën Orthodhokse dhe në sho-
qërinë shqiptare, si mësuese dhe
edukatore, një ndihmëse e shpejtë
dhe e palodhur për formimin e bre-
zit të ri me kulturën e besimit,
ofrimit dhe ndërtimit të shoqërisë
së solidaritetit dhe dashurisë. Ash-
tu sikurse dhe gratë miroprurëse
me të Tërëshenjtën Mari, të cilat
ishin përherë në shërbim të Zotit
dhe njerëzve, kështu edhe gruaja
ortodokse angazhohet në shumë
probleme për shërbime ndaj gru-
peve të shoqërisë sonë, ndaj fë-
mijëve, të moshuarve, të varfërve
dhe të pastrehëve, me mensat e
ngritura për këto grupe, me pre-
zencën katekitike në burgje, spita-
le dhe në njerëzit me aftësi të ku-
fizuara, me anë të shumë shërbi-
meve dhe programeve ndihmue-
se dhe argëtuese. Pra, gruaja në
Kishën Orthodhokse jo vetëm që
është e ndërgjegjësuar për rolin e
saj, por edhe synon të ndërgje-
gjësojë shoqërinë drejt progresit,
në të gjithë sektorët e saj.
Referuesja e dytë ishte motër
Mimoza Jaku nga Seminari
Romanokatolik, Shkodër. Ajo mbaj-
ti temën: “Gruaja, sipas mësimit të
Kishës Katolike, brenda komuni-
tetit katolik në Shqipëri”. Ajo foli
për themelin teologjik dhe antro-
pologjik të gruas dhe theksoi rolin
e saj në kishë dhe në shoqëri. Gji-
thashtu iu referua edhe proble-
matikës së grave sot, veçanërisht
në Veri të Shqipërisë. Zgjidhja e
problematikave të ndryshme, si-
pas saj, qëndron te koncepti i drej-
të i frymës, bazuar në thënien e
Apostull Pavlit: “Ku është fryma e
Zotit, atje është liria”. Referuesja
e tretë ishte zonja Fatma Karaj nga
Kolegji “Bedër”, e cila referoi te-
mën: “Roli i gruas në Islam dhe
kontributi i saj në shoqërinë e sot-
me shqiptare”, duke sjellë si she-
mbull gruan sipas Kuranit, bazuar
në kapitullin e “Merjemes”.
Gjithashtu theksoi rolin e gruas së
arsimuar sot në edukimin e fë-
mijëve dhe të shoqërisë, për
parandalimin e ideologjive të ga-
buara, të dhunës dhe të shumë
problemeve të tjera sociale. Ajo iu
referua kontributit që ofrojnë gra-
të sot, duke u ndalur në shembuj
konkretë nga Komuniteti Mysli-
man në Shqipëri. Programi va-
zhdoi me drekën e përbashkët, dis-
kutimet e frytshme midis studen-
tëve dhe me aktivitete sportive.

Veprimtari midis institucioneve akademike fetare

3