EmailFacebookKontakt

Të rinjtë orthodhoksë pranë më nevojtarëve

Të motivuar nga vargjet e Psalmit 41:1: “Lum Ai
që kujdeset për të varfrin; Zoti do ta çlirojë ditën e
fatkeqësisë”, të rinjtë e Grupit Rinor, Gjinar, morën
nismën për të qenë pranë njerëzve në nevojë në pe-
riudhën e festave. Për të arritur këtë qëllim, u orga-
nizuan disa aktivitete duke kërkuar mbështetjen me
kontribut monetar ose ushqime nga nxënësit e shko-
llës “Kostandin Shpataraku”, nga banorët dhe bizne-
set lokale të njësisë administrative, Gjinar. Shuma e
mbledhuar u kthye në pako me ushqime dhe dhurata
për fëmijët e familjet. Në bashkëpunim me njësinë ad-
Të rinjtë orthodhoksë pranë më nevojtarëve
ministrative u identifikuan dhjetë familje më në nevo-
jë, me fëmijë në shkollë, me persona me aftësi të kufi-
zuar dhe të komunitetit egjiptian nga fshatrat Gjinar,
Xibresh, Pashtresh, Maskarth, Derstil dhe Lleshan.
Përfaqësuesit e grupit rinor shpërndanë pako me
ushqime dhe dhurata për fëmijët në datën 30.12.2016.
Në familjet që shkuam disa kishin humbur çdo shpre-
së dhe jetonin në varfëri ekstreme. Në disa shtëpi
nuk flisje dot as për nevojat bazë të një familjeje. Për-
jetuam emocione ku s’munguan buzëqeshjet dhe lotët.
Armand Oga
Gjinar

3