EmailFacebookKontakt

Tiranë – Fillojnë programet me Lidhjen Rinore “Bijtë e Dritës”

Më 14 tetor 2018 filluan pro-
gramet e Lidhjes Rinore “Bij të
Dritës”, Tiranë. Takimin hapës e
bekoi Hirësi Asti, i cili ndër të tje-
ra theksoi që ashtu siç do të ndje-
kim programin universitar, kështu
le të ndjekim edhe një program
shpirtëror, i cili do të na forcojë në
besim dhe në rritjen e komunitetit
rinor orthodhoks. Nuk ka vend tje-
tër ku mund të ofrohen këto më-
sime, përveçse në kishë dhe vepri-
mtaritë e lidhjes rinore.
Më pas, programi vazhdoi me
Ajazmën e V ogël, që u krye nga
atë Grigori, i cili është përgjegjësi
i rinisë për Tiranën.
Atë Grigori, pasi lexoi lutjen për
fillimin e vitit të ri shkollor dhe
ndriçimin e mendjes që të ecim në
udhën e porosive hyjnore, i bekoi
studentët me radhë dhe i inkura-
joi të jenë të suksesshëm në shko-
llë dhe në jetë. Ai përcolli edhe
bekimin e Fortlumturisë së Tij,
Anastasit, i cili i mbështet përherë
programet e rinisë orthodhokse
dhe, si atë i dashur, kujdeset për
rritjen e tyre në besim.
Tiranë – Fillojnë programet
me Lidhjen Rinore “Bijtë e Dritës”

Në fund, të rinjtë u njohën me
programin vjetor të planifikuar për
këtë vit, me qëllim që të gjithë të
jemi një, ashtu siç na porosit Zoti.

10