EmailFacebookKontakt

U kremtua kujtimi i Shën Kozmait në Kolkondas dhe në të gjithë vendin

Në datë 24 gusht Kisha Ortho-
dhokse kremton kujtimin e Hiero-
dëshmorit Kozma të Kolkondasit
(të Etolisë). Shën Kozmai braktisi
qetësinë e jetës në Manastir, për të
ofruar dritë në kandilin e besimit
Orthodhoks që po fikej në këto tre-
va nën hijen e errësirës otomane.
Kjo datë e shënuar u kremtua me
shërbesat përkatëse në kishat e
Kryepiskopatës së Hirshme dhe në
të gjitha Mitropolitë.
Vigjilja e së kremtes, të enjten,
23 gusht 2018, ishte mjaft e veçan-
të. Mbrëmësorja u krye në bregun
e lumit Seman, afër fshatit Mujalli,
aty ku më 24 gusht 1779 u martiri-
zua me varje Shën Kozmai. Ajo u
parapri nga ngritja e një kryqi të
madh prej druri për të përkujtuar
këtë martirizim. Bashkë me dhjetë-
ra besimtarë, kryesisht të rinj, në
shërbesë dhe në ngritjen e kryqit
mori pjesë edhe Kryepiskopi i Ti-
ranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqi-
përisë, Anastasi, Mitropoliti i Apo-
llonisë dhe Fierit, Nikolla, dhe
klerikë të kësaj mitropolie. Në fund,
Kryepiskopi iu foli të pranishmëve
për rëndësinë e veprës së shenjtorit
dhe mesazhet që ajo na përcjell.
U kremtua kujtimi i Shën Kozmait në Kolkondas dhe në të gjithë vendin
Në vigjilje të së kremtes u ngrit një kryq
në vendin ku u martirizua shenjtori
Mjediset e Manastirit të Shën
Kozmait ishin mbushur plot e për-
plot me besimtarë që në mbrëmjen
e datës 23. Ata vinin nga zona e
Myzeqesë, ku nderimi për këtë
martir është shumë i ndier, por
edhe nga zona të tjera të vendit to-
në, si edhe nga jashtë.
Të premten, Liturgjia Hyjnore
panegjirike u krye nga Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shi-
përisë, Anastasi, bashkë me Mitro-
politin e Beratit, Ignatin; të Fierit
dhe Apollonisë, Nikollën; të Elba-
sanit, Andonin, dhe të Amantias,
Nathanailin. Për të kremten dhe
jetën e shenjtorit foli arkimandriti
Kozma Prifti.
Pas Liturgjisë Hyjnore vijoi Li-
tania e lipsanit të hirshëm të Shën
Kozmait dhe ikonës së tij të nderu-
ar, ndërsa besimtarët patën përsë-
ri mundësinë t’i faleshin lipsanit të
nderuar.
Në nderim të kujtimit të Shenj-
torit Kozma nga Etolia, aq të njohur
dhe të dashur për popullin besimtar,
Kryepiskopi Anastas ka realizuar
që herët veprën e rindërtimit të plo-
të të këtij Manastiri dhe restauri-
min e kishës.
Korreps. i “Ngjallja”

3