EmailFacebookKontakt

U kremtua me madhështi Shën Joan Vladimiri

Edhe këtë vit, e kremtja e Shën
Joan Vladimirit u festua me
shkëlqim të veçantë në manastirin
e shenjtorit. Si në agripninë e mbrë-
mjes së 3 qershorit, ashtu edhe në
Liturgjinë Hyjnore dhe në litaninë
me lipsanet, në datën 4 qershor,
Manastiri 1000-vjeçar i Shën Joan
Vladimirit, pranë Elbasanit, mblodhi
mijëra besimtarë nga Shqipëria, por
edhe mjaft besimtarë të ardhur
nga vende të tjera ballkanike, ku ai
nderohet taradicionalisht në mënyrë
të veçantë.
Shërbesat u kryen nga Mitro-
politi i Elbasanit, Shpatit dhe Libra-
zhdit, Hirësi Andoni, i ndihmuar nga
klerikët e dioqezës, por edhe nga
klerikë të huaj, të ardhur për këtë
të kremte. Ndër besimtarët ishte i
pranishëm edhe kryetari i bashkisë
së Tivarit, në Mal të Zi, qytet ku
vitin e kaluar u përurua një katedrale
madhështore kushtuar këtij shenj-
tori.
U kremtua me madhështi Shën Joan Vladimiri

Ishin të pranishëm edhe mjaft
autoritete vendore dhe personali-
tete të Elbasanit, të cilët uruan
Mitropolitin dhe besimtarët pas
shërbesave.

3