EmailFacebookKontakt

Urime të ngrohta për Kryepiskopin në të kremten e Shën Anastas Persianit

Të dielën, më 22 janar, u kremtua shën Anastas Persiani, emrin e të
cilit mban Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u
krye Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga Kryepiskopi Anastas, i cili
bashkëmeshoi me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në këtë ditë të shënuar, në kishën e mbushur plot e përplot me
besimtarë, të ardhur edhe nga Mitropolitë, Mitropoliti i Beratit, Hirësia
e Tij Ignati, uroi Kryepiskopin Anastas. Pasi përmendi veprën e
jashtëzakonshme të Fortlumturisë së Tij, në Shqipëri dhe më gjerë,
ai e krahasoi sakrificën dhe përkushtimin e Kryepiskopit me një
llambadhe e cila shkrihet për t’u dhënë dritë të gjithëve.
Urime të ngrohta për Kryepiskopin
në të kremten e Shën Anastas Persianit
Më pas e mori fjalën Kryepiskopi Anastas, i cili falënderoi
ngrohtësisht nga thellësia e zemrës për urimet. Ai kujtoi si nisi kjo ve-
për para 25 vitesh, me meshimin në kishën e vjetër të Ungjillëzimit
dhe ku kemi arritur sot. Kryepiskopi theksoi edhe një herë simboli-
kën e këtij martiri, se besimi i krishterë nuk kufizohet nga kufij a ko-
mbe.
Pas Liturgjisë Hyjnore, në sallën e selisë së Sinodit të Shenjtë,
Kryepiskopi Anastas priti urimet e qindra e qindra besimtarëve,
mirënjohës për mrekullinë që ai ka bërë në këto vite, duke ringja-
llur Kishën tonë dhe të gjithë kishin një urim që u dilte nga zemrat:
“Për shumë vjet, o Kryezot!”.

3