Nga data 1-4 dhjetor, një për-
faqësi e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, e krye-
suar nga Kryepiskopi Anastas,
vizitoi Rusinë, ku mori pjesë në
kremtimet me rastin e 100-vjetorit
të rivendosjes së Patriarkanës së
Moskës. Në përfaqësinë e Kishës
sonë bënin pjesë edhe Mitropoliti
i Korçës, Joani, Mitropoliti i
Amantias, Nathanaili dhe dhjakon
Spiro Topanxha. Të pranishëm në
kremtime ishin 11 primatë dhe për-
faqësi të Kishave Orthodhokse
motra.
Me këtë kremtim u kujtua
100-vjetori i zgjedhjes së Shën
Tikhonit si Patriark i Moskës. Ai
ishte Patriarku i parë i zgjedhur në
krye të Kishës Ruse pas një periu-
dhe 200-vjeçare. Patriarku Tikhon
ishte një rrëfyes i Orthodhoksisë
dhe mbajti mbi supe peshën e per-
sekutimeve kundër Kishës nga
bolshevikët.
Të shtunën, më 2 dhjetor
2017, u zhvillua takimi i madh për-
mbyllës i Sinodit të Shenjtë të
Kishës Ruse. Ai u mbajt në Mos-
kë, në Sallën e mbledhjeve të Ka-
tedrales së Krishtit Shpëtimtar.
Takimi u kryesua nga Shenjtëria e
Tij, Patriarku i Moskës dhe i Gjithë
Rusisë, Kirilli. Të pranishëm ishin
edhe primatët e përfaqësuesit e
Kishave Orthodhokse lokale, që
morën pjesë në këto kremtime.
Merrnin pjesë edhe Patriarku
Theodhori II i Aleksandrisë, Pa-
triarku Joan X i Antiokisë, Patri-
arku Theofili III i Jerusalemit,
Patriarku Irinej i Serbisë, Patriarku
Daniel i Rumanisë, Kryepiskopi
Krisostomos i Qipros, Kryepi-
skopi Anastas i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë, Mitropo-
liti Sava i Varshavës, Mitropoliti
Rastislav i Republikës Çeke dhe
Sllovakisë etj.
Duke iu drejtuar të pranish-
mëve, Patriarku Kirill theksoi se
U kremtua 100-vjetori i rivendosjes
së Patriarkanës së Moskës
seanca e fundit e Sinodit të Kishës
Orthodhokse Ruse i dedikohej
njëqindvjetorit të rivendosjes së
Patriarkanës: “Kjo ngjarje ka
ndodhur ndoshta në momentin më
të vështirë në historinë tonë ko-
mbëtare, kur shkatërrimi revo-
lucionar preku të gjitha sferat e
jetës, kur shumë forca të mëdha,
si brenda dhe jashtë vendit, u
ngritën kundër Kishës së Perë-
ndisë dhe ajo filloi të vuante nga
persekutimet e përgjakshme”.
Të shtatë vitet e shërbimit të tij
patriarkal, qenë vite të rrëfimit të
besimit – jo vetëm për shkak se ai
rrezikonte çdo ditë jetën e tij, apo
se u burgos, por sepse përditë
merrte njoftime për mizoritë e
kryera kundër hierarkëve dhe
klerit të Kishës Orthodhokse Ruse
dhe për viktimat në radhët e be-
simtarëve. Ai merrte informacione
për shkatërrimin e kishave e ma-
nastireve, për shkatërrimin e tra-
ditës mijëravjeçare orthodhokse të
kombit tonë…
(vijon në faqen 8)
Më pas, Shenjtëria e Tij falë-
nderoi përzemërsisht primatët dhe
përfaqësuesit e Kishave Ortho-
dhokse lokale. “Ne ju mirëpresim
me dashuri të veçantë dhe respekt,
duke qenë të vetëdijshëm se Ki-
shat që ju drejtoni dhe përfaqë-
soni, përballuan gjithashtu vështi-
rësi në historinë e tyre… I lutemi
Zotit, për të ruajtur të gjitha Kishat
tona në unitet, pavarësisht nga
rrethanat ndonjëherë shumë të
vështira. Tek uniteti qëndron for-
ca jonë…
Mitropoliti Hilarion i V oloko-
lamskut, Kryetar i Departamentit
për Marrëdhënie me Jashtë i Ki-
shës Ruse, lexoi mesazhin e për-
shëndetjes dërguar Patriarkut Kirill
nga Shenjtëria e Tij, Patriarku
Ekumenik Vartholomeu.
Pastaj u vazhdua me përshë-
ndetjet e primatëve të pranishëm
dhe ato të primatëve që nuk ishin
të pranishëm.
Në takim përshëndeti edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili foli për
hierarkët e ndritshëm dhe miriadat
e klerikëve e laikëve, të cilët gjatë
“natës së gjatë” të persekutimit,
qëndruan edhe në mes të vuajtjeve,
ashtu si Patriarku Tikhon pa-
rashikoi, të qëndrueshëm në besim
dhe të gëzuar në Shpirtin e Shenjtë
(1Thes. 1:6). Figura e Patriarkut
Tikhon të Moskës u kujton Ortho-
dhoksëve detyrimin e tyre kon-
stant për të përmbushur misionin,
që për hir të unitetit t’i kundër-
vihen aspiratave skizmatike dhe të
vulosin me martirizim dashurinë
e tyre për Krishtin. Ishte kjo më-
nyra se si Shën Tikhoni përmbushi
detyrën e tij apostolike dhe bari-
tore, duke e dhënë dëshminë me
veprën e gjakun e tij, brenda dhe
jashtë vendit.
Duke iu drejtuar Kryepiskopit
Anastas, Patriarku Kirill tha se
“Ne e dëgjuam dëshminë tuaj me
kujdes të veçantë, sepse ju jeni i
pari Primat i Kishës së Shqipërisë,
e cila u ngjall së vdekurish pas
shkatërrimit total. E vlerësojmë
përvojën e Kishës suaj dhe e
kuptojmë tragjedinë që kaloi
populli orthodhoks i Shqipërisë,
sepse janë të ngjashme me kup-
timin tonë të historisë dhe pikë-
pamjen për të shkuarën, të cilat ju
i shpjeguat në mënyrë të shkëlqyer
dhe, në të njëjtën kohë, me kënd-
vështrimin tonë për të ardhmen.
Të dielën, 3 dhjetor, Krye-
pikopi Anastas, i shoqëruar nga
Mitropoliti i Korçës, Joani, Mitro-
politi i Amantias, Nathanaili, dhe
dhjakon Spiro Topanxha, morën
pjesë në Liturgjinë Hyjnore në
Kishën kushtuar ikonës “Hyjli-
ndësja Mari – Gëzimi i atyre që
vuajnë” në Moskë. Kryepiskopi
Anastas bashkëmeshoi me Mi-
tropolitin e V olokolamskit, Hila-
rionin.
Në fund të shërbesës, Mitro-
politi Hilarion tha ndër të tjera:
“Fortlumturia Juaj! Ne ju mirë-
presim si Primatin e një Kishe
martire. Dje, duke folur përpara
episkopëve të Kishës Ortho-
dhokse Ruse, ju thatë se Kisha e
Shqipërisë në shekullin XX u
kryqëzua, u varros dhe më pas u
ringjall. Sot në të gjithë territorin e
Shqipërisë ekzistojnë kisha ortho-
dhokse. Edhe pse jo pa pengesa,
sot Kisha shqiptare ofron dësh-
minë e saj për botën.
Zoti premtoi se portat e ferrit
nuk do të mbizotëronin kundër
Kishës së Tij. Këto fjalë i re-
ferohen Kishës së Shenjtë, Ka-
tholike dhe Apostolike. Por ne e
dimë se Kishat Orthodhokse
lokale iu nënshtruan persekutimit
në epoka të ndryshme. Dhe Kisha
Orthodhokse Ruse kaloi nëpër
persekutimet më të rënda dhe
mizore në fillim të shekullit XX”.
Ndërsa Kryepiskopi Anastas
theksoi se “E di se me çfarë he-
roizmi dhe guximi të madh Kisha
Orthodhokse Ruse kaloi sprovat
në vitet e komunizmit. Me vëllanë
tim të dashur, Patriarkun Kirill,
kemi qenë së bashku për 48 vjet
– si në vite të vështira ashtu edhe
në vitet e bekuara të kohëve të
fundit. Ky unitet në vështirësi dhe
në gëzime na karakterizon ne
orthodhoksët. I përjetojmë vështi-
rësitë dhe gëzimet e njëri-tjetrit si
tonat.
Çdo herë që shërbejmë Litur-
(vijon nga faqja 5) gjinë Hyjnore, ne ndiejmë unitetin
dhe lidhjen tonë me Orthodhoksët
e mbarë botës”.
Të hënën, 4 dhjetor, Patriarku
i Aleksandrisë, Theodhori II, krye-
soi bashkëmeshimin me primatët
e Kishave Orthodhokse lokale në
Liturgjinë Hyjnore që u krye në
Katedralen e Krishtit Shpëtimtar,
në ditën e 100-vjetorit të Fronë-
zimit të Shën Tihonit si Patriark i
Moskës. Në qendër të kishës
ishte vendosur edhe arka me lipsa-
net e shenjtorit.
Mbrëmjen e 4 dhjetorit, prima-
tët e Kishave lokale Orthodhokse
u pritën nga Presidenti Putin dhe
në Kremlin u dha një koncert festiv
kushtuar 100-vjetorit të rivendo-
sjes së Patriarkanës Ruse.
Thoma Dhima