Nga 4-7 shtator 2015, Kluzhi,
në Rumani, u bë kryeqyteti i
5000 të rinjve orthodhoksë nga
e gjithë Evropa. “Të rinjtë e kri-
shterë orthodhoksë, së bashku
për të ardhmen e Evropës”, ishte
tema e Konferencës, ku ishin të
ftuar gjithashtu edhe të rinj or-
thodhoksë nga Palestina, Jorda-
nia, Siria e Afrika. Me bekimin e
Kryepiskopit Anastas, në takim
mori pjesë një grup të rinjsh
orthodhoksë nga Shqipëria.
Në ditën e parë, takimi u hap
në orën 18:30, në sheshin përpara
Katedrales “Fjetja e Hyjlindëses”
në Kluzh, ku nga dy përfaqësues
nga çdo kishë u ngjitën me shumë
emocion në podium e përshëndetën
në gjuhën e tyre, me fjalët: “Krishti
është bashkë me ne!” dhe të gjithë
përgjigjeshin: “Edhe ne me Krishtin!”.
I pranishëm ishte dhe Patriarku
i Rumanisë, Fortlumturia e Tij, Da-
nieli, i cili theksoi në fjalën e tij se:
“Takimi i të rinjve nga Kisha të
ndryshme Orthodhokse është i do-
mosdoshëm për intensifikimin e
jetës shpirtërore, për zhvillimin e
shërbimit social dhe mund t’u japë
kurajë të gjithëve të pranojnë besi-
min orthodhoks me lutjet orthodho-
kse, misteret dhe veprat e mira”.
Pas Shërbesës së Mbrëmëso-
res, të gjithë morën pjesë në kon-
certin përshëndetës, me grupin e
muzikës popullore “Holograf”.
Në ditën e dytë, pas Shërbesës
së Mëngjesores, u zhvilluan takime
në grupe, me nga 25 persona secili.
Tema kryesore ishte: “Të rinjtë dhe
familja për vlerat e krishtera të
Evropës”. Pas mbarimit të diskuti-
meve, të rinjtë patën kohë të lirë për
të vizituar Muzeun e Arteve, Muze-
un Etnografik të Transilvanisë,
Muzeun Zoologjik, Kopshtin Bota-
nik dhe Muzeun Historik të Kishave.
Pasdite u vazhdua me lektorët,
ku Arkimandrit Zaharia, nga një
manastir në Angli, foli për temën:
“Lidhja jonë ndërpersonale me Pe-
rëndinë”.
Ditën e diel të rinjtë ortho-
dhoksë morën pjesë në Liturgjinë
Hyjnore. Ishte shumë mbresëlë-
nëse të shikoje kaq shumë të rinj,
që, si gjymtyrë të Krishtit, të gjithë
bashkë, i drejtonin lutje Perëndisë.
Mitropoliti i Kluzhit, Hirësia e Tij
Andrei, theksoi vargun biblik që
gjendet tek Letra e Parë e Timo-
theut: “Askush të mos e shpërfillë
moshën tënde të re, por bëhu she-
mbull për besimtarët në fjalë, në sje-
llje, në dashuri, në Frymë, në besim
dhe në dëlirësi” (I Tim.4:12).
Më pas, në Parkun qendror u zhvi-
llua koncerti me valle dhe këngë
tradicionale rumune, ku të gjithë për-
piqeshin që të mësonin sadopak nga
lëvizjet e ndryshme.
Në fund, u zhvillua procesioni i
të rinjve përreth qytetit, duke u nda-
lur në sheshin përballë Katedrales,
ku u krye dhe ceremonia e mbylljes
së aktiviteteve.
Ingrida Bida
Adion Gjoni
Rumani
Të rinjtë e krishterë së bashku për të ardhmen e Evropës