EmailFacebookKontakt

Të paktën, kini respekt për të vërtetën!

Gazeta juaj përsëri i habiti or-
thodhoksët shqiptarë me sulmin ku-
ndër Kishës Orthodhokse dhe me
minimin që i bën në mënyrë indi-
rekte harmonisë fetare. Në numrin
e saj të datës 23 shkurt 2015, z. Bedri
Islami, duke marrë shkas nga një
deklaratë e shkurtër e Nënkrye-
tarit të Parlamentit, z. Vangjel Dule,
botoi një artikull të gjatë, gjoja “ana-
lizë”, me titull “Të rivrasim Papa
Kristo Negovanin”. Ky artikull ësh-
të i mbushur me referime të pa-
vërteta dhe të pabazuara në histori.
Nga ana tjetër, më 28 shkurt 2015,
në gazetën tuaj u botua një tjetër
artikull me titull: “Na mjafton një
Shën Kozma”, i prof. Skënder
Gjonit, me sulme, pa lidhje me të
vërtetën, kundër Kryepiskopit tonë,
me etiketime të sëmura ndaj per-
sonazheve politikë dhe në përgji-
thësi i mbushur plot urrejtje kundër
Greqisë, me hiperbola retorike e
fantazime rreziqesh për të ardhmen.
Qarqet në të cilat bëjnë pjesë të dy
artikullshkruesit zbatojnë taktikën
e njohur: “Shpif, shpif, se diçka do
të mbetet”, e kjo ka vlerë veçanë-
risht për njerëzit e thjeshtë që nuk
e dinë si është e vërteta. Kështu errë-
sojnë persona dhe ngjarje me blo-
zën e errët të dyshimit të lig. Ne
që po ju drejtohemi, jemi klerikë dhe
laikë besimtarë orthodhoksë shqip-
tarë, që prej shumë vitesh e njohim
fare mirë realitetin dhe ndiejmë
detyrimin që të flasim për të vërte-
tën në mënyrë analitike.
Z. Islami, që nuk është anëtar i
Kishës Orthodhokse, ripërtyp re-
torika të dala mode, pohime dhe
shpifje të cilat orthodhoksët i kanë
denoncuar në vazhdimësi si të gë-
njeshtërta dhe që nuk përkojnë me
realitetin. Ai ngul këmbë se Krye-
piskopi “e ka mbushur Shqipërinë
me priftërinj grekë”. Ia bëjmë të
qartë se në Shqipëri, përveç Kryepi-
skopit janë vetëm 4 klerikë qyte-
tarë grekë, nga të cilët një është
arvanitas dhe 5 gra laike. Ndërsa në
komunitetet e tjera fetare punojnë
me qindra klerikë, murgesha dhe
laikë të huaj, pjesa më e madhe e
të cilëve nuk flasin fare gjuhën
shqipe dhe predikojnë në gjuhë të
huaj. Prej fillimit të vitit 1992, Krye-
piskopi Anastas u përpoq të krijojë
një kler shqiptar të arsimuar dhe
deri më sot ka dorëzuar më tepër
se 160 klerikë shqiptarë.
Z. Islami përsërit tezën se në
Kishën Orthodhokse Liturgjia Hyj-
nore kryhet në gjuhën greke. Me
siguri që nuk ka vizituar ndonjë
kishë orthodhokse ku meshohet: në
Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan,
Vlorë, Berat, Korçë etj., që të ndje-
kë ndonjë shërbesë. Nëse do ta
kishte bërë këtë, do të ishte siguru-
ar se të gjitha bëhen në gjuhën shqi-
pe. Por, në fund të fundit, përse tërë
kjo armiqësi ndaj gjuhës greke, në
të cilën janë shkruar Ungjijtë dhe
ku kryhet lavdërimi i Perëndisë për
shekuj në Kishën Orthodhokse?
Ditën dhe natën në qytete dhe fsha-
tra të Shqipërisë dëgjohen lutje në
arabisht. Por kur dikush lexon një
lutje në gjuhën greke, pseudopa-
triotë të ndryshëm rendin të thërra-
sin “Skandal! Rrezik!”. Vallë si e
konceptojnë lirinë fetare këta nje-
rëz? Apo mos vallë Greqia është
një vend armik? Në Greqi kanë gje-
tur punë me qindra mijëra shqiptarë,
duke ndihmuar në përgjithësi eko-
nominë e këtushme. Sigurisht që të
ardhmen e Shqipërisë nuk e ndih-
mon propaganda nacionaliste ku-
ndër fqinjëve, fobitë dhe urrejtja.
Shkaku që dëgjohen zëra ekstre-
mistë nacionalistë kundër Kryepi-
skopit Anastas, është fakti se ai be-
son dhe kontribuon në respektin e
ndërsjellë dhe në mirëkuptimin mi-
dis popujve. Mos vallë gjatë gjithë
këtyre viteve qeveritë shqiptare
thonë gënjeshtra, kur pohojnë se
vendi fqinj është “partner strate-
gjik”? Se jemi së bashku në NATO
etj? Se po ecim së bashku në Evro-
pën e Bashkuar? Përse kjo skizo-
freni?
Të dy artikullshkruesit nuk dinë
as emrin e saktë të Kishës sonë.
Ky emër nuk është Kisha Autoqe-
fale Shqiptare, por “Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë”.
Emri i vërtetë i Kishës sonë (që nga
koha që ka Autoqefalinë), tregon
se të gjithë banorët orthodhoksë të
vendit, pavarësisht origjinës (shqip-
tarë, grekë, arumunë, sllavë etj.)
janë anëtarë të kësaj Kishe me të
drejta të barabarta. Sa i takon Ko-
sinës, Përmetit dhe Boboshticës
janë sajesa arbitrare. Kryepiskopi
nuk ka pasur kurrë lidhje me to. Për
përdhosjen e kishës në Përmet
është diskutuar shumë dhe kjo çë-
shtje është trajtuar deri dhe në Par-
lamentin Evropian, ndaj nuk nevo-
jitet të zgjatemi. Duke kapërcyer
çdo lloj caku paturpësie ose duke
mos njohur kuptimin e fjalëve,
z. Islami mbërriti në pikën e fundit
të mjerimit, duke e quajtur Kryepi-
skopin tonë “nekrofil”. Le të hapë
TË PAKTËN,
KINI RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
Redaksisë së Gazetës “Dita”

(vijon në faqen 8)
fjalorin dhe le të mësojë se kjo fjalë
është greqisht dhe do të thotë “de-
vijacion seksual, kontakt erotik me
të vdekur” (-nekrofili=dëshirë pa-
tologjike për kontakt seksual me
kufoma, – nekrofil, që vuan nga ne-
krofilia). Me vulgaritete të këtij lloji
ndërmerr të fyejë një personalitet
të tërëndritshëm, të njohur për mo-
ralin e kristaltë.
Z. Islami gjithashtu e akuzon
Kryepiskopin se ndërton kisha. Më-
kat është ky? Me veprën e tij, me
të vërtetë të mrekullueshme, që ka
kryer, Kryepiskopi ka ndihmuar jo
vetëm komunitetin orthodhoks, por
u ka ofruar punë qindra familjarëve
shqiptarë, duke ndihmuar ekonomi-
në shqiptare në përgjithësi. Kryepi-
skopi Anastas, nuk erdhi në Shqipë-
ri dje dhe as nuk fshihet ndokund.
Ka mbi 23 vjet që jeton e punon këtu.
Ne e kemi ndjekur nga afër në të
gjitha vështirësitë dhe sprovat e ve-
ndit. Ai u ka qëndruar pranë njerëz-
ve në nevojë, duke i ndihmuar ata
pa bërë dallime fetare ose të tjera,
duke i mbështetur me të gjitha fuqitë
(si, në peripecitë e vitit 1997, në
Vlorë me tragjedinë e Otrantos, në
përmbytjet e ndryshme në Veri dhe
në Jug të vendit, duke ofruar gjatë
gjithë këtyre viteve me qindra tonë
ushqime, ilaçe, veshje etj.). Në pe-
riudhën e vështirë të vitit 1999, me
iniciativën e tij u mobilizuan orga-
nizmat fetarë ndërkombëtarë, si
Këshilli Botëror i Kishave dhe arriti
të mbledhë mbi 10 milionë dollarë
për të ndihmuar 33000 refugjatë të
fesë myslimane nga Kosova. Sigu-
risht, z. Islami i injoron të gjitha këto
fakte ashtu siç injoron p.sh. dhe Qe-
ndrën Diagnostike Mjekësore, të
cilën Kryepiskopi e ka themeluar
dhe e ka pajisur me aparaturat më
të mira e më bashkëkohore, e cila
vetëm në 12 vitet e fundit u ka shër-
byer qindra mijë shqiptarëve, pa
bërë diferencime. Për këto nuk
kërkoi kurrë as shpërblim dhe as
mirënjohje. Dhe sigurisht, as nuk
priste kaq shumë helm dhe kaq shu-
më urrejtje për faktin se ka 23 vjet
rresht që i bën vetëm mirë Shqipë-
risë.
Z. Islami akuzon Kryepiskopin
se pranon delegacione greke. Krye-
piskopi takohet me delegacione dhe
ambasadorë zyrtarë, parlamentarë
nga vende të ndryshme. Ai vetë
është personalitet ndërkombëtar i
njohur dhe i respektuar, dhe është
e natyrshme që shumë veta duan
ta takojnë. Edhe kjo është e dyshim-
të? Madje edhe faktin se disa qarqe
në Greqi, gjatë periudhës së vështi-
rë që përballej vendi i tyre, e propo-
zuan Kryepiskopin për President të
Republikës së Greqisë, si një per-
son të pranuar gjerësisht, i dashur
dhe i respektuar nga të gjithë, u
munduan ta paraqesin si provë të
rrezikshmërisë së tij. Sigurisht,
Kryepiskopi shpejtoi të deklarojë se
“hierarku orthodhoks ka një detyrë
kishtare konkrete dhe nuk mund të
ketë poste politike”. Të dy artikull-
shkruesit në fjalë rreken ta paraqe-
sin si politikan Kryepiskopin. Është
më se e qartë se paragjykimi etnik
ua errëson logjikën. Por personali-
teti i tij nuk është i njohur dhe i re-
spektuar vetëm në Greqi. Ai njihet
dhe respektohet dhe në ambiente
kishtare ndërkombëtare. Shumë
organizma ndërkombëtarë, si Kë-
shilli Botëror i Kishave, Konferen-
ca e Kishave Evropiane, por edhe
organizmi mbarëbotëror fetar “Fetë
për Paqen” (Religions for Peace),
e kanë vlerësuar me nderet më të
larta. Shumë universitete në vende
të ndryshme të botës e kanë shpa-
llur “Doktor Nderi”. Gjithashtu edhe
në Shqipëri është shpallur “Qytetar
Nderi” i Tiranës, i Korçës dhe ësh-
të nderuar me urdhrin “Gjergj Ka-
strioti Skënderbeu” nga Presidenti
i Republikës z. B. Topi.
Në lidhje me dashurinë e Krye-
piskopit për gjuhën shqipe, Fort-
lumturia e Tij studion vazhdimisht,
lexon, kupton dhe flet saktë shqip.
Ai mbërriti në Shqipëri në moshë
të madhe (62 vjeç) dhe nuk ka mu-
ndësi të bëjë referate ose prediki-
me. Por dihet nga të gjithë se me-
shon dhe mban mesazhe televizive
në gjuhën shqipe. Respektin dhe
dashurinë e tij për gjuhën shqipe e
tregon gjithashtu fakti se që në vitin
1994 ngriti shtypshkronjën për bo-
timin e periodikëve, gazetave, libra-
ve në gjuhën shqipe, përkujdeset
për botimin e dhjetëra librave në
shqip. Madje ka ngritur dhe finan-
cuar shkolla të të gjitha niveleve,
ka dhënë bursa për mijëra nxënës
për arsimimin e tyre në gjuhën shqi-
pe. Ai i nxit vazhdimisht klerikët dhe
bashkëpunëtorët e tij për një njohje
sa më të mirë të saj. Për herë të
parë në histori nga goja e tij u dë-
gjuan thënie liturgjike në shqip, në
Konstandinopojë, Athinë, Buku-
resht, Moskë, në Nish të Serbisë,
në Sofie, Damask, Bejrut, Aleksa-
ndri etj., gjatë bashkëmeshimeve
me primatë të tjerë orthodhoksë.
Deri më sot u është dhënë shte-
tësia shqiptare qindra të huajve,
turq, arabë, italianë, etj., që më së
shumti nuk i njeh kush. Dhe gjoja
na qenka e rrezikshme t’i jepet një
greku, që shërbeu dhe punoi në një
nga periudhat më të vështira për
përparimin dhe begatinë e Shqipë-
risë, për vëllazërimin, mirëkuptimin
e ndërsjellë dhe ndihmën reciproke
midis popujve të Ballkanit. Proble-
mi nuk krijohet nga dhënia e nën-
shtetësisë shqiptare, por nga mos-
dhënia e saj një personaliteti që ka
ndihmuar Shqipërinë nga ana hu-
manitare, kulturore dhe ekonomike,
siç e parashikon ligji për dhënien e
nënshtetësisë. Bëhet fjalë për një
fyerje jo vetëm ndaj një personi, por
kjo është fyerje ndaj komunitetit më
të madh të krishterë të vendit. Krye-
piskopi ynë e ka përfaqësuar dhe
nderuar më së miri Kishën tonë
Orthodhokse
Autoqefale të Shqipë-
risë dhe vetë vendin, në ambiente
fetare në rang botëror.
Nga viti 1991 e deri tani që po
flasim, kanë ndryshuar qeveri, pre-
sidentë, kryeministra. Shumica e
tyre e vlerësojnë veprën dhe perso-
nalitetin e Kryepiskopit Anastas. E
njohin si udhëheqësin e Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipë-

(vijon nga faqja 6-7)
risë. Emri i tij me cilësinë e Kryepi-
skopit përmendet edhe në ligjin nr.
10057 22/1/2009 dhe gjendet në ve-
ndime të gjykatave shqiptare. Shu-
më vende të zhvilluara do ta kishin
për nder të rreshtonin me dëshirë
ndër qytetarët e tyre një persona-
litet të këtij niveli. Të gjitha Kishat
Orthodhokse në mbarë botën, e
nderojnë në mënyrë të veçantë dhe
e respektojnë (gjë që u shfaq më
së miri në Shenjtërimin e Kishës
Katedrale të Ngjalljes së Krishtit
në Tiranë, më 1 qershor 2014).
Fakti se ka pasur edhe të tjerë
që e kanë luftuar për arsye të ndry-
shme, nuk na habit. Historia e Ki-
shës është e mbushur me shembuj
të tillë të ngjashëm. Krishti i para-
lajmëroi me kohë nxënësit e Tij:
“Nëse më kanë përndjekur mua dhe
ju do t’ju përndjekin” (Jn.15:20).
Dhe për më tepër “Të lumur jeni
kur t’ju poshtërojnë dhe t’ju për-
ndjekin dhe të thonë çdo fjalë të
ligë kundër jush me gënjeshtër për
shkakun tim” (Matth.5:11).
Kot shqetësohet z. Gjoni teksa
thur fantazi për të ardhmen. Re-
spekti i orthodhoksëve për shenjtë-
rinë e një personi nuk lidhet me ko-
mbësinë dhe shtetësinë e tij. Krite-
re të tjera kanë rëndësi. Ndërgje-
gjja e shqiptarëve orthodhoksë për
shenjtërinë e Shën Kozmait (të
cilën e luftojnë me mllef qarqe të
caktuara antiorthodhokse), nuk ka
lidhje me ndonjë lloj shtetësie. Në
atë kohë ai ishte nënshtetas i Pera-
ndorisë Osmane, siç kanë qenë
edhe të gjithë shqiptarët. Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqipërisë
nuk është, siç do ta donin disa, një
farë shoqate etnike, OJQ, që u kri-
jua në shekullin e 20-të. Është the-
meluar nga Vetë Jisu Krishti. Pikë-
risht Këtë kanë orthodhoksët si
udhëheqës dhe shembull. Ortho-
dhoksia ka karakter ekumenik, të
mbarëbotshëm. Kisha ka perspek-
tivë mbarënjerëzore, me qëllim vë-
llazërimin e njerëzve dhe popujve
në një shoqëri të dashurisë.
Kur Kryepiskopi Anastas erdhi
në Shqipëri, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë ishte krej-
tësisht e shkatërruar. Ai kontribuoi
më shumë se kushdo tjetër për ri-
ngritjen e saj, zhvillimin e plotë në
një nivel që kurrë nuk është njohur
më parë. Vepra e jashtëzakonshme
fetare, sociale, shkencore, filantro-
pike e Kryepiskopit Anastas është
gjerësisht e njohur në qarqet ndër-
kombëtare kishtare. Ka prova të
pakundërshtueshme, bilance zyrta-
re, libra, artikuj, në shumë gjuhë.
Kisha e mrekullueshme katedrale
TË PAKTËN, KINI RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
në qendër të Tiranës, por edhe të
tjera në Korçë, Berat, Fier, Shko-
dër, Durrës, do të na rikujtojnë kon-
tributin e tij historik, të cilin më kot
përpiqen ta vënë në pikëpyetje ata
që ushqejnë dashakeqësi ndaj tij.
Atë do ta kujtojnë me mirënjohje
mijëra shqiptarë të të gjitha mosha-
ve, sepse i ndihmoi pa u kërkuar gjë.
Por mbi të gjitha, figura dhe vepra
e tij janë të vlerësuara lart në ndër-
gjegjen e besimtarëve orthodhoksë.
Është koha, pra, që të gjithë ata
që dëshirojnë me të vërtetë bashk-
ekzistencën paqësore fetare të nda-
lojnë së fyeri, me të padrejtë dhe pa
argumente, gjykimin e drejtë dhe pa-
triotizmin e ne qindra mijëra shqip-
tarëve besimtarë orthodhoksë, që
mburremi, dhe sinqerisht lavdë-
rojmë Perëndinë që kreu i Kishës
sonë është Kryepiskopi Anastas.
Tiranë, 3 mars 2015
Prof. dr. Robert Andoni
Prof. dr. Aleksandër
Sallabanda
Atë Emanuel Lusha
Atë Ilia Mazniku
Kjo përgjigje u botua
në gazetën “Dita”
të datës 16 mars 2015

3