EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem – Kampi i parë për djem

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem
Kampi i parë për djem
Kampi i parë për djem u zhvillua nga data 30 qershor-9 korrik, në
mjediset e Manastirit të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike. Si
të gjitha kampet e tjera, ai u zhvillua me bekimin dhe mundësitë e kriju-
ara nga Kryepiskopi Anastas, që ka qenë edhe nismëtari i organizimit
të tyre.
Tema për këtë vit ishte: “Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin”. Në
të morën pjesë fëmijë nga mosha 10-13 vjeç. Kampi pati veprimtari
të larmishme shpirtërore e sociale, aktivitete sportive, vajtje në plazh,
olimpiada e kampionate etj.
Djemtë patën mundësi të ndiqnin shërbesat e ndryshme, si dhe
Liturgjinë Hyjnore, ku pjesa më e madhe u kungua me Trupin dhe
Gjakun e Krishtit.
Numri i kampistëve ishte 98, nga të cilët, në fund, 15 morën
pagëzimin e shenjtë. Secili prej tyre, në ditën e parë të kampit u pa-
jis me një dosje me materiale të cilat i shërbyen si mjete për të marrë
pjesë dhe si pajisje për të përmbushur të gjithë programin. Këto
materiale iu dhanë fëmijëve duke i organizuar në lojëra me stacione ku
në çdo stacion do të argëtoheshin dhe do të merrnin nga një mjet të
nevojshëm për kampin ku u shpjegohej rëndësia dhe përdorimi i çdo
materiali të veçantë që u ofrua nga kampi.
Ervin Mihali
Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin

3