EmailFacebookKontakt

Të rinjtë orthodhoksë të Beratit në gjurmë të historisë

Një nga qëllimet e grupit rinor
“Bijtë e Dritës”, Berat, është njoh-
ja me kishat e vjetra në fshatrat ku
më parë kanë jetuar të krishterë
orthodhoksë. Gjatë këtyre akti-
viteteve shpirtërore kalojmë së
bashku edhe momente argëtuese
e çlodhëse. Pikërisht të hënën, më
1 maj 2017, të rinjtë vizituan fshatin
Sadovicë në malin Shpirag.
U nisëm nga Berati me shi, por
me gëzim se do të vizitonim një
vend të veçantë; rrugës na përshë-
ndeti dielli rrezeartë, i cili na sho-
qëroi gjatë gjithë ditës. Ishte hera
e parë që shkonim në këtë fshat
shumë të dëgjuar dhe mbetëm të
befasuar nga rrugicat e bukura
me kalldrëm, të cilat kishin mbe-
tur pjesërisht dhe të drejtonin
në qendër të fshatit, atje ku ndo-
dhet kisha e madhe e Shën Kollit.
Rrugicat e mirërregulluara, urat
karakteristike prej guri dhe kisha e
madhe me kolonat dhe tavanin e
bukur, rrëfenin qartë madhështinë
Të rinjtë orthodhoksë të Beratit
në gjurmë të historisë
e dikurshme të këtij vendi. Por,
fatkeqësisht, me largimin e fa-
miljeve vendase, të gjitha këto po i
nënshtrohen braktisjes dhe harre-
sës. Nuk ka shpëtuar nga rrënimi
as kisha e Shën Kollit, ku ne që-
ndruam dhe u lutëm gjatë. Iu lu-
tëm Perëndisë tonë që, me ndër-
mjetimet e së Tërëshenjtës dhe të
Shën Nikollës, të na dhurojë shë-
ndet dhe bekime; gjithashtu u lu-
tëm për gjithë ato familje që kanë
prejardhjen nga ai vend, si dhe për
gjithë ata që kanë fjetur dhe që
prehen në atë kishë.
E dimë se kohët janë të vështira,
ekonomia është shumë e varfër, por
jemi të sigurt se, po të bëhemi të
gjithë bashkë, duke filluar nga
familjet me prejardhje nga Sa-
dovica, kishën e Shën Kollit mund
ta ribëjmë aq madhështore siç ka
qenë. Shembujt nuk na mungoj-
në. Pak më sipër, në Paftal, u ri-
ngrit edhe më e bukur kisha tjetër
e Shën Kollit, e gjitha kjo me nis-
mën e banorëve me origjinë nga ky
fshat, të cilët kanë caktuar një ko-
mision të posaçëm për rindërti-
min e saj. Në fshatin tjetër të Shpi-
ragut, në Sinjë, u restaurua, me nis-
mën e banorëve me prejardhje nga
Sinja, kisha e Shën Marisë. Të gji-
thë bashkë mund ta ribëjmë më të
bukur edhe kishën e Shën Kollit në
Sadovicë. Kanë qenë familjet or-
thodhokse të këtyre fshatrave që i
kanë ndërtuar këto kisha të buku-
ra. Kështu dhe ne, duke ndjekur
shembullin e tyre, të gjithë bashkë
të mundohemi për t’i mirëmbajtur
ato.
Dhjak Joan Qako

3