EmailFacebookKontakt

Të rinjtë janë e ardhmja e Kishës dhe Kisha është e ardhmja e të rinjve

Me qëllim ripërtëritjen shpirtë-
rore, miqësinë dhe fuqizimin në
ndarjen e besimit me të tjerët, në
datën 27 janar, me bekimin dhe
mbështetjen e Kryepiskopit tonë
Anastas, Zyra e Rinisë Orthodho-
kse e Tiranës, me përgjegjës atë
Grigor Pelushin dhe koordinatorët
Jani Meni, Ana Baba e Parashqevi
Gega, organizoi takimin rinor të
Kryepiskopatës. Këtë herë ai u
realizua në qytetin e bukur të
Beratit, duke bashkuar analizën e
punës, me veprimtari shpirtërore e
zbavitëse.
Me të arritur në Berat, u mik-
pritën nga dhjakoni Joan Qako,
bashkë me grupin rinor të Beratit,
në Katedralen e Shën Dhimitrit, ku
të gjithë së bashku, bënë një Lutje
Falënderimi për Krijuesin tonë për
të gjitha bekimet e Tij në jetën tonë.
Programi pasoi me leksionin: “Tre
Hierarkët, shembull frymëzimi për
të rinjtë”, që u mbajt nga teologu
dhe përgjegjësi i rinisë së Durrësit,
Theodhor Sadikja. Ai theksoi se
“…Pozicionimi i tyre social është
shumë bashkëkohor, sa do të tho-
shte dikush se vepra e tyre është
shkruar këtë shekull. …Ata urrejnë
hipokrizinë që përdoret për të
përfituar ekonomikisht. “Njoh shu-
më të tillë”, thekson shën Joan
Gojarti, “Për ta është e mbyllur
Mbretëria e Qiejve”. Plotëson shën
Grigor Theologu: “Mos i zgjat duart
thjesht nga ana sipërfaqësore drejt
qiellit, por zgjati drejt të varfërve.
Nëse i zgjat duart drejt të varfërve,
arrin në më të lartat qiellore”.
Pabarazitë sociale nuk janë dëshirë
e Perëndisë, “Perëndia e krijoi
njeriun të lirë… me rënien e njeriut
u kris bashkimi i parë dhe barazia.
Në lirinë e tij të plotë ai ndan veten
në të pasur dhe të varfër, të lirë dhe
skllav. Por ne, si të krishterë jemi
thirrur në bashkimin e parë dhe jo
në ndarjen e parë, jetojmë në ligjin
e Perëndisë, ligjin e dashurisë, lirisë,
barazisë, paqes” (“Peri filoptohias”,
PG 35, 892 Á-Â).
Të rinjtë janë e ardhmja e Kishës dhe Kisha është e ardhmja e të rinjve
Takim i të rinjve orthodhoksë të Kryepiskopatës
Pastaj, nga të rinjtë e Tiranës u
dhurua një shumë lekësh, si kon-
tribut për mensën e njerëzve në
nevojë të qytetit. Veprimtaria
vazhdoi me një vizitë në qytet, të
drejtuar nga dhjak Joani dhe të rinjtë
e grupit rinor të Beratit. Patëm
mundësinë të vizitonim disa nga
kishat që ndodhen në kala, të cilat i
kanë rezistuar shekujve, bashkë me
thesaret e tyre shpirtërore, dhe ve-
çanërisht muzeun e Onufrit.
Aktiviteti vijoi me një drekë të
përbashkët, në të cilën nuk
munguan momentet festive. Atë
Grigori falënderoi organizatorët e
programit dhe të gjithë të pranishmit
që morën pjesë në këtë aktivitet të
bukur dhe të veçantë. Në fund, të
gjithë të rinjtë (rreth 70), morën si
dhuratë librin “A je i shpëtuar”.
Të mbushur me frymëzim
shpirtëror, të rinjtë u kthyen në Tira-
në dhe në qytetet e tjera nga kishin
ardhur, duke falënderuar nga zemra
Perëndinë për këtë ditë me kaq shu-
më bekime të veçanta, dhe kryeba-
riun tonë, Kryepiskopin Anastas, që
përkujdeset për edukimin e rinisë
në Zotin, që të ecin në rrugën e
duhur në jetë dhe të bëjnë zgjedhjet
e duhura, duke qenë gjymtyrë të
gjalla të trupit të Krishtit, që rreza-
tojnë dashurinë e Tij.
Kristina Tolaj

3