EmailFacebookKontakt

Tomosi Patriarkal dhe Sinodik për bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri

† VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
Kryepiskop i Konstandinopojës, Romës së
Re dhe Patriark Ekumenik
Nr. 609 i prot.
Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e
dhembshur, duke shfaqur hapur përkujdes-
jen dhe interesimin e saj të pandërprerë për
popullin shpresëtar, nuk resht së zbatuari çdo
çast detyrën e kujdesimit të shenjtë, me më-
nyrën e duhur të konceptimit sipas kohës dhe
vendit. Kur është e nevojshme, blaton dhuratat
Tomosi Patriarkal dhe Sinodik
për bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri
e saj më të begata për plotësimin e nevojave
që dalin, në mënyrë që administrimi i punëve
kishtare të bëhet për ta pa pengesa dhe fryt-
shmëria më Zotin, e cila është padyshim qëlli-
mi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë
më e madhe.
Kështu pra, edhe tani, meqenëse të kri-
shterët shpresëtarë orthodhoksë të të bekuarit
prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan
Fronit tonë të Shenjtë Apostolik dhe Patriarkal,
nën strehën e fuqishme të të cilit, si trashëgimi
e vyer, prej shekujsh kanë gjetur mbrojtje e,
me hirin e Krishtit, në vreshtin e tij kanë gjetur
(vijon në faqen 8)

shpëtim, morën guximin t’i drejtohen atij, si një
nëne të dhembshur, duke parashtruar nevojat
e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë
dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të beko-
het dhe të shpallet provincë kishtare më vete,
e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet e
reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky
organizim mund të ndikojë për mirë në mbarë-
vajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe të
jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin
e tyre të pandërprerë në përparimin në tërësi

të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti i pe-
rëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në
mënyrë të besueshme për mbarëvajtjen pa
pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka
ofruar garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë
të Kishës Orthodhokse, e cila gjendet brenda
kufijve të tij. Prandaj dhe Modestia jonë, së
bashku me fort të shenjtët mitropolitë që na
rrethojnë dhe fort të ndershmit vëllezër më
Shpirtin e Shenjtë dhe bashkëmeshtarë, duke
shqyrtuar me interesim plot dashuri kërkesën
e tyre birësore dhe me udhërrëfyes dispozitat
e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën
kishtare, vendosëm të
pranojmë me dasha-
mirësi kërkesën që na
drejtuan bijtë tanë shpir-
tërorë të krishterë ortho-
dhoksë të Shqipërisë
dhe të japim nga ana
jonë bekimin dhe mira-
timin për një organizim të
pavarur e autoqefal të
punëve të tyre kishtare.
Duke gjykuar pra
edhe sinodikisht më
Shpirtin e Shenjtë, ur-
dhërojmë dhe shpallim
në këto çaste të hare-
shme që të gjitha pro-
vincat dhe komunitetet
orthodhokse që ndo-
dhen brenda të perëndi-
shpëtuarit Shtet Shqiptar
të jenë këtej e tutje të bashkuara në një or-
ganizim të pavarur e autoqefal kishtar me
emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë
shpirtërore, të rregullojë e të administrojë kë-
tej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të
pavarur e autoqefale sipas rendit dhe të
drejtave sovrane edhe të Kishave të tjera
Orthodhokse Autoqefale, të ketë dhe të njo-
hë si autoritet suprem administrativ kishtar
Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Krye-
priftërinjve orthodhoksë kanonikë të Shqi-
përisë, me Kryetar të tij çdo herë Hirësinë e
Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe të Gjithë
Shqipërisë. Për zbatimin e unitetit të shenjtë
kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë Apo-
stolik Patriarkal Ekumenik dhe me të gjitha
Kishat Orthodhokse Autoqefale, si dhe për ta
dëshmuar këtë, Hirësia e Tij, Kryepiskopi i
përhershëm i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë
ka për detyrë që, sipas rendit të Kishës së
Shenjtë Orthodhokse, të njoftojë për zgjedhjen
dhe ngjitjen e tij në fron nëpërmjet Letrave
fronëzuese edhe Kishën tonë të Madhe të
Krishtit, edhe të gjitha Kishat Orthodhokse
Autoqefale motra. Po ashtu duhet të bëjë për
këtë qëllim pohimin dhe premtimin e para-
shikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm
të besimit dhe shpresëtarisë orthodhokse prej
Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i është
besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e
shenjta e hyjnore dhe rendi i Kishës së Shenjtë
Orthodhokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë,
sipas rendit në diptikë, emrin e Patriarkut
Ekumenik dhe të Patriarkëve të tjerë fort të
shenjtë dhe të Kryetarëve fort të hirshëm të
Kishave të Shenjta Orthodhokse Autoqefale.
Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë
Miron e shenjtë prej Kishës sonë të Madhe të
Krishtit. Po ashtu rekomandojmë që, për
çështje apo paqartësi të një natyre të për-
gjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet
e juridiksionit të Kishave Autoqefale në veçanti,
Hirësia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë
Shqipërisë, t’i drejtohet Fronit tonë fort të
Shenjtë Ekumenik, nëpërmjet të cilit realizohet
kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve,
shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar
në këtë mënyrë mendimin dhe opinionin e
vlefshëm të Kishave motra.
Duke gjykuar pra, në këtë mënyrë, gjë që
pasqyrohet edhe në ato çka vendosëm dhe
miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të
12 prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha
kohët edhe nëpërmjet këtij Tomosi Patriarkal
e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Ko-
dikun e Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili
i është lëshuar dhe dërguar njëkohësisht me
përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe
Hirësisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe
Gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur dhe
bashkëmeshtarit, zotit Kristofor, Kryetar i Si-
nodit të Shenjtë të Kishës së Shenjtë Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë që
Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të Parit dhe
të Madhit Kryeprift dhe Bariut Krisht, të mbë-
shtesë gjithmonë të themeluarën me sukses,
Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri-
së dhe të shtojë e të përçojë drejt saj hirin dhe
bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë
e në dobi të tërësisë së saj shpresëtare, si dhe
në të njëjtën kohë për ngazëllimin e të gjitha
Kishave të shenjta Autoqefale motra.
Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12),
Epimenezi V .
Shprehet Patriarku i Konstandinopojës,
Veniamini
Maksimi i Halkidonës,
Polikarpi i Prusës,
Gjermanoi i Sardës dhe Pisidisë,
Leoni i Theodhorupolit,
Meleti i Kristupolit,
Gjermanoi i Enit,
Joakimi i Derkës,
Thomai i Pringjiponezit,
Genadi i Iliupolit,
Konstandini i Irinupolit,
Dhorotheu i Laodikesë.

(vijon nga faqja 7)

3