të kungon me Trupin dhe Gjakun e Krishtit dhe
të transferon nga jeta e përkohshme në për-
jetësi?
Çështja e kontributit për Kishën nuk është
vetëm e natyrës ekonomike, por shumë më te-
për, ajo ka dimension shpirtëror.
Me ardhjen e Kryepiskopit Anastas, lulëzimi
i Kishës në vendin tonë është i pashoq. Dhe kjo
nën përkujdesjen dhe kontributin e një Krye-
bariu të përulur të deleve të Krishtit. Çdo gjë e
dha për Kishën e Krishtit, për njeriun në nevojë,
“…për të uriturin, për të eturin, për të sëmurin
dhe të zhveshurin, për të huajin dhe të burgo-
surin…” (Matth. 25:35-36), sepse Ungjilli i Zotit
Krisht, “si një pemë e mbjellë buzë ujërave”, u
mboll në zemrën e përulur të Kryepiskopit
Anastas.
Le të ndihmojmë, pra, në këtë përpjekje të
madhe, duke ditur se çdo sakrificë, sado e vogël
që të jetë, nuk vete dëm, kur bëhet për lulëzimin
e Kishës dhe për lavdi të Perëndisë.
Atë Jani Mërkuri
Një Kishë pa hierapostoli është e vdekur, një
Kishë pa kontribut është e papërmbushur dhe e
varfër në Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Kontributi i gjithsecilit prej nesh i jep kup-
tim dhe jetë besimit dhe pjesëmarrja jonë në
adhurimin hyjnor gjen gëzim në Hirin e Shpirtit
të Shenjtë.
Në një epokë të vështirë në të cilën mbi-
zotëron “imja” dhe “jotja”, të krishterët Ortho-
dhoksë, si “bij të dritës”, thirren të reflektojnë
dashuri, dhjakoni dhe solidaritet. Lumërimet e
shenjta duhet të bëhen pjesë e pandarë e çdo
dite të jetës sonë. Le të kontribuojmë me zemër
dhe dëshirë të mirë. “më i lumur është ai që jep
sesa ai që merr” (Vep. 20:35), thotë Zoti.
Le të mos kursehemi, por të japim nga ska-
mja jonë. “Kush mbjell me kursim, me kursim
do të korrë” (2 Kor. 9:6). Nuk ka rëndësi sasia
por dëshira e mirë, pa ngurrim, jo me fjalë kritike,
jo me buzë të varura, jo me dorë të mbyllur por
me gjithë zemër, me qëllim që edhe ti të dë-
gjosh se: “Kjo e ve e varfër ofroi më tepër sesa
të tjerët” (Mark. 13:43). Pse? Sepse ofroi zem-
rën prandaj dhe bekimi që mori ishte më i madh
sesa i gjithë të tjerëve së bashku.
Tradita dhe jeta e Kishës sonë të shenjtë e
vërteton këtë. Në Kishën e hershme të kri-
shterët “të gjitha i kishin të përbashkëta”
(Vep. 4:32). Apostull Pavli i këshillon të kri-
shterët të kontribuojnë për Kishën dhe thotë
për kishat e Maqedonisë: “ndonëse ishin në
shumë prova mundimi, teprica e gëzimit të
tyre dhe varfëria e tyre e thellë, u dukën më të
tepërt në pasurinë e bujarisë së tyre” (2 Kor.
8:2).
Kontributi ynë, sado i vogël, është një sa-
krificë erëmirë e mirëpritur nga Perëndia, i Cili,
si pasojë e dëshirës sonë të mirë, do na japë si
shpërblim Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Sa gëzim,
sa bekim, sepse sipas shën Siluan Athonitit
“Perëndia njihet vetëm nëpërmjet Hirit të Shpirtit
të Shenjtë”. Kushdo që jep me zemër të hapur
dhe të përulur, nuk do të harrohet nga Perëndia.
“Nuk mund të kemi Perëndinë si Atë, në-
se nuk kemi Kishën si Nënë”, na thotë shën
Qipriani.
A nuk do ofroje diçka për nënën tënde? Dhe
nëse për nënën tënde që të solli në jetë dhe të
ushqeu me qumështin e gjirit, do jepje gjithçka,
sa më tepër për Nënën e Madhe, Kishën, e cila
Të thirrur për të kontribuuar…