EmailFacebookKontakt

U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar “Paqja është gjithmonë e mundshme”

-Bashkëmeshim i të ftuarve
nga Kishat Orthodhokse në Li-
turgjinë Hyjnore sinodike –
-Kryepiskopi Anastas foli në
ceremoninë e hapjes së veprim-
tarisë dhe ishte një nga folësit edhe
në mbyllje të saj–
Shprehje e pjesëmarrjes së
drejtpërdrejtë në veprimtaritë e ta-
kimit ndërkombëtar “Paqja është
gjithmonë e mundshme”, që u
zhvillua nga 6-8 shtator në Tiranë
dhe ku Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë ishte bashk-
organizatore, ishte edhe Liturgjia
Hyjnore në Katedralen Orthodho-
kse “Ngjallja e Krishtit”. Hierarkë
të shumtë nga Kishat Orthodhokse
Motra, të ftuar në Tiranë nga Sinodi
i Shenjtë i Kishës sonë, për të ndjekur
U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar
“Paqja është gjithmonë e mundshme”

(Vijon në faqen 3)

takimin, bashkëmeshuan në Li-
turgjinë Hyjnore, të kryesuar nga
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe
i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ku ce-
lebruan edhe të gjithë Mitropolitët
dhe Episkopët e Kishës sonë. Duke
përfaqësuar kishat e tyre në me-
shim dhe në veprimtaritë e Takimit,
morën pjesë: Përfaqësuesi i Patri-
arkut Ekumenik, Mitropoliti i Bel-
gjikës Athinagora, përfaqësuesi i
Patriarkanës së Aleksandrisë,
Mitropoliti i Zimbabves dhe Angolës
Serafimi, Përfaqësuesi i Patri-
arkanës së Moskës, Mitropolit An-
doni i Borispolit (Ukrainë), Përfa-
qësuesi i Patriarkanës së Serbisë,
Mitropoliti i Malit të Zi, Amfiloki,
Përfaqësuesi i Patriarkanës së Ru-
manisë, Mitropoliti Joan i Timi-
shoarës dhe i Banatit, Përfaqësuesi
i Kishës së Greqisë, Mitropoliti i
Akaisë Athanasi, Përfaqësuesi i Ki-
shës së Polonisë Jakovi i Bialistokut
dhe Gdanskut. Në veprimtari morën
pjesë edhe Mitropolitë dhe Epi-
skopë të tjerë nga Rusia, Bullgaria,
Rumania etj. Në Liturgji ishin të
pranishëm edhe episkopë e klerikë
katolikë, protestantë, koptë, për-
faqësues të besimeve të ndryshme
nga kontinente të tjera, si edhe shu-
më delegatë.
Mitropoliti i Belgjikës, Athina-
gora, duke iu drejtuar besimtarëve
dhe të pranishmëve në omelinë e
rastit, përtej predikimit për Ungjillin
e ditës, foli edhe për përparimin
shpirtëror të Kishës Orthodhokse
në Shqipëri, kontributin e saj në
përparimin e shoqërisë dhe rolin e
të krishterëve orthodhoksë si fakto-
rë paqeje dhe stabiliteti.
Në fund, të pranishmit i përshë-
ndeti Kryepiskopi Anastas, i cili më
pas priti në mjediset e selisë së
Sinodit të Shenjtë Hierarkët e lartë
të kishave të ndryshme.
***
Pasdite, në sallën e Pallatit të
Kongreseve, u zhvillua ceremonia
e çeljes zyrtare të takimit, ku morën
pjesë përfaqësitë zyrtare të ftuara
nga Komuniteti San Egidio dhe
bashkorganizatorët, Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
dhe Konferenca Ipeshkvnore e
Shqipërisë. Ishin të pranishëm edhe
Presidenti i Republikës, z. Bujar
Nishani, Kryetari i Këshillit të Mi-
nistrave, z. Edi Rama, ministra,
deputetë etj.
Ndër lektorët që iu drejtuan
mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë
bota, ishte edhe Fortlumturia e Tij,
Prof. Dr. Anastasi, i cili që disa de-
kada më parë ka qenë nismëtar në
lëvizjet ndërfetare për paqen dhe
është shquar si lektor në shumë
konferenca e takime ndërkombë-
tare për këtë temë. Kryepiskopi u
uroi të pranishmëve mirëseardhjen
me fjalët: “Së pari dëshirojmë të
shprehim falënderimet tona të
përzemërta dhe mirëseardhjen e
ngrohtë për gjithë pjesëmarrësit
e nderuar që pranuan ftesën
tonë. “Paqja e Perëndisë, që
kapërcen çdo mendje” (Fil.4:7),
le të mbushë jetën e secilit dhe le
të ndriçojë shpirtrat tanë gjatë
punimeve të kësaj Konference.”
Duke nxitur besimtarët për të
qenë kontribuues konkretë në
përpjekjen për paqen, Kryepiskopi
theksoi se: “…E kundërta e paqes
nuk është lufta, por egocentri-
zmi: ai individual, kolektiv, etnik,
racor. Egocentrizmi mobilizon
forma të shumëllojshme dhune,
të cilat e vrasin paqen me mënyra
të ndryshme. Ky është frymëzuesi
dhe ushqyesi i konflikteve, qo-
fshin këto vogla ose të mëdha,
të cilat i bombardon me urrejtje
të vazhdueshme.

U zhvilluaTakimi Ndërkombëtar Ndërfetar
“Paqja është gjithmonë e mundshme”
(Vijon nga faqja 1)

(Vijon në faqen 4)

Kontribut i personaliteteve
orthodhokse në panelet
e ndryshme
Gjatë dy ditëve të veprimtarisë,
në panelet e ndryshme e morën fja-
lën edhe episkopë e përfaqësues të
Kishave Orthodhokse. Si bashk-
organizatorë të këtij takimi, për
veprimtaritë u përdorën edhe dy
mjedise të Kompleksit të Katedra-
les “Ngjallja e Krishtit”, salla e ma-
dhe e koncerteve dhe një nga mjedi-
set e tjera, si dhe u ofrua vazhdimisht
mbështetje me njerëz dhe mjete.
Kështu, në ditën e parë, 7 shta-
tor, në panelin “Roli i bashkimit të
krishterë në një botë të përçarë”,
në auditoriumin e Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, folën Mitro-
politi Ignat i Patriarkanës së Mo-
skës dhe Mitropoliti Serafim, i Patri-
arkanës së Aleksandrisë. Në pane-
lin “Martirët ndryshojnë tiparet e
Krishterimit”, foli Mitropoliti Se-
rafim i Patriarkanës së Moskës në
Bjellorusi. Në panelin “Një aleancë
e re midis njerëzimit dhe mjedisit”,
foli përfaqësuesi i Patriarkut Eku-
menik, Mitropoliti i Belgjikës Athi-
nagora. Dihet se Patriarkana Eku-
menike ka qenë shumë e ndjeshme
për temat e mjedisit, aq sa Tërë-
shenjtërinë e Tij, Vartholomeun, e
kanë quajtur edhe “Patriarku jeshil”.
Në panelin “Globalizimi i solidari-
tetit” foli edhe Mitropoliti Joan i
Timishoarës dhe Banatit, Patriarka-
na e Rumanisë. Në panelin “Histo-
ria e Mesdheut: deti që bashkon dhe
ndan”, foli personaliteti orthodhoks
nga Libani, Prof. Tarek Mitri. Pane-
lin “Besimet dhe dhuna” e drejtoi
Mitropoliti Athanas, i Kishës së
Greqisë. Në panelin “Shqipëria,
vendi i bashkëjetesës”, Episkopi i
Krujës, Andoni, i Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë, foli
për bashkëjetesën harmonike në
vendin tonë, por u ndal edhe te pro-
blemet që nuk duhen lejuar ta ce-
nojnë atë, siç qe rasti i prishjes së
kishës në Dhërmi. Në panelin “Më-
shira e Hyjit, forcë ndryshimi”, foli
Mitropoliti Serafim i Patriarkanës
së Rumanisë.
Të martën, 8 shtator, në panelin
“Të varfrit sot dhe besimet” foli
Mitropoliti i Korçës, Joani, i cili, pasi
përshkroi gjendjen e tmerrshme të
varfërisë në botë, u ndal në vendin
qendror që zë në Orthodhoksi ndih-
ma ndaj të varfërve. Hirësia e Tij u
ndal edhe në atë çka është bërë për
këtë në Kishën tonë, nën drejtimin
e Kryepiskopit Anastas, me mensat
e ngritura në të gjitha dioqezat, ndih-
mat e vazhdueshme për qindra e
qindra veta etj. Në panelin “A na du-
het ende dialogu?”, foli edhe Mitro-
politi Vasilios i Kishës Orthodhokse
të Qipros.
U mbyll takimi ndërkombëtar
ndërfetar
Në pasditen e 8 shtatorit, me
disa veprimtari masive, u mbyll
takimi ndërkombëtar ndërfetar
“Paqja është gjithmonë e mund-
shme – dialogu midis besimeve dhe
kulturave”.
Aktivitetet e pasdites u hapën
me një veprimtari lutjeje, ndarë në
grupe sipas grupeve të besimeve.
Besimet e krishtera u mblodhën në
sheshin e Katedrales “Ngjallja e
Krishtit”. Ishin të pranishëm edhe
Kryepiskopi Anastas dhe anëtarë
të Sinodit të Shenjtë, Mitropolitët
dhe Episkopët që kishin ardhur si
përfaqësues të Kishave Orthodho-
kse. Përfaqësuesi i Patriarkanës
Ekumenike, Mitropoliti Athinagora,
lexoi me këtë rast mesazhin e ve-
çantë të Patriarkut Ekumenik,
Vartholomeu I.
Në orën 18:30, të gjithë të pra-
nishmit u nisën së bashku nëpër
rrugën krah katedrales e më pas
në Bulevardin “Dëshmorët e Ko-
mbit” drejt sheshit para godinës së
“piramidës”, ku do të bëhej mbyllja
e veprimtarisë. Rrugës u bashkuan
edhe me dy grupet e tjera dhe va-
zhduan si një lumë shumëngjyrësh
U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar
“Paqja është gjithmonë e mundshme”
besimesh. Me një koreografi shumë-
ngjyrëshe, para vendit që duhet të
përkujtonte diktatorin që kujtoi se
mund t’u ndalonte njerëzve të drej-
tën për t’iu lutur Perëndisë, takimi
filloi me përshëndetjen e Kryetarit
të Bashkisë, z. Erion Veliaj, i cili ftoi
përfaqësuesit e komuniteteve të
ndryshme fetare të Shqipërisë, që
të mbillnin një pemë ulliri në shenjë
paqeje, siç ishte tema e takimit, por
edhe si pema e parë e kopshtit të
besimeve që do të realizohet aty.
Më pas veprimtarinë e përshën-
deti Presidenti i Republikës, z. Bujar
Nishani, i cili tha se ky takim do të
ruajë një pozicion nderi, sepse iu
kushtua kryetemës dhe kryeaspi-
ratës, paqes dhe lirisë së besimit.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,
mbajti një nga fjalët përmbyllëse.
Ai tha ndër të tjera se: Perëndia
është gjithmonë me paqebërësit
dhe na frymëzon e mbështet në
përpjekjet dhe mundimet tona.
Ne të krishterët dimë se Perëndia
vetë është dashuri dhe ai që
qëndron në dashuri, qëndron në
Perëndinë dhe Perëndia në atë
(1 Jn. 4:16). Çdo dhunë në emër
të fesë dhunon esencën e fesë.
Në vazhdim foli dhe themeluesi
i Komunitetit Sant Egidio Andrea
Rikardi dhe u mbajt një minutë
heshtje për viktimat e dhunës, luftë-
rave, emigracionit etj.
Në fund, u lexua apeli i Paqes i
pjesëmarrësve në Takim, i cili më
pas u firmos nga të gjithë ata.
(Vijon nga faqja 3)

3