Me gëzim të veçantë marrim pjesë në
kremtimet me rastin e 100 – vjetorit të Sinodit
Lokal Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse
të Rusisë dhe të Ringritjes së Institucionit Pa-
triarkal. Shekullin e kaluar edhe Kisha e
Shqipërisë, nga viti 1944 deri më 1967, u shtyp
nga regjimi komunist. Gjatë periudhës 1967-
1991 u kryqëzua dhe u varros nga Kushtetu-
ta ateiste e vendit. Në vitin 1992 u ringrit për-
fundimisht dhe këto 25 vitet e fundit jeton e
lulëzon brenda dritës së Ngjalljes.
Tani që po i drejtohem personalisht Hie-
rarkisë së nderuar të Kishës Orthodhokse të
Rusisë, zemra ime është e mbushur me emo-
cion, lavdërim dhe shpresë. Ende adoleshent,
ndiqja me shumë admirim heroizmin e kleri-
këve dhe laikëve orthodhoksë gjatë kohës së
persekutimit të pareshtur ateist në Bashkimin
Sovjetik. Më vonë, si teolog, kur nuk isha bërë
ende klerik, nisa të ndërgjegjësohesha për
detyrimin edhe të gjeneratës sonë, për t’iu
bindur porosisë së fundit të Krishtit: “Shkoni
dhe mësoni të gjitha kombet” (Matth. 28:19).
Studiova i emocionuar jetën dhe veprën e
hierapostujve të shenjtë rusë, si Inocent
Venianimov, Nikolai Kasatkin, patriarku
Tikhon.
Lavdërojmë Perëndinë, që shfaqi në Kishën
Orthodhokse figura të tilla udhëheqëse të
Fjala Përshëndetëse në Mbledhjen e rreth 400 Hierarkëve
të Kishës Orthodhokse të Rusisë
Me rastin e kremtimeve të 100-vjetorit të Sinodit Lokal Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Rusisë dhe të Ringritjes
së Institucionit Patriarkal në Kishën Orthodhokse të Rusisë. Moskë, 2 dhjetor 2017
ndritura, së bashku me miriadat e shumta të
klerikëve dhe laikëve, të cilët “gjatë natës së
gjatë të persekutimit”, siç e kishte parashikuar
patriarku Tikhon, qëndruan të paepur në be-
sim, “në shtrëngime të shumta, me shumë gëzim
në Shpirtin e Shenjtë (1Thes. 1:6). Edhe një
herë tjetër u vërtetua konstatimi i shën Joan
Gojartit: “Kjo është madhështia e Kishës, kur
luftohet fiton; kur bëhen plane kundër saj, ajo
forcohet më tepër; kur Kisha shahet, ndrit më
shumë; ajo merr plagë, po nuk rrëzohet për
shkak të tyre, lëkundet, por nuk shembet…
kurrë nuk plaket, gjithnjë lulëzon” (Migne PG
52 402).
Që Kisha Orthodhokse të vazhdojë të
lulëzojë edhe gjatë shekullit të 21-të, është e
nevojshme: a) Të ruajë karakterin e saj misterial
dhe soteriologjik, vetëndërgjegjësimin e saj se
është “trup i Krishtit”, “plotësia e atij që i
plotëson të gjitha në të gjithë” (Efes. 1:23). b)
Të fuqizojë besën e anëtarëve të saj, bazuar
në Shkrimin e Shenjtë dhe traditën e Etërve,
duke kultivuar frymën kryqngjallësore të jetës
shpirtërore orthodhokse. c) Të forcojë unitetin
e saj, në nivel lokal dhe global. d) T’i përgjigjet
detyrimit për të dëshmuar Orthodhoksinë në
mbarë globin. Duhet të jetë e ndjeshme ndaj
vuajtjeve, shqetësimeve dhe thirrjeve për
drejtësi e paqe në botën e sotme. Sado ta
dobësojnë zërin tonë zhurmat e revolucionit
teknologjik dhe mangësitë personale, porosia
e psalmistit mbetet aktuale: “Jepni ditë për ditë
lajmin e mirë të shpëtimit të tij, shpallni në
kombet lavdinë e tij, në mbarë popujt veprat e
tij të mrekullueshme” (Ps. 95:3). Riungjillëzimi
i komuniteteve orthodhokse të sekularizuara
dhe Hierapostullimi “deri në skajet e dheut”
mbeten detyra jonë edhe në shekullin e 21-të.
Pjesa më e madhe e Shërbesave Orthodhokse
mbarojnë me vargun: “Perëndia pastë
dhembshuri për ne dhe na bekoftë, shfaqtë
fytyrën e tij mbi ne dhe na mëshiroftë”. Por
përgjërata e psalmistit nuk përfundon me “ne”.
Ajo vazhdon më tej: “për të bërë të njohur në
dhenë udhën tënde, në të gjithë kombet të
vërtetën tënde. Le të të lavdërojnë popujt ty,
o Zot, le të të lavdërojnë gjithë popujt” (Ps.
66:2-4).
Reagimi i Krishterimit Orthodhoks ndaj
sëmundjeve infektuese të korrupsionit, lakmisë
dhe padrejtësisë, të cilat po godasin shoqëritë
e sekularizuara kapitaliste, si edhe ndaj amokut
të dhunës dhe të urrejtjes, që në shekullin e
21-të po shpërthen me parulla fetare, është:
Përjetimi i dashurisë – me përulësi dhe
predispozitë flijuese – siç na e zbuloi Krishti dhe
e jetuan miliona shenjtorë në të gjitha epokat.
Kishën nuk mund ta zëvendësojë asnjë
Të rrezatojmë
në botën e sotme
bukurinë
e Orthodhoksisë
institucion tjetër social në këtë fushë. Ajo ka
krye të saj Krishtin, i Cili është Dashuria e
Mishëruar e Perëndisë dhe nuk resht së
shpalluri se “Perëndia është dashuri dhe ai që
qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë,
dhe Perëndia në atë” (1Jn. 4:16).
Figura e patriarkut të Moskës, shën Tikho-
nit, që e sjellim në mendje veçanërisht gjatë
këtyre ditëve, na rikujton detyrën e përher-
shme të orthodhoksëve. Në fazën e parë të
jetës së tij punoi si hierapostull për përparimin
e Orthodhoksisë në Alaskë. Më pas, në
episkopatat e tokës ruse dhe në fund fare, si i
pari i Kishës së Rusisë, u përpoq për unitetin,
për përballimin e prirjeve të ndryshme për-
çarëse, duke e vulosur dashurinë e tij për Kri-
shtin me martirizim. Kështu kreu në mënyrë
autentike detyrën e tij apostolike dhe baritore,
siç u përcaktua nga vetë Jisu Krishti para
Ngjitjes së Tij në Qiej: “Por do të merrni fuqi,
kur të vijë Shpirti i Shenjtë mbi ju; dhe do të
më jeni dëshmitarë edhe në Jerusalem, edhe
në gjithë Judenë, edhe në Samari, edhe deri
në fund të dheut” (Veprat 1:8). Ai e dha dë-
shminë e tij, si brenda ashtu dhe jashtë vendit
të tij, me fjalë, vepër dhe gjak.
Do ta mbyll fjalën time me një ikonë
simbolike. Perikopetë ungjillore që lexojmë
përditë, e çojnë mendimin tonë në Palestinë.
Atje ekzistojnë dy liqene të mëdha, që kanë
diçka të përbashkët, por edhe një ndryshim
thelbësor nga njëri – tjetri. Liqeni i parë, i
Gjenisaretit, merr ujërat e lumit Jordan dhe
pastaj i lë të rrjedhin drejt jugut, duke e bërë
pjellore zonën përreth. Ky liqen gëlon nga jeta.
I dyti, Deti i Vdekur, edhe ky merr ujërat e
lumit Jordan, por i mban për vete. Uji atje bëhet
helm i kripur dhe nuk ka gjurmë jete. Pak apo
shumë, të gjithë ne (njerëz, familje, komunitete
të krishtera, popuj etj.) shijojmë dhuratat e
Perëndisë. Disa i ofrojnë ato me bujari dhe
mirënjohje edhe te njerëzit e tjerë, duke e bërë
më të frytshëm ambientin e tyre. Të tjerë i
mbajnë ekskluzivisht për vete, njëlloj si Deti i
Vdekur. Siç e dimë, Jisu Krishti, Zoti ynë, na
predikoi Ungjillin e Mbretërisë dhe bëri shumë
mrekulli në zonën e Gjenisaretit. Kjo ikonë
simbolizon rolin e Orthodhoksisë.
Me rastin e kremtimeve të sotme, përu-
lësisht urojmë dhe lutemi që Kisha fort e
Shenjtë e Rusisë, e frymëzuar vazhdimisht nga
mijërat e martirëve dhe të shenjtorëve, që
vaditën historinë e saj gjatë mijëvjeçarit të dytë,
të vazhdojë të nxjerrë, edhe në shekullin e 21-
të, njerëz, të cilët përjetojnë intensivisht misterin
e Shpëtimit, të Kryqit dhe të Ngjalljes dhe që
do të rrezatojnë në botën e sotme dritën
jetëbërëse të Perëndisë Triadik, të vërtetën,
dashurinë dhe bukurinë e Orthodhoksisë.