Ungjillëzimi i Perëndilindëses
Sot është nisja e shpëtimit tonë
dhe shfaqja e misterit të përjetshëm;
i Biri i Perëndisë bëhet i Biri i Virgjëreshës
dhe Gabrieli ungjillëzon këtë gëzim.
Prandaj, le t’i thërrasim Hyjlindëses:
Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty.
(Përlëshorja)