EmailFacebookKontakt

U festua 1-vjetori i Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

Qershori ka qenë gjithmonë një
muaj i mbushur me kremtime të
veçanta, të lidhura ngushtë me ri-
ngritjen e mahnitshme nga gërma-
dhat të Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë. Më 24 qershor
1992, më zgjedhjen e Fortlumturisë
së Tij Anastasit, Kryepiskop të Ti-
ranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqi-
përisë filloi ringritja kanonike e Ki-
shës sonë nga gërmadhat e ateizmit.
Ndërsa vitin e kaluar, më 1 qer-
shor 2014, kryeqyteti përjetoi një
ngjarje sa shpirtërore aq edhe histo-
rike për Kishën Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë, si konsakrim i
qartë i Autoqefalisë së saj në gjirin
e Kishës Orthodhokse të përbot-
shme, por edhe si afirmimi më mak-
simal i arritjeve të jashtëzakonshme
në këto vite ringjalljeje nga gërma-
dhat, meritë e pamohueshme e
Kryepiskoit Anastas. Një vit më pa-
U festua 1-vjetori i Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

rë Liturgjia Hyjnore dhe shërbesat
u kryesuan nga Tërëshenjtëria e Tij,
Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I,
në bashkëmeshim me Fortlumturitë
e Tyre, Patriarkun e Jerusalemit,
Theofilin; të Serbisë, Irineun; të Ru-
manisë, Danielin; Kryepiskopin e
Qipros, Krisostomin; të Athinës
Jeronimin, Kryepiskopin e Tiranës,
Anastasin; Kryepiskopin e Varsha-
vës, Savën. Bashkëmeshuan edhe
(vijon në faqen 3)

U festua 1-vjetori
i Shenjtërimit
të Katedrales
“Ngjallja e
Krishtit”
Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfa-
qësuesit e Patriarkëve të Aleksa-
ndrisë, Antiokisë, të Moskës, të
Bullgarisë, të Gjeorgjisë.
Kjo ngjarje do të rrezatojë gjatë
në gjithë veprën dhe jetën e Kishës
sonë dhe të vendit, pavarësisht për-
pjekjeve agresive për ta errësuar
apo për ta lënë në harresë. Ajo
mund të quhet edhe si kulmim i ri-
ngjalljes së nisur 24 qershorin e
23 viteve më parë. Nuk duhet të ha-
rrojmë gjithashtu, se ngjarje të tilla
historike, si ngritja e katedraleve qe-
ndrore, duke nisur nga Kryekisha
e Shën Sofisë 15 shekuj më parë,
kujtohen në kalendarët kishtarë dhe
kremtohen çdo vit si ngjarje-gurë
themeli të historisë së kishave loka-
le dhe Orthodhokse në përgjithësi.
Me këtë rast, në përvjetorin e
parë të këtij shenjtërimi, në Kate-
dralen “Ngjallja e Krishtit” pati një
kremtim panegjirik, me bashkëme-
shimin e Sinodit të Shenjtë të Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Në fund, Kryepiskopi
Anastas u ndal në përkujtimin e kësaj
ngjarjeje themelore në historinë e
Kishës sonë, por edhe në nevojën
e arritjes së një autoqefalie ekono-
mike, nëpërmjet përpjekjeve kon-
krete dhe me perspektivë afatgjatë,
për të garantuar të ardhmen e ve-
prës së Kishës sonë. Pastaj Hirësi
Joani falënderoi Kryepiskopin
Anastas për gjithë këto përpjekje
të jashtëzakonshme, duke u ndalur
veçanërisht te nevoja e mirënjoh-
jes: “…Ne duhet ta lavdërojmë
patjetër Perëndinë, por duhet të
falënderojmë dhe njerëzit të cilët
u përpoqën për ta realizuar këtë
vepër. Megjithëse kanë kaluar
20 vjet, prapë duket e pabesue-
shme se si është bërë kjo vepër
mbështetur kryesisht tek një njeri,
e ky njeri është Kryepiskopi ynë
i dashur Anastas…”,- tha ndër të
tjera Hirësi Joani.
(vijon nga faqja 1)

3