EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem – Kampi i dytë për djem

Kampi i dytë për djem
Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, nga datat
12-21 korrik u zhvillua kampi i dytë për djem, për moshat 14-17 vjeç,
ku morën pjesë 75 fëmijë. Kësaj grupmoshe iu bashkuan edhe disa
fëmijë më të vegjël, që shërbejnë në enorinë e Apostull Pavlit dhe Shën
Astit në Durrës. Edhe ky kamp u zhvillua në mjediset e Manastirit të
Hirshëm të Shën Vlashit nën përgjegjësinë e Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, realizuar nga pedagogët e saj dhe me bashkë-
punimin e ngushtë të katekistëve, studentëve të Akademisë Teologjike,
si dhe të nxënësve të Liceut “Kryqi i Nderuar” në Sukth.
Kampi pati një larmi aktivitetesh shpirtërore e sociale, lojëra spor-
tive, plazh, olimpiada e kampionate dhe programe edukuese, duke
pasur si qëllim kryesor vënien në praktikë të temës së kampit.

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem
Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin

Një risi ishte organizimi i olimpiadës biblike, e cila u realizua në dy
faza, duke u dhënë mundësi djemve që, atë që kishin përvetësuar nga
Ungjilli, të mund ta shprehnin me anë të një konkursi.
Në kamp, një rëndësi i jepej edhe bisedave shpirtërore që zhvi-
lloheshin pasdite, të mbajtura nga referues të ndryshëm, pedagogë të
Akademisë.

(vijon nga faqja 3) (vijon nga faqja 3)
Përveç referuesve të pranishëm në kamp, e veçantë ishte prania
e një grupi rinor nga Athina, prej enorisë së Anargjendëve Kozma e
Damian.
Një moment kulmor dhe i rëndësishëm ishte 19 korriku, kur nga
Hirësi Asti u pagëzuan 13 djem, të cilët veshën Krishtin dhe filluan një
jetë të re më Zotin.
Jorgo Belul

3