“Larisa dhe Këshilli i saj
Bashkiak ju mirëpresin me ndje-
nja respekti, gëzimi dhe emocione.
Padyshim, vizita juaj këtu është
nder i veçantë për qytetin tonë, për
kryeqytetin e Thesalisë me histori
8000-vjeçare”. Kështu iu drejtua
Kryepiskopit Anastas Kryetari i
Bashkisë së Larisës, Apostolos
Kalojanis, me rastin e dorëzimit
të titullit “Qytetar Nderi” Fort-
lumturisë së Tij. Ai theksoi ndër
të tjera: “Qyteti ynë është një qytet
i hapur, si gjeografikisht edhe në
aspektin kulturor. Pozita gjeogra-
fike dhe dinamika e fushës së pa-
mbarimtë kanë prodhuar një sho-
qëri të hapur multikulturore. Ky
“Të tjerët ngrenë mure, ne u besojmë urave”
– Kryepiskopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” i Larisës –
qytet ju mirëpret sot. Është më se
e qartë për të gjithë ne, anëtarët e
Këshillit Bashkiak dhe qytetarët
tanë, se Larisa i akordon titullin e
Qytetarit të Nderit një personaliteti
të madh dhe të veçantë, me rreza-
tim ndërkombëtar dhe me një vepër
të madhe hierapostolike e shoqë-
rore, një Hierarku që jetën e tij ia
ka kushtuar shërbimit kishtar,
hierapostolik, njerëzor, shkencor
dhe krijues, duke vendosur në epi-
qendër njeriun që ndodhet në ne-
vojë….
Më lejoni, që në këtë pikë
të sjell nga kujtesa një imazh të Tij.
E mbaj mend gjatë diktaturës,
në vitin 1973, të veshur me raso
dhe me kryqin, duke transportuar
ushqime për studentët e ngujuar
në Fakultetin e Drejtësisë. Në ato
ditë përpjekjesh e kemi ndjerë
në krahun tonë. Nuk mund të
ndodhte ndryshe…
”.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,
thellësisht i emocionuar, u shpreh
se “është e pranishme kudo fisni-
këria dhe dinamizmi që karakte-
rizon banorët e Larisës. Ndihem i
befasuar nga ky vërshim fisnikërie
dhe delikatese”.
Duke iu referuar zhvillimeve në
Ballkan, Kryepiskopi theksoi se
“të tjerët ngrenë mure, ne u be-
sojmë urave, sepse urat kanë edhe
bukuri, edhe perspektivë. Jetojmë
në një epokë të vështirë. Dhe në
këtë epokë duhet të bëjmë rezi-
stencë ndaj dekadencës. Dhe re-
zistenca nuk është gjë tjetër, për-
veçse cilësi. Dhe kësaj cilësie ju i
shërbeni në mënyrën më të mirë
në shumë sektorë”.
Në fund të ceremonisë së
shpalljes së Kryepiskopit “Qytetar
Nderi”, Kryetari i Bashkisë së
Larisës ruajti një befasi, duke
deklaruar se do t’i propozonte
Këshillit Bashkiak që ura e ma-
dhe qendrore pedonale mbi lu-
min Pinios të merrte emrin e
Kryepiskopit Anastas.
(vijon në faqen 8)
“Të tjerët ngrenë mure, ne u besojmë urave”
– Kryepiskopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” i Larisës –
(vijon nga faqja 7)
Ia vlen të theksohet pritja e
ngrohtë që iu bë nga ky qytet
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
ndërsa gjatë mbërritjes së Tij në
Bashki, ai u prit nën tingujt e filar-
monisë së qytetit.
Në ceremoninë e shpalljes
“Qytetar Nderi” të Kryepiskopit,
morën pjesë zëvendësministri i
Zhvillimit Agrar dhe Ushqimor,
Vasilis Kokalis, që përfaqësoi
Qeverinë, Mitropoliti i Larisës dhe
i Tirnavos, Hirësia e Tij Ignati,
deputetë, prefekti i Larisës, krye-
tarët e bashkive të rrethit të Larisës
etj. Ishte e pranishme edhe amba-
sadorja e Shqipërisë në Greqi, znj.
Ariana Hobdari.