EmailFacebookKontakt

Transformim në jetën e grave të Shpatit orthodhoks

Në datën 5 mars 2018, u
organizua në njësinë administra-
tive Gjinar-Elbasan aktiviteti me
temë “Koha është tani: Aktivistët
ruralë dhe urbanë që transfor-
mojnë jetën e grave”. Ky aktivitet
u organizua nga Organizata e
Kombeve të Bashkuara për Gratë
(UN Women) në kuadër të Javës
së Gruas, me pjesëmarrjen e ve-
çantë të Presidentit Ilir Meta.
Në takim ishin të pranishëm
edhe Mitropoliti i Elbasanit, Shpa-
tit dhe Librazhdit, Imzot Andoni,
përfaqësuesi i UN W omen,
Giuseppe Belsito, përfaqësues të
pushtetit qendror dhe lokal, si dhe
OJF të ndryshme që operojnë në
Gjinar.
Qëllimi i aktivitetit ishte vë-
mendja ndaj gruas, njohja me
historitë dhe sfidat e përditshme
të grave fermere dhe prodhuese
Transformim në jetën e grave të Shpatit orthodhoks
të vogla të Gjinarit. Ky aktivitet u
shoqërua nga një mini-panair me
produkte artizanale dhe tradicionale
të zonës.
54% e grave aktive në Shqipëri
punojnë në bujqësi por, ende puna e
tyre nuk njihet. Ato nuk kanë mundë-
si për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe
të aplikojnë për grante. Presidenti
Meta theksoi se gratë në zonat ru-
rale kanë nevojë për më shumë
(vijon në faqen 3)

Transformim në jetën e grave të Shpatit orthodhoks
akses në arsim dhe trajnim
profesional si dhe gjithashtu të
jenë pjesë e skemave të granteve.
Gjithashtu, Mitropoliti i El-
basanit, Imzot Andoni, theksoi
kontributin që ka dhënë Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë, nën kujdesin e Krye-
piskopit Anastas, për më shumë
se 25 vjet jo vetëm në fuqizimin
shpirtëror të kësaj zone, por edhe
në programe të ndryshme të
zhvillimit të integrimit rural ku
gratë kanë qenë në fokus.
Znj. Nina Gramo (Perdhiku),
drejtore e Diakonia Agapes, Zyra
sociale, zhvilluese dhe e emer-
rreth 30 gra fermere bletërritëse
janë mbështetur me koshere dhe
mjete të tjera për bletërritjen.
Diakonia Agapes, nëpërmjet
ndihmës financiare të UN
Women, ka mbështetur krijimin
e Shoqatës “Gratë bletërritëse të
Shpatit” dhe nëpërmjet mbë-
shtetjes së Dorcas Aid Interna-
tional Albania ka mbështetur
krijimin e shoqatës “Gratë për
ferma të qëndrueshme”. Edhe në
vitet në vazhdim Diakonia Aga-
pes synon fuqizimin social dhe
ekonomik të grave fermere si kon-
tribuuese në zhvillimin e komuni-
tetit ku bëjnë pjesë.
gjencës, bëri një prezantim të pro-
jekteve të realizuara nga kjo zyrë në
zonën e Shpatit që prej vitit 1994.
Diakonia Agapes, nëpërmjet reali-
zimit të projekteve të ndryshme gja-
të 3 viteve të fundit, ka mbështetur
me investime rreth 85 fermerë
(kryesisht gra për ngritjen e serave
dhe kultivimin e perimeve në to),
rreth 25 fermerë (gra e burra) janë
mbështetur për krijimin e parcelave
me bimë aromatike mjekësore,
(vijon nga faqja 1)

3