EmailFacebookKontakt

Urimi i Patriarkut Kirill në Drekën Zyrtare

Urimi i Patriarkut Kirill
në Drekën Zyrtare

Do të doja të falënderoja përzemërsisht Fortlumturinë Tuaj për fte-
sën Tuaj të ngrohtë për të vizituar Shqipërinë, si edhe për mikpritjen e
Abrahamit që ofruat për mua dhe për bashkudhëtarët e mi. Të rrethu-
ar nga dashuria Juaj, ne ndiejmë një gëzim të veçantë tani që vazhdoj-
më të kremtojmë Pashkën dhe Ngjalljen e Krishtit dhe të shijojmë ko-
munikimin me vëllezërit tanë shqiptarë.
Megjithëse vizita ime është vizita e parë në histori e kreut të Kishës
Orthodhokse Ruse në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,

delegacione të larta të Kishës Ruse kanë zhvilluar edhe më parë vizita
në tokën shqiptare. Një nga delegacionet mori pjesë në hirotoninë në
episkop të Imzot Paisit, Primatit të ardhshëm të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Por, mes atyre vizitave dhe kësaj së sotmes
ka një periudhë të gjatë kohore prej 70 vitesh, gjatë të cilave Kisha
Shqiptare përjetoi persekutime të pashoqe për nga brutaliteti.
Përndjekjeve iu nënshtruan gjithashtu myslimanët, bektashinjtë
dhe katolikët, pra të gjithë ata që besojnë në Zot. Çdo shprehje e
ndjenjës fetare, çdo përdorim i simboleve fetare ishin rreptësisht të
ndaluara. Lavdi Zotit, e gjitha kjo tashmë është lënë prapa. Në Shqi-
përinë e sotme, liria fetare është rivendosur dhe përfaqësues të besi-
meve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe në këtë vend shumëfetar.
Në këtë shërbesë të përbashkët që kryem sot në Katedralen e re
“Ngjallja e Krishtit”, unë shoh një shenjë të mëshirës së Zotit, e cila u
mishërua në ringjalljen e Kishës Shqiptare dhe në mundësinë e rikthy-
er për të zhvilluar jetën kishtare në vendin e vet dhe për të konsoliduar
marrëdhëniet vëllazërore me Kishat Orthodhokse Lokale. Ju uroj me
gjithë zemër që Zoti i Gjithëpushtetshëm t’i bekojë gjithmonë veprat
Tuaja dhe të atyre që Ju ndihmojnë, t’Ju japë gjithnjë e më shumë
forcë dhe t’i dhurojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
paqe dhe prosperitet.
Krishti u Ngjall!

3