U zhvilluan kampet verore kombëtare për vajza
Kampi i parë për vajza
Në radhë të parë, për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre
kampeve duhet të shprehim mirënjohjen për Kryepiskopin Anastas,
për mbështetjen e tij financiare e shpirtërore për kampet verore. Ky
është një investim në transformimin e jetëve të këtyre 69 vajzave.
Përvoja në kamp gjatë 10 ditëve i ndihmoi ato të dëgjojnë, të
mësojnë, të kuptojnë dhe të përjetojnë Zotin. Ato patën mundësi gjatë
(vijon në faqen 4) (vijon në faqen 4)
kohës së kampit të lexojnë të gjithë Ungjillin e Markut dhe të mësojnë
gjithë çka bëri Krishti për shpëtimin tonë. Kjo ishte mundësi reflekti-
mi rreth jetës së secilës, njohjes së vetes nën dritën e Krishtit. Progra-
mi i kampit u dha atyre mundësi për të përdorur mënyrat që na ndih-
mojnë të njohim dhe të përjetojmë Krishtin përmes lutjeve, leximit të
Shkrimit të Shenjtë, reflektimit, studimit biblik apo referateve.
Tema e përzgjedhur për këtë vit ishte “Çdo gjë që bëni, bëjeni si
për Zotin”. Gjatë kampit u mbajtën dhe 5 tema, bazuar në historitë e
ndryshme të Ungjillit të Markut.
Programi i kampit ishte shumë i larmishëm dhe çdo pjesë e tij
(studimet biblike, temat, puna e dorës, lojërat) ishin në të njëjtën frymë
me temën e përgjithshme të kampit dhe e veçanta e tij ishte se çdo
veprimtari ishte në funksion të përçimit të kësaj teme. Ai ishte i ndërthurur
me shumë aktivitete të larmishme shpirtërore, edukuese e argëtuese ku
fëmijët e gjenin veten shumë mirë në çdo ditë të kampit.
Kishës sonë iu bashkuan edhe 6 vajza të cilat u pagëzuan. Misteri
i pagëzimit u krye në manastirin e Shën Joan Vladimirit dhe u drejtua
nga prifti i këtij manastiri atë Irine Gega.
Gabriela Hoppe