EmailFacebookKontakt

Të njohim personalitetet e shquara intelektuale orthodhokse – Dr. Dhimitër Kajana

Ishte injoranca dhe kriminalite-
ti i bandave rebele turkomane të
Musa Qazimit dhe Haxhi Qamilit,
që të dalldisur pas parullës “Dum
babën”, në qytetin e Beratit, në një
natë të errët të 18 prillit të vitit 1914,
varën në litar kollosin e mjekësisë,
Dr. Dhimitër Kajanën. Natën pa-
tën zgjedhur kriminelët për të shu-
ar një dritë.
Atë natë dr. Kajana me hapa të
ndershëm dhe trim shkoi drejt li-
tarit. Tek ecte iu kujtua Jisu Krishti,
që e kryqëzuan; iu kujtua gruaja
dhe djemtë; iu kujtua populli i Be-
ratit; iu kujtuan nënat që kishin
dhuruar jetë në duart e tij, që tani
lebetiteshin; iu kujtuan bebet, që
pas të qarave të shëndetshme pas
lindjes, po qanin e qanin përsëri pa
pushim. Përse vallë kështu? Ajme!
Ja u hiqte engjëlli që doktorin e tyre
po e varnin. Injoranca e përzier me
krimin bëri hatanë.
Po kush ishte dr. Dhimitër
Kajana?
* * *
Qyteti i Beratit, nga më të vjet-
rit e vendit, qytet me tradita në
kulturën shqiptare, si një nënë
bujare ka lindur njerëz të shquar.
Një nga këta është dhe Dhimitër
Nasi Kajana. Ai lindi në lagjen
“Kala” të Beratit më 1870, në
familjen me tradita orthodhokse
të një kishari. Që në moshë të vo-
gël ai shkonte pas të atit dhe u njoh
së afërmi me besimin, me krijimet
monumentale historike dhe bibli-
otekat e kishave të Kalasë. Njohu
besimin orthodhoks dhe ndiqte
rregullisht Liturgjinë, duke rënë në
sy të këshillit kishtar për intelektin
dhe vullnetin e tij. Qe kisha ajo që
financoi studimet për në Korfuz,
ku shkëlqeu në mësime dhe më pas
vazhdoi gjimnazin francez. Më
vonë vazhdoi studimet e larta në
Universitetin e Athinës, në Fakul-
tetin e Mjekësisë. Pas diplomimit
me rezultate të shkëlqyera, kthe-
het në vendlindje, tashmë mjek i
formuar, për t’i shërbyer popullit.
Dëshira e tij ishte të thellohej në
degën e obstetrikë-gjinekologjisë,
ndaj shkon në Paris, ku speciali-
zohet për tre vjet. Kthehet përsëri
në vendlindje, duke u bërë pionier i
këtij specialiteti në vendin tonë.
Kërkues nga vetja, nuk mja-
ftohet me kaq, por punon edhe për
sëmundjet e fëmijëve, sidomos të
të porsalindurve, për mirërritjen e
tyre, puerikulturën. Populli e quan-
te “mjeku i grave dhe i fëmijëve”
dhe e admironte si birin e shquar të
Kalasë; të papërtuar, të pashëm
dhe energjik. Me kalin e tij të bar-
dhë shkonte lagje më lagje dhe
fshat më fshat në Berat, madje dhe
në qytetet përreth. Mjek humanist,
që nuk dinte se ç’ishte lodhja, i për-
gatitur shkencërisht (zotërues i di-
sa gjuhëve të huaja), ai fitoi zemrat
e njerëzve që e donin dhe e vlerë-
sonin shumë. Ishte mjeku më i
dashur dhe më i respektuar i fa-
miljeve të Beratit.
Dr. Kajana ishte dhe një familjar
shembullor; ai pati tre djem, të cilët
për fat të keq i la jetimë, ndërsa e
shoqja u tret dhe vdiq pak kohë pas
të shoqit.
Dr. Kajana e la familjen në var-
fëri, por në një kuptim më të gjerë,
i la asaj një pasuri shumë të ma-
dhe. Kjo pasuri ishte emri i tij i mirë,
që ruhet në kujtesën e të gjithëve
brez pas brezi. Djemtë e tij, të ndih-
muar nga të afërmit, u shkolluan.
Njëri nga ata, Nasi Dhimitër Ka-
jana, duke vazhduar traditën e të
atit, u bë mjek i shquar ftiziatër. Ai
përmendet për një studim të rëndë-
sishëm për kavernat turbekulare.
Dr. Dhimitër Kajana ishte pa-
triot dhe atdhetar i flaktë. Ai e donte
vendin e tij dhe luftoi e bashkëpunoi
me një grup atdhetarësh, si me
Llambi Goxhomanin dhe Sotir
Kolean, me në krye patriotin e madh
Jorgji Karmbunara. Patriotizmi i
dr.Kajanës nuk i pëlqente xhon-
turqve, sidomos pasi ngriti flamu-
rin shqiptar te selia e kishës së
Shën Mitrit, në Kalanë e Beratit.
* * *
Atë ditë prilli të vitit 1914, kur
varën dr. Kajanën, popullin e Be-
ratit e mbuloi zia. Myslimanë e të
krishterë, që e donin pa masë mje-
kun e tyre, mbyllën çdo aktivitet për
disa ditë dhe e përcollën në bane-
sën e fundit.
Ai u varros në kishën e Shën-
dëllisë (Shën Ilisë). Kortezhi që e
përcolli nuk ishte parë ndonjëherë.
Populli ynë ka një thënie kuptim-
plote: “Të gjallin duaje, të vdekurin
nderoje”. Dr. Kajanën e deshën në
gjallje të tij, të sëmurët, familjarët e
tyre, kolegët, populli i tij. Pas vde-
kjes atë e nderuan të gjithë; ai kuj-
tohet me nderim brez pas brezi
edhe tani pas mbi 100 vjetësh.
Këshilli i Ministrave, më 2012, i
dha titullin “Dëshmor i Atdheut”.
Populli i Beratit e legjendarizoi
dr.Kajanën edhe me këngë dhe
elegji.
Litari ishte bërë me dhjamë
Për të varur të ziun Kajanë
Njeri s’iu gjet për derman
Me këmbët e tij e shtyn tezeqan
Qani nëna e qani fëmi
se Kajana shkoj në Shëndëlli.
* * *
Intelektualët e shquar ortho-
dhoksë meritojnë një vend nderi në
panteonin e bijve të kombit tonë.
Ata janë iluminstë të vërtetë, janë
njerëz që nuk maten me metrin e
zakonshëm. Janë të fushave të
ndryshme: klerikë të shquar, mjekë
të devotshëm, historianë, letrarë e
veprimtarë të tjerë, mësues e
shkencëtarë të ndryshëm, që du-
hen njohur gjerësisht.
Ka marrë vlerën e një aksiome
ajo që thuhet, se biografia e këtyre
njerëzve të mëdhenj shërben si
burim frymëzimi për të rinjtë. Të
rinjtë tanë gjithnjë kanë nevojë për
një mik, për një udhërrëfyes, për
një dorë të ngrohtë.
Këtë njerëz iluministë dhe hu-
manistë të spikatur e kaluan jetën
e tyre me punë, duke ecur me hapa
korrektë në rrugën e Jisu Krishtit
dhe kanë lënë vepra të mëdha.
Dr. Kajana ishte një ndër ta.
Prof. Dr. Robert Andoni,
Kryetar i Lidhjes
së Intelektualëve Orthodhoksë
Të njohim personalitetet e shquara intelektuale orthodhokse
Dr. Dhimitër Kajana
Intelektual i ndritur, mjek i shquar, humanist i madh,
martir i paharruar
Mjek humanist, që nuk dinte se ç’ishte lodhja, i përgatitur
shkencërisht (zotërues i disa gjuhëve të huaja), ai fitoi zemrat e
njerëzve që e donin dhe e vlerësonin shumë. Ishte mjeku më i
dashur dhe më i respektuar i familjeve të Beratit.

3