Shteti turk ka një ligj (jo sipas parametrave demokratike të botës
Perëndimore), i cili shprehimisht kërkon që Patriarku Ekumenik dhe çdo
kandidat për Fronin Ekumenik të jetë nënshtetas turk. Ky ligj vë në
pozitë shumë të vështirë ripërtëritjen gjeneracionale të vetë Patriarkanës
Ekumenike të Konstandinopojës. Kjo do t’ua “ngrohte zemrën” ca nacio-
nal-populistëve tanë, që deklarohen nga Perëndimi e shohin nga Lindja…
Por si është realiteti?
Megjithëse ligji duket tepër strikt, deri më sot Ankaraja ka dhënë
rreth 35 nënshtetësi për klerikë të lartë orthodhoksë… Vetëm tani së fu-
ndi, Presidenti Erdogan dha nënshtetësinë turke për 10 episkopë ortho-
dhoksë, nga të cilët 4 mitropolitë (Mitropoliti Emmanuel i Francës,
Mitropoliti, Episkopi Arseni i Austrisë etj.). Te gjithë këta as kanë lindur
dhe as kanë jetuar në Turqi dhe sigurisht, nuk janë as me kombësi turke.
Kurse në Shqipëri, që nuk ka asnjë pengesë kushtetuese për dhë-
nien e nënshtetësisë Kryepiskopit Anastas, i cili jeton prej 24 vjetësh
këtu, duke drejtuar me devotshmëri komunitetin më të madh të krishte-
rë të vendit, i dekoruar me Urdhrin “Gjegj Kastrioti Skënderbeu” nga
Presidenti i Republikës, i shpallur “Qytetar Nderi” i Kryeqytetit dhe i
Korçës, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë
e vendit me donacionet që ka mbledhur nëpër botë etj. etj., nuk i jepet
nënshtetësia me lloj-lloj pallavrash tërë myk pseudonacionalist.
Komunizmi na ka lënë aq mbrapa në mendësitë tona, sa as me Turqinë
nuk e krahasojmë dot veten e jo më pastaj me parametrat e Evropës së
Bashkuar ku, të paktën me llafe, aspirojmë të bëjmë pjesë.
Th. Dh.
Turqia i jep nënshtetësinë edhe 10 episkopëve
të tjerë orthodhoksë nga bota…