EmailFacebookKontakt

U shenjtërua kisha e re e Shën Nikollës, në Boboshticë

Më 22 shtator 2018, në fsha-
tin Boboshticë të Korçës u krye
Shërbesa e Shenjtërimit të kishës
së Shën Nikollës, nga Mitropoliti i
Korçës, Hirësi Joani.
Kryepiskopi Anastas ka kryer
një prej vizitave të para në Shqipëri
pikërisht në këtë fshat. Ndërsa u
përball me pamjet e shkatërrimit,
ai premtoi rindërtimin e kishës.
Kështu dhe ndodhi: nën përkuj-
desjen e Fortlumturisë së Tij, Krye-
piskopit Anastas, dhe të Mitropolitit
U shenjtërua kisha e re e Shën Nikollës, në Boboshticë
të Korçës, Hirësi Joanit, kisha u
ndërtua nga themelet.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore
dhe ceremonisë, Imzot Joani foli
për shenjtërimin dhe rolin e rëndë-
sishëm që ka ai në jetën tonë, dhe
gjithashtu theksoi se besimi pa
vepra nuk ka kuptim. Ai që me të
vërtetë thotë që jam besimtar, duhet
që veprat e tij të udhëzohen nga
përulësia e thellë dhe dashuria për
të gjithë. Në fund, falënderoi Krye-
piskopin Anastas për bujarinë dhe
ndihmesën e tij të jashtëzakonshme
për ndërtimin e kësaj kishe, si dhe
përgëzoi atë Mihail Larën dhe in-
xhinierin Dhimitër Kondakçi për
punën e tyre. Hirësi Joani e mbylli
ceremoninë me fjalët e Kryepisko-
pit Anastas: “Nuk na duhen vite të
shumta, por vite të mira!”.
Në mënyrë simbolike, Mitro-
politi mbolli një rrap në oborrin e
kishës.
Fshati Boboshticë është i njo-
hur herët dhe përmendet shpesh dhe
në histori për kulturën dhe nivelin e
lartë të ndërgjegjësimit fetar të ve-
të banorëve. Ky fshat, para se dik-
tatura komuniste të shkatërronte
gjithçka, kishte 13 kisha dhe 3
manastire të rëndësishme. Njëri
prej këtyre vendeve të shenjta, që
njohu egërsinë e sistemit ateist,
ishte dhe kisha e Shën Nikollës
(Shën Kollit), nga e cila shpëtoi ve-
tëm kambanorja, që ishte kthyer
në stacion elektrik.

9