EmailFacebookKontakt

“Vepra e Episkopit është dëshmi e Kryqëzimit dhe Ngjalljes”

Sot, ëndrra që zotëron qenien
time gjatë shtatë viteve të fundit, po
bëhet realitet. Pas 96 klerikëve të
rinj, që janë hirotonisur priftërinj e
dhjakë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, hirotoni-
set Episkopi i parë shqiptar pas
shkrirjes së Kishës së Shqipërisë
gjatë persekutimit kohëgjatë ateist.
“Të gjitha bashkëpunojnë për
mirë, për ta që e duan Perëndinë”.
Kjo është një përvojë e jetës tënde
të deritanishme, biri im i dashur
shpirtëror Joan. Pranove pagëzi-
min në një moshë të rritur… gjatë
viteve të persekutimit, duke mos
përfillur rreziqet që kishte një
ngjarje e tillë në atë periudhë. U
largove jashtë shtetit, veçse për t’u
përgatitur më mirë teologjikisht për
misionin tënd në Kishë. U ktheve,
u hirotonise dhe me vetëmohim po
merr pjesë gjatë viteve të fundit në
udhën e mundimshme apostolike
të Kishës së Shqipërisë. Sot, Ki-
sha jonë të thërret në shërbimin e
përgjegjshëm të Episkopit.
Çastet e frikshme të hierurgjisë
së tanishme nuk lejojnë fjalime të
gjata. Shkurt, kufizohem të kujtoj
konstatimet e apostull Pavlit: “Du-
het, pra, që episkopi të jetë i pazë-
në në faj” (1Tim. 3:2); “I përsosur…
I bërë gati për çdo punë të mirë”
(2Tim 3:17); “duke përballuar
vuajtjet, i pagjumë për të gjitha”
(2Tim. 4:5). Siç ka plotësuar edhe
shën Ignati Theofori: Episkopi
“është shëmbëllesë e Atit” (Ignati
për Tralin III. 1); “në vendin” dhe
“shëmbëllesë e Perëndisë” (Ignati
për Magnisin IV . 1), me misionin
që (siç thotë Shën Grigor Theo-
logu), “t’i japë krahë shpirtit, t’i
marrë njerëzit dhe t’ia japë Perën-
disë (Apol. 12).
Mori episkopësh të Kishës so-
në pasuan që atëherë, të vulosur
me trashëgiminë apostolike dhe
me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, që
“Vepra e Episkopit është dëshmi e Kryqëzimit dhe Ngjalljes”
Nga fjala e Kryepiskopit Anastas në hirotonisjen e Imzot Joanit, 20 korrik 1998
edhe ti po merr sot. Shumë nga
ata ranë martirë me trimëri për be-
simin e Krishtit, predikuan, vuajtën
për popullin e Perëndisë, u bënë
shenjtorë secili me veçoritë e tij.
Të gjithë episkopët e mëdhenj,
shenjtorë të Kishës sonë, dallo-
heshin për disa cilësi thelbësore,
që mbeten përcaktuese edhe për
episkopët e sotëm”
a) Të gjithë jetuan me dashuri
të zjarrtë për Perëndinë dhe
njeriun, duke kaluar çdo kufi të lo-
gjikës konvencionale…
b) Jetuan me syçeltësi aske-
tike, duke kapërcyer humnerën e
errët të “egos” njerëzore…
c) Jetuan me ndjenjë përgje-
gjësie të përgjithshme dhe ndër-
gjegje apostolike, me sigurinë se
si “shëmbëllesa të Krishtit”, duhet
të jetojnë si njerëz “mbarëbo-
tërorë”; me bindjen se besnikëria
në traditën apostolike do të thotë
besnikëri në detyrën apostolike,
se hirotonisja e duarve të episko-
pëve gjatë hirotonisë nuk përbën
vetëm garanci trashëgimie apo-
stolike, por edhe detyrim për të
pasur pjesëmarrje aktive në udhën
e një Kishe, të Shenjtë, Katholike
dhe Apostolike “gjer në fund të
dheut” (Vep. 1:8).
d) Të gjithë ata drejtuan e ngu-
shëlluan popullin e Perëndisë, me
largpamësi dhe guxim profetik….
e) Së fundi, të gjitha shërbesat
tyre episkopale qenë një dëshmi
kryqëzuese Ngjalljeje…
Përpiqu, i dashur Joan, në këtë
mënyrë të jetosh thirrjen dhe misi-
onin tënd episkopal, duke i shër-
byer Kishës, të cilën Zoti “e fitoi
me gjakun e tij” (Vep. 20:28). Me
përkushtim total te Kisha, me për-
ulësi të sinqertë, me predispozicion
të gatshëm bashkëpunimi, “me
shumë durim, me dëlirësi, me ur-
tësi, me zemërgjerësi, me mirësi,
me Shpirt të Shenjtë, me dashuri
të pashtirur, me fjalë të së vërtetës,
me fuqinë e Perëndisë” (Korinth.
6:4-7). Kisha jonë në udhën e saj
apostolike përballoi, por edhe ka
mundësi të përballojë përsëri,
sprova dhe problem të papritura.
Le të përpiqemi të jetojmë, sa
na është e mundur, përvojën e Apo-
stull Pavlit: “Cili do të na ndajë nga
dashuria e Krishtit? Shtrëngim, a
ngushtim, a vdekje, a zi, a të zhve-
shur, a thikë? Sikundër është
shkruar: “se për Ty vritemi gjithë
ditën; u numëruam po si dhen për
t’u therur.” Po, me gjithë këto, ne
dalim më tepër se fitimtarë, me anë
të Atij që na deshi” (Rom. 8:35-
39).
Eja i dashur Joan, hyr tani në
gëzimin e Zotit tënd. Që me fuqinë
e Shpirtit të Tërëshenjtë, me uratat
dhe urimet e Tërëshenjtërisë së Tij
të Hirshme, Patriarkut Ekumenik,
z. Vartholomeu I, të vëllezërve ta-
në të zgjedhur e të shtrenjtë, Hirë-
sisë së Tij, Mitropolitit të Pergjit,
z. Evangjellos dhe Hirësisë së Tij,
Mitropolitit të Filadelfisë, z. Me-
liton, të cilët gjithë këtë periudhë
qëndruan pranë nesh me afeksion,
urtësi e dashuri; eja me lutjet e
priftërinjve dhe të popullit të zgje-
dhur të Shqipërisë brenda në Hie-
roren e Shenjtë, për të marrë Hirin
e Shpirtit të Tërëshenjtë për rrugën
tënde të re, e cila nuk është prehje
në ndonjë fron, por është pranim
me gjithë shpirt i Kryqit, rrugë
sipas vullnetit të Perëndisë, “deri
në fund”.
(Botuar në “Ngjallja”,
gusht 1998)

3