EmailFacebookKontakt

Vazhdim i traditës dhe besimit

Vazhdim i traditës
dhe besimit
Më 4 qershor 2017, në kishën “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e
Pogradecit, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, celebroi Liturgjinë
Hyjnore. Gjatë saj, u dorëzua në dhjak, djali i ikonom Todi V .
Jovanit. Shumë emocionues ishte momenti kur dhjaku i ri, Vasili,
shprehu falënderimet drejtuar Hirësisë, etërve besimtarë, miqve
dhe shokëve, falënderime për prindërit e tij të dashur, për
bashkëshorten Ana, falënderim për të gjithë besimtarët
orthodhoksë: Prindërit e mi, të cilët më dhanë ushqim për trupin,
por më dhanë ushqim shpirtëror, babai im,
“Është një bekim familjar dhe personal. Shumë njerëz në jetë
kërkojnë dhe kanë favore të shumta, por ky favor në gjuhën e
popullit dhe ky bekim në gjuhën e Kishës, t’i shërbejmë Zotit në
Altar, unë dhe djali im pas 26 vjetësh, është një bekim, një lumturi,
një afsh ngrohje nga hiri i Zotit dhe them: O Zot! O Zot! Mos e

kthe shfaqjen tënde prej familjes sonë dhe na forco në shërbesën
Tënde të Shenjtë!”, u shpreh atë Todi.
Dhimitër Gegprifti

3