Në Dhiatën e Re apostull Mat-
theun e përmendin ungjillorët
sinoptikë (Mtth.10:3; Mk.3:18;
Llk.6:15), si dhe Veprat e Apostujve
(Vep.1:13). Vetëm në Ungjillin e
parë ai përmendet si Matthe tagra-
mbledhësi. Ungjillori, në tregimin e
ftesës së tij, na jep disa të dhëna
për veten: “ Në një doganë, afër
Kapernaumit, po rrinte Mattheu
dhe, kur e pa atë, Jisui e thirri
që t’i vinte pranë dhe ai u ngrit e
shkoi pas Tij (Mtth.9:9)”. Nga kjo
dëshmi disa kanë arritur në përfu-
ndimin se ai ushtronte profesionin
e tagrambledhësit në qytetin e dë-
gjuar të asaj kohe të Kapernaumit,
në krahinën e Galilesë, që mbase
ishte vendlindja e tij. Ai nuk duhet
të ishte nëpunës i romakëve, por
mund të ishte nën shërbimet e He-
rodit dhe mblidhte taksat në qytet,
ose në të gjithë krahinën përreth tij,
mbase për llogari të ndonjë tregtari,
i cili kishte blerë nga Herodi të
drejtën e mbledhjes së taksave.
Përveç fragmentit tek Ungjilli i
Mattheut (Mtth. 9:9-13) edhe dy
ungjillorët e tjerë, Marku (2:14-17)
e Llukai (5:27-32), përmendin
ftesën e Mattheut si dhe pas saj,
ndoshta po të njëjtën ditë, darkën
që ai u shtroi Jisuit dhe nxënësve.
Në atë darkë, së bashku me Jisuin
dhe nxënësit, erdhën e morën pjesë
dhe shumë tagrambledhës të tjerë,
ndoshta miq, shokë apo dhe të
njohur të Mattheut. Kjo gjë i revoltoi
farisenjtë, të cilët menjëherë u
ankuan te nxënësit e Jisuit: “përse
Mësuesi juaj ha bashkë me
tagrambledhës e fajtorë?” (Mtth.
9:10).
Duke u bazuar në profesionin e
tagrambledhësit që ushtronte, si
dhe darkën që shtroi është ngritur
hipoteza se ai duhet të ishte në gje-
ndje të mirë ekonomike.
Ungjillor
Mattheu,
nga
tagrambledhës
u bë apostull
i Zotit
Leviu dhe Mattheu
– i njëjti person
Në dy Ungjijtë e tjerë (Mk.
2:14; Llk.5:27) Mattheu përmendet
me emrin Leví. Ungjillor Marku
shton se Leviu ishte biri i Alfeut.
Mirëpo në listat e emrave të apo-
stujve përmendet edhe Jakovi, bir
i Alfeut (Mtth.10:3; Mk. 3:18; Llk.
6:15; Vep. 1:13). Disa, duke u
bazuar te ky varg i Markut, kanë
shprehur mendimin se Mattheu dhe
Jakovi i Alfeut ishin vëllezër (PG
129, 324). Por, siç duket, ky Alfe
nuk është i njëjtë me atin e Mat-
theut. Është thjesht koincidencë
emri, sepse nëse diçka e tillë ishte
e vërtetë, d.m.th. Mattheu dhe Ja-
kovi i Alfeut ishin vëllezër, ungji-
llorët do të na e thoshin këtë gjë,
siç e thonë edhe në rastet e dy çi-
fteve të vëllezërve të tjerë, Simon
Petros dhe Andreas, Jakovit e
Joanit. Për shkencëtarët e sotëm
biblikë nuk ka asnjë dyshim se
tagrambledhësi Matthe i Ungjillit
të parë është i njëjti person me
Leviun, tagrambledhësin e dy
Ungjijve të tjerë sinoptikë; edhe
pse disa shkrimtarë të Kishës, siç
janë Origjeni (Origenis, Opera
omnia… Berolini 1844), si dhe
Herakleoni, dashamirësi i heretikut
Valentin (PG 8, 1281), e dallojnë
Mattheun nga Leviu.
Sipas Ungjijve, përpara ftesës
së Mattheut ndodhi çudia e shëri-
mit të të paralizuarit të Kapernaumit
dhe pas saj vazhdoi thirrja dhe
pritja e Jisuit dhe nxënësve në shtë-
pinë e ish-tagrambledhësit. Në të
tre Ungjijtë pas tregimit të ngjarjeve
kemi: a) të njëjtat akuza dhe ankesa
nga farisenjtë dhe b) po të njëjtat
përgjigje nga ana e Jisuit. Pra, pra-
nohet se është e njëjta ngjarje; ftesë
e të njëjtit person, i cili, sipas zakonit
të atëhershëm të judenjve, kishte
dy emra: Leví dhe Matthé. Nga të
gjitha këto mund të themi se emri i
tij i parë ishte Leví. Nuk dimë kur
dhe përse Jisui i dha atij edhe emrin
Matthé, me të cilin ai është i njohur
në Kishë. Në përgjithësi, është
mbështetur teza se emri Matthé
është shkurtim i emrit hebraik
Matthania dhe do të thotë: i dhuru-
ar prej Perëndisë . Paraqitje ske-
matike e evoluimit të emrit është si
vijon: Matthaj => Matthania =>
Matthe => Matthia.
Mattheu, edhe pas bashkimit
me grupin e nxënësve të tjerë, va-
zhdoi të shtonte pas emrit të tij mbi-
emrin tagrambledhësi (Mtth.10:3).
Këtë, sipas komentuesit Efthim
Zigavinoi (shek. XI-XII), ai e bën
nga përulësia e tij ( PG 129, 324)
dhe po për të njëjtën arsye në Un-
gjillin e tij në listën e nxënësve
shkruan emrin e tij pas atij të
Thomait (Mtth.10:3).
Si tagrambledhës që ishte, për-
veç gjuhës aramaishte, të cilën flis-
nin judenjtë e asaj kohe, Mattheu
duhej të fliste edhe greqisht. Jo ve-
tëm gjatë jetës, por edhe pas Ngja-
lljes së Jisuit, ai nuk shfaqet në asnjë
episod tjetër, as nuk përmenden fjalë
apo biseda të tij. Emri i tij përmendet
vetëm në Veprat e Apostujve (Vep.
1:13). Me sa duket, qëndroi në Je-
rusalem deri në vdekjen e Stefanit
së bashku me apostujt e tjerë, të cilët
s’e braktisën qytetin as në çastin e për-
ndjekjes që iu bë aty të krishterëve
pas martirizimit të kryedhjakonit.
Jeta dhe veprimtaria
apostolike
Edhe tradita kishtare nuk na jep
shumë të dhëna për Mattheun dhe
as për veprimtarinë e tij apostolike.
Nga shkruesit e Kishës Klim Alek-
sandriani (150-215), e paraqet atë
si një njeri asketik: “apostull Ma-
ttheu hante vetëm fruta, lakra e
zarzavate të gjelbra, pa mish” (PG
8, 404). Ndoshta në këtë pikë ai e
ngatërron atë me Matthian, të cilit
shumë herë i përmend “Ungjillin”
dhe “Traditat” – vepra apokrife –
nga ku merr edhe të dhëna.
Sipas traditës kishtare, Mattheu
predikoi fillimisht dhe për një kohë
të gjatë në Palestinë dhe për këtë
arsye ai shkroi Ungjillin e tij në ara-
maisht, në gjuhën që, sipas Papias
së Hierapojës (70-150) – dëshminë
e të cilit përmend edhe Efsevi –
flisnin judenjtë e Palestinës. Shumë
Etër e shkrimtarë të Kishës e vërte-
tojnë këtë informacion të Papias,
si p.sh.: Irineu i Lionit, Origjeni dhe
Epifani i Salaminës së Qipros.
Ndërsa Efsevi i Qesarisë thotë: “më
përpara predikoi te hebrenjtë
dhe, kur do të shkonte në popuj
të tjerë, u la atyre Ungjillin të
shkruar në gjuhën e tyre dhe
plotësoi me këtë mënyrë, munge-
sën e pranisë së tij tek ata, prej
të cilëve u largua ”.
Sipas Ungjijve Apokrifë, pas
Palestinës, Mattheu predikoi Un-
gjillin në Arabi, Persi, Siri, Midi,
Maqedoni dhe veçanërisht në
Etiopi e në Parthi, ku edhe vdiq.
Kisha jonë e pranon atë si shkrues
të Ungjillit, që mban emrin e tij dhe
feston kujtimin e tij më 16 nëntor.
Në Ungjillin e tij, së bashku me
mrekullitë dhe mësimdhënien e
Krishtit, ai nuk harroi të shkruante
edhe për mrekullinë e vet: si e bra-
ktisi menjëherë doganën – profe-
sionin e tij, që i siguronte një jetë të
rehatshme me të ardhurat që për-
fitonte – dhe me përkushtim e vetë-
mohim ndoqi nga pas Zotin. Me
këtë veprim ai na jep shembullin
personal, por, nga ana tjetër, na
vërteton edhe një herë fjalën e
Krishtit se Ai nuk erdhi që të ftojë
(vetëm) “të drejtë, por mëkatarë në
pendim” (Mtth.9:13; Mk.2:17; Llk.
5:32)
Arkim. Kozma Sovjani