EmailFacebookKontakt

Traditë e hershme arsimore e Kishës Orthodhokse: Shkollat e Mitropolisë së Korçës

Një nga detyrat e rëndësishme
të Mitropolisë ishte mbajtja dhe
arsimimi i fëmijëve të krishterë
korçarë. Për këtë problem, si dhe
shumë të tjera, të krishterët duhej
ta organizonin vetë jetën e tyre pu-
blike në komunitet, sepse pushteti
osman nuk përgjigjej për shkolli-
min e të krishterëve….
Gjatë shekujve të parë të su-
ndimit turk, në kushtet e diskrimi-
nimit fetar, shkolla organizohej
brenda në kishë. Këto shkolla mo-
rën emrin “shkolla qeli” dhe për
këtë përdoreshin hajatet e kishave.
Punën e mësuesit e bënin priftë-
rinjtë ose psaltët e kishës. Në to
mësoheshin shkrim e këndim, pje-
së të thjeshta fetare, pak matema-
tikë dhe bujqësi.
Për të ngritur shkollën në një
nivel më të lartë dhe për të marrë
formën e shkollës së plotë dhe
djemve korçarë t’u jepej arsim më
i lartë me metodat pedagogjike të
kohës, nën drejtimin e fort të hir-
shmit Mitropolitit të Korçës dhe
Patriark i Patriarkanës së Ohrit,
Joasafit, vendosën të ngrinin një të
tillë shkollë në vitin 1724.
Për herë të parë në historinë e
shkollave të Korçës janë mbledhur
ndihma të mëdha nën moton “Pé’r
skoli dhe Kishé’’’. Vetë fort i
hirshmi Joasaf figuron në ballë të
ndihmëtarëve. Në listën e gjatë të
ndihmëtarëve figurojnë Princi i
Hungaro-Vllahisë, Jani Nikolla,
Aleksandër Mavrokordati me kon-
tribut 150 grosh në vit. Arkondët e
qytetit të Korçës me 3000 aspra
dhe një arë për ndërtimin e shko-
llës. Arkondët e qytetit të Vithkuqit
dhanë 10 000 aspra. Arkondët e
qytezës së Boboshticës dhanë 3000
aspra. Peshkopi i Prespës, Paisi,
dha arën dhe vreshtin e tij. Të gji-
tha këto tregojnë për dëshirën e
madhe të korçarëve për arsimimin
e djemve të tyre.
Kjo shkollë u ngrit në sheshin
e Mitropolisë në verilindje të saj
– sot anekset e shkollës 9-vjeçare
“Sevasti Qirjazi” – dhe vazhdoi të
Traditë e hershme arsimore e Kishës Orthodhokse
Shkollat e Mitropolisë së Korçës
funksiononte deri në vitin 1843,
kur u rindërtua. Ambiciet e fort
të ndriturit Joasaf shkojnë deri atje
sa kjo shkollë të ishte publike, ku
të mësonin të gjithë fëmijët djem të
familjeve të varfra dhe të pasura,
pa pagesë. Ai mblodhi në Mitropoli
të gjitha ryfetet e qytetit: tabakë-
ve, terzinjve, opingarëve, qymyr-
xhinjve, samarxhinjve e kasapëve,
të cilët vendosën me dëshirën e ty-
re të mirë dhe për shpëtimin e tyre
shpirtëror. Dhanë dhuratë të përba-
shkët për shkollë shpirtërore të për-
bashkët, që të mësonin djemtë, pa
pagesë, cilëtdo qofshin.
Në vitin 1843, në kohën e Mitro-
politit Qirill, kjo shkollë u rindërtua
nga themelet. Një nga themeluesit
(rindërtuesit) është edhe Thimi
Mitko. Në pllakën e kësaj shkolle,
të shkruar nga ky patrioti korçar,
shkruhej: “Dielli i ndritshëm i
diturisë shkëlqeu, të shumtët
brohorasin dhe e gjithë bota,
ngrihu shih nëna ime fort e
dashur njëqindvjetorin e dritës,
fort e mplakura ime, degë (fë-
mijë) të gjithë me dëshirë për
arsim, atyre t’iu ngjani, ja ku iu
ngrehim shkollë medaljet e
musave”.
Rindërtimi i saj u bë nga Pavllo
Axhai, bashkatdhetar me banim në
Poloni, siç e përmend Thimi Mitko.
Ai e ndërtoi me shpenzimet e veta
shkollën e vjetër qytetëse në fillim
të shekullit të 19-të. Me kalimin e
viteve, duke parë që nxënësit qenë
shtuar dhe shkolla e vjetër qe e pa-
mjaftueshme, Mitropolia e Korçës
me pleqësinë vendosën të ngrinin
një shkollë të re në sheshin e Mi-
tropolisë, në veri të saj dhe në pe-
rëndim të liceut. Ndihmën kryesore
për të ndërtuar këtë shkollë e dha-
në vëllezërit Dhimitër dhe Anastas
Avraam Lakçe. Kështu, në vitin
1867 u ngrit kjo godinë, ku sot është
krahu verior i shkollës “S. Qiriazi”.
Këtij ndërtimi në vitin 1839-94 iu
hodh edhe kati i dytë nga vetë arka
e Mitropolisë, dhe u bë kështu një
godinë e madhe dhe e bukur. Në
ndërtimin e katit të parë, siç e për-
mendëm më lart, të bërë nga vë-
llezërit Lakçe, janë shkruar në një
pllakë pa hyrë, në të majtë këto
fjalë në gjuhën greke. “Shkollë
alilodidaktike e ngritur prej
themelesh me shpenzimet e
bujarëve të miqve të arsimit
DHIMITRI DHE ANASTAS
AVRAAM LAKÇE emrat këtyre
ndërtuesve dhe bamirësve at-
dheu me mirënjohje ua mbi-
shkrojti me shkronja të arta në
kujtim të përjetshëm. Në vitin
shpëtimtar 1867, muaji Maj”.
Më vonë, kjo godinë shërbeu
dhe si shkollë për vajza, kur shkolla
e vashave u bë spital nga francezët.
Sot, kjo shkollë së bashku me
shkollën “Doko” janë bashkuar dhe
kanë formuar një shkollë të vetme
pas rikonstruksionit me emrin shko-
lla “Sevasti Qiriazi”, e cila ndodhet
në veri të Mitropolisë së Korçës.
Në vitin 1850, fort i ndritshmi
Mitropolit i Korçës, Neofit Gjiro-
kastriti, duke kuptuar se korçarët
kishin një traditë të flaktë për arsim
dhe qytetërim, si edhe mbi bazën e
traditës së lënë nga fort i lumuri
Joasaf, që nga viti 1724, u përpoq
të krijonte një vijimësi për shko-
llat. Ai mendoi që, për financimin e
tyre, duhet të kishte një themel
vendas. Për këtë, ai u mor vesh me
tregtarët vendas kurbetlij dhe arko-
ndë të Korçës. Kështu, Mitropolia
e Korçës, me Mitropolitin Neofit
dhe epitropët e nderuar Kristo Gode
e Dhimitri Josif Shano, po në këtë
vit, më 1850, së bashku me ar-
kondët e qytetit themeluan “Arkën
arsimore” dhe e pagëzuan me
emrin “Llaso”…
…Për administrimin ekonomik
të kësaj ndërmarrjeje, më 12 nëntor
1876, u hartua dhe kanonizimi i
arkës popullore – LLASO-s – të
Nga Arben Gjata
(vijon në faqen 10)

varoshit të Korçës, i përbërë nga
12 nene dhe 5 kapituj. Në kapitullin
e pestë dhe të fundit flitet për
administrimin e të ardhurave, i cili
do të kryhej nga një këshill prej tre
anëtarësh, i cili zgjidhej nga Mi-
tropolia në një mbledhje të për-
gjithshme në radhët e qytetarëve,
të cilët gëzojnë besim të përgjith-
shëm. Në këtë kapitull shtjellohen
edhe detyrat e këtij këshilli për ad-
ministrimin e llasos. Gjithashtu, di-
tën e Tre Hierarkëve, më 30 janar,
të bëhet meshë Arkihieratike dhe
të lexohet në Kishë kodiku i dhu-
ratave shpirtërore. Në krye të kë-
shillës popullore që qeveriste llason
qëndronte Mitropoliti i çdo kohe si
i përhershëm.
Në sheshin e Mitropolisë, nga
ana verilindore ku sot janë ambien-
tet e shkollës “S. Qirjazi”, u ndërtua
gjimnazi i parë i Korçës në vitin
1856. Kjo ndërtesë iu bashkua
ndërtesës së vjetër të shkollës të
Mitropolisë, e ndërtuar fillimisht në
vitin 1724, duke formuar një të vet-
me.
Në ndërtesën e parë është ve-
ndosur një pllakë që e përmendëm,
e shkruar nga Th. Mitko. Ndërsa
në të djathtë të kësaj ndërtese
qëndronte një pllakë tjetër, po në
gjuhën greke, në të cilën shkruhej:
“U ndërtua mësonjtore e llauzit
të këtij qyteti në 1856, duke
mbajtur vulën e z. Kristo Godja,
me z. Dhimitri Josif Shomon”.
…Vlen të përmendet se liceu i
Mitropolisë së Korçës ishte mjaft i
pasur. Ai kishte një bibliotekë
shumë të pasur me libra nga më të
ndryshmit. Në fondin e kësaj biblio-
teke, të administruar nga Mitropo-
lia dhe Liceu, ishin dhe bibliotekat
e famshme të Mitropolitit të atëher-
shëm të Korçës, Neofit Gjirokastri-
tit, si edhe biblioteka e Mitropolitit
pasardhës Dhorothe. Gjimnazi ki-
shte edhe kabinete si ai i biologjisë
dhe i fiziko-kimisë. Gjithashtu ky
gjimnaz kishte edhe një muze, siç
përmendin autorët e kohës.
Nga ky gjimnaz dolën breza të
tërë patriotësh të Rilindjes sonë
Kombëtare. Dhuruesi kryesor për
mbajtjen e kësaj shkolle ka qenë
Jovan Banka, i cili pati lënë për
liceun që mbante emrin e tij,
“Gjimnazi Jovan Banka”, 18 000 dr
flori. Gjatë Luftës së Dytë Botë-
rore, më 1914, ky lice pushoi së
jetuari, pasi, siç thuhet nga kronikat,
u dogj nga bazhibozukët. Me
djegien e kësaj shkolle të mirë-
pajisur u dogjën dhe u zhdukën
mjaft vlera të këtij qyteti.
Të etur për qytetërim dhe
emancipim, korçarët, nën kujde-
sin edhe drejtimin e fort të ndritu-
rit Neofit Gjirokastriti, Mitropolit i
Korçës, vendosën që, pas hapjes
së gjimnazit, të hapnin një shkollë
vashash, e cila do të ishte e para
shkollë për vajzat në Korçë dhe në
gjithë Shqipërinë. Kështu, në vitin
1857, me ndihmat e popullit dhe
nga arka e Mitropolisë u ndërtua
godina e kësaj shkolle me dy kate
në veri të Mitropolisë, ngjitur me
të. Mësuesja e saj, e para femër
në Korçë e Shqipëri, do të bëhej
arvanitasja Ekaterina Kondurioti.
Në janar të vitit 1882, nga pa-
kujdesia ra zjarr dhe shkolla u dogj
plotësisht. Por po atë vit, në po atë
vend, u ngrit e re dhe e bukur shko-
lla e çupave, me ndihmën e Jorgji
Theodhor Dokos. Ndërtimi mbaroi
në vitin 1883; këtë na e dëshmon
dhe pllaka mbi portën e kësaj godine,
në të cilën është shkruar në gjuhën
greke: “Shkollë vashash elenishte
e Korçës e ngreur që në themeli
me të prishurë me dashje zemre
të shkrimdashësit
JORGJI THEO-
DHOR DOKO, emri i të cilit si mirë-
bërës, atdheu për mirënjohje ia
mbishkrojti emrin me shkronja
të arta për kujtim të përjetshëm
të ndërtonjësit dhe të shoqes
Evgjenia dhe të bijave të tij
Theodhora edhe Katerina në
vitin shpëtimtar 1882 muaji
Nëntor II”.
Me kalimin e viteve, kjo mëso-
njëtore e vajzave, me emrin shko-
lla “Doko”, filloi të dukej e vogël
për numrin e madh të vajzave që e
frekuentonin shkollën për të marrë
dituri. Atëherë, Mitropolia e Kor-
çës, me kontributin e vëllezërve
Kristaq, Irakli e Viso Duro, tregtarë
drenovarë, ndërtoi në vitin 1892-
1893 shkollën e re për vajza, një
ndërtesë e madhe dhe e bukur, sipas
sistemit të shkollave evropiane. Në
këtë ndërtesë deri në vitin 1915-
1916 vazhduan të mësonin vajzat e
Korçës. Po këtë vit ushtria fran-
ceze e bëri spital dhe, si i tillë,
vazhdoi të funksiononte gjer në
shkurt të vitit 1922, kur në këtë
godinë u vendos liceu shqiptaro-
francez, siç njihet edhe sot “Liceu
Francez”.
Mitropolia e Shenjtë e Korçës
ka pasur edhe foshnjore. Foshnjorja
e Mitropolisë gjendej në sheshin e
kishës së madhe – Kisha e Burimit
Jetëdhënës -, në lindje të liceut
“Jovan Banka”, sot palestra e shko-
llës “Sevasti Qirjazi”.
Në vitin 1873, ajo u ndërtua me
ndihmën e shoqërisë “Vllazëria e
miqve të të vobektëve”. Financimi
ishte bërë nga Vasil Caci Limoni,
bashkatdhetar me banim në Pire,
si edhe nga populli i Korçës. Ndër-
sa, siç shihet, edhe nga pjesa e
mbetur deri më sot ishte një ndër-
tesë e madhe edhe e bukur, e gurtë
dhe me sallë të madhe. Në këtë
kopshtore për fëmijë shkonin rreth
300 fëmijë. Po në këtë ndërtesë të
Mitropolisë është luajtur për herë
të parë edhe pjesa teatrale “Ote-
llo”, më 1890. Meqenëse nuk
mjaftonte nga frekuentimi i madh,
në vitin 1876 u hap në shkollën e
vashave një foshnjore tjetër. Një
tjetër foshnjore u hap edhe pranë
Kishës së Shën Gjergjit. Ndërtimi
u bë në vitin 1890 dhe shërbeu deri
vonë…
(Marrë me shkurtime
nga revista “Tempulli” )
(vijon nga faqja 9)

3