EmailFacebookKontakt

Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari

Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari
“…Engjëlli Gabriel u dërgua
prej Perëndisë në një qytet të
Galilesë, me emrin Nazaret, te një
virgjëreshë, që ishte fejuar me një
burrë, që quhej Josif, prej shtë-
pisë së Davidit; edhe emri i vir-
gjëreshës ishte Mariam. Edhe
engjëlli kur hyri tek ajo, tha:
Gëzohu, o hirplotë. Zoti është
bashkë me ty. E bekuar je ti në
mes të grave. Edhe ajo, kur e pa,
u turbullua për fjalën e tij; edhe
mendohej, ç’të jetë vallë kjo për-
shëndetje? Edhe engjëlli i tha:
Mos u tremb, Mariam; sepse gjete
hir pranë Perëndisë. Edhe ja tek
do të mbarsesh, edhe do të lindësh
bir, edhe do ta quash emrin e tij
Jisu. Ky do të jetë i madh, edhe
Bir i të Lartit do të quhet; edhe
Zoti Perëndi do t’i japë atij fronin
e Davidit, atit të tij. Edhe do të
mbretërojë në shtëpinë e Jakovit
përjetë, edhe mbretëria e tij nuk
do të ketë mbarim.
Edhe Mariama i tha engjëllit:
Si do të jetë kjo, sepse s’njoh bu-
rrë? Edhe engjëlli u përgjigj e i tha:
Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty,
edhe fuqia e të Lartit do të të hije-
sojë; prandaj edhe shenjti që do
të lindë do të quhet Bir Perëndie.
Edhe ja Elisabeta, farefisi yt, edhe
ajo u mbars me bir në pleqëri të
saj, edhe ky muaj është i gjashti i
asaj që quhej shterpë. Sepse s’ka
gjë të pamundur për Perëndinë.
Edhe Mariama tha: Ja shërbëtorja
e Zotit, u bëftë tek unë sipas fjalës
sate.
Edhe engjëlli iku prej saj.”
(Llk. 1:26-38)

3