EmailFacebookKontakt

Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes

Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
“Perëndia është dashuri. Në këtë u shfaq
dashuria e Perëndisë te ne: Se Perëndia,
Birin e tij, të vetëmlindurin, e dërgoi në
botë, që të rrojmë me anë të atij”
(1 Jn. 4:8-9)
E kremtja e Krishtlindjes, në shoqëritë
tradicionalisht të krishtera, ruan diçka të
veçantë. Ajo rrezaton dritë, paqe, dashuri dhe
shpresë. Por, për shkak të mënyrës si krem-
tohet në vendet tona të shekullarizuara,
shpeshherë kuptimi i Krishtlindjes tjetërsohet
dhe humbet brenda zbukurimeve të shumta.
Histeria e konsumizmit dhe indiferenca shpir-
tërore e rrudhin interesin fetar. Shfaqjet e luksit
dhe të lavdidashjes e deformojnë bukurinë e
thjeshtësisë dhe të pafajësisë. Nuk bëhet fjalë
për fenomene të jashtme. Ky modifikim ndodh
pakuptuar në ndërgjegjen tonë.
Tjetërsimi plotësohet me pushtimin e një
figure që nuk ka lidhje me Krishtlindjen, që
quhet “Shën Vasili” apo babagjyshi i Krisht-
lindjes, i cili na shfaqet si një plak i shëndoshë
me rroba të kuqe, që vjen nga Veriu dhe shpër-
ndan dhurata. Ky mit i krijuar, që rrëmben
KRISHTLINDJE 2017
Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes
Klerit dhe popullit besimtar
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

fantazinë e të vegjëlve dhe të mëdhenjve, në
thelb është një shtrembërim i frikshëm i figurës
së mrekullueshme të mësuesit të urtë eku-
menik, Shën Vasilit të Madh, Kryepiskopit të
Qesarisë, i cili e jetoi dhe e predikoi Ungjillin e
Krishtit, duke lehtësuar vuajtjen njerëzore me
vepra dashurie të realizuara për herë të parë
në histori.
(vijon në faqen 2)

Kisha këmbëngul të zbulojë kuptimin
esencial të së kremtes: “Perëndia është dashuri”.
Kështu u shfaq dashuria e Perëndisë për ne:
dërgoi Birin e Tij, të vetëmlindurin, në botë, që
të rrojmë me anë të Atij, duke përjetuar të
vërtetën, fuqinë dhe hirin e Tij. “Perëndia u shfaq
në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo e dallon në mënyrë
specifike besimin e krishterë nga çdo ideologji
dhe sistem tjetër fetar. Duke theksuar se
Perëndia është dashuri, shpallet qartë se
Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një ener-
gji, dituri apo fuqi impersonale e përmbiepër-
me, që njeriu do të kishte mundësi t’i afrohej
me anë të aftësive të tij intelektuale. Është
Perëndi personal dhe e shfaq dashurinë e Tij
me marrëdhënie konkrete me gjininë njerëzore.
Biri dhe Fjala e Tij merr natyrën njerëzore,
“mishërohet”. Kuptimi unikal i së kremtes
formulohet saktë nga Athanasi i Madh: “Fjala
e Perëndisë u bë njeri që t’i çojë njerëzit në
hyjnizim”. Lindja e Krishtit i ngjan një vaksine
dashurie, që vepron mistikisht dhe përhapet
në mënyrë afatgjatë brenda trupit të njerëzimit.
Gjithnjë e më tepër dashuria tërheq respektin
dhe admirimin e gjithanshëm dhe pranohet si
vlera kryesore mbarënjerëzore.
Gjatë periudhës së këtyre të kremteve, çdo
besimtar ftohet në një riorganizim të brend-
shëm. Ftohet të ndërgjegjësohet më thellë rreth
kuptimit të ardhjes së Shpëtimtarit Krisht në
rrugëtimin historik të njerëzimit. Kjo Ngjarje
vazhdon të mbetet rrënja e zbulesës së kri-
shterë dhe ushqen çdo lloj propozimi dhe çdo
vlerë tjetër të krishterë.
Veçanërisht e rëndësishme është se Pe-
rëndia është Ai që i pari shfaq dashurinë e Tij:
“Në këtë është dashuria, jo se ne e deshëm
Perëndinë, por se ai na deshi ne dhe dërgoi
Birin e tij shpërblim për mëkatet tona” (1 Jn.
4:10). Nga ky burim i dashurisë buron edhe
detyrimi i dashurisë sonë: “Të dashur, nëse na
deshi kështu Perëndia, edhe ne kemi detyrë
të duam njëri-tjetrin” (1 Jn. 4:11). Perëndia
dashuron pavarësisht nëse të tjerët janë ose jo
të denjë për dashurinë e Tij, dhe nëse në fund
i përgjigjen siç duhet kësaj dashurie. Rreza-
ton atë që Vetë është: Dashuri. Dhe ata që e
ndjekin, i fton pikërisht në këtë cilësi të
dashurisë.
* * *
Por ekziston akoma edhe një tjetërsim. Ky
e plagos rëndë kuptimin e dashurisë. Dashu-
ria, kjo fjalë e mrekullueshme, përdoret me
semantika të ndryshme që e modifikojnë kup-
timin e saj të vërtetë. Ky tjetërsim i saj mbi-
zotëron në aq shumë forma të artit të epokës
sonë, saqë njeriu pyet veten: Ku është dashu-
ria që humbi në erotizëm? Dhe ku është erosi
që humbi në pasione, të cilat vështirë se mund
t’i nxërë goja e njeriut?
Kisha, si “Trup i Krishtit”, nxjerr vazhdi-
misht në pah kuptimin e dashurisë, siç e zbuloi
Jisu Krishti me Lindjen e Tij, me tërë jetën dhe
doktrinën e Tij. Dashuria gërshetohet me
përulësinë e vullnetshme. Çlirimtari erdhi në
botë si foshnjë e pafajshme. Ky është një vep-
rim i mahnitshëm i Perëndisë së pashprehshëm
dhe të pakonceptueshëm të dashurisë. Është
diçka e pakapshme për frekuencat e kapaci-
tetit perceptues njerëzor.
Dashuria është një lëvizje lirie për t’u çliruar
nga robëria e egocentrizmit. Ajo përcakton
sjelljen njerëzore në të gjitha shprehjet e saj.
Dashuria është zemërgjerë, ka fuqinë për të
falur, nuk ka smirë, nuk mburret, nuk mbahet
me të madh, nuk kërkon të sajat, nuk ze-
mërohet, nuk mendon të keqen për të tjerët,
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet kur

shikon të mbizotërojë e vërteta (shih 1 Kor.
kap. 13). Dashuria nuk njeh kufij racorë,
socialë apo politikë.
Reagimi i të krishterëve besimtarë ndaj
epidemisë së lakmisë dhe padrejtësisë që
fshikullon shoqëritë e shekullarizuara kapi-
taliste, si dhe ndaj amokut të dhunës dhe të
urrejtjes që në shekullin tonë shpërthejnë me
parulla fetare, është përjetimi dhe ofrimi i
dashurisë me përulësi dhe predispozitë flijuese.
Asnjë institucion social nuk e zëvendëson dot
Kishën në këtë kontribut. Ajo është punishtja
diakronike e dashurisë. Duke pasur si krye të
saj Krishtin, i Cili është Dashuria e Mishëruar
e Perëndisë, shpall se: “Perëndia është dashuri”
(1 Jn. 4:16) dhe se mënyra e vetme për një
jetë të vërtetë është të përjetojmë dashurinë,
siç e përjetuan shenjtorë të panumërt në të gjitha
epokat. Vetëm kështu “do të rrojmë me anë të
tij” dhe të jemi në kungim me Atë: “Perëndia
është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri,
qëndron në Perëndinë, dhe Perëndia në atë”
(1 Jn. 4:16).
Vëllezërit e mi, e kremtja e Lindjes së
Krishtit zbulon një dimension të pamasë të
dashurisë. Le t’i përqasemi asaj me meditim,
lutje dhe mirënjohje për këtë dhuratë të
mrekullueshme të Perëndisë. Krishtlindje të
bekuara me dashuri jo të shtirur në zemrën
tonë, por me dashuri të mbushur me përulësi,
paqe dhe ndjeshmëri sociale, siç na e zbuloi
Jisu Krishti, Çlirimtari dhe Zoti ynë.
Me lutje të zjarrta te Zoti
†Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Dhjetor 2017

(vijon nga faqja 1)
Tjetërsimi dhe kuptimi esencial i Krishtlindjes

3