Zyra e Rinisë në Tiranë, në ba-
shkëpunim me një grup studentësh
nga Shtetet e Bashkuara të Ame-
rikës (OCMC), në datën 7 mars
Takim njëditor me të rinjtë orthodhoksë të Kyepiskopatës së Tiranës
2015, organizuan në Manastirin e
Ri të Shën Vlashit, në Durrës, taki-
min njëditor me të rinjtë e Kryepi-
skopatës së Tiranës.
Tema e këtij takimi ishte “Si të
jetojmë një jetë me Krishtin”.
Morën pjesë 170 të rinj nga Tira-
na, Durrësi, Elbasani dhe rrethinat
“Si të jetojmë një jetë me Krishtin”
e tij, Librazhdi, Kavaja dhe stu-
dentë të Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”. Mori pjesë
gjithashtu edhe këshilli i të rinjve, i
zgjedhur nga Asambleja e Përgjith-
shme e Rinisë në dhjetor të 2014,
që i votuan për të qenë bashkëpu-
nëtorë të përgjegjësve në jetën dhe
veprimtarinë rinore.
Programi filloi me “Akathistin
e Falënderimit” në kishën e Mana-
stirit dhe më pas vazhdoi me një
referat të mbajtur nga pedagogu i
Akademisë z. Thoma Shkira dhe u
pasua nga veprimtaritë në grupe.
Gjatë tyre të rinjtë u njohën më
tepër me besimin orthodhoks dhe
me njëri-tjetrin. Gjithashtu, ata
vizituan mjediset e Akademisë
Teologjike, Manastirin e Hirshëm
të Shën Veleshit, si dhe Skitin e
Miroprurëseve. Në fund, të rinjtë
u mblodhën përsëri në kishën e
Manastirit, ku përfaqësuesit e secilit
grup treguan përvojën e takimeve,
duke shkëmbyer kështu idetë dhe
forcuar lidhjet mes njëri-tjetrit.
Në mbyllje të programit, Epi-
skop Asti, i cili ishte i pranishëm
gjatë gjithë këtij aktiviteti, falë-
nderoi të gjithë rinjtë për pjesë-
marrjen e tyre dhe veçanërisht
miqtë nga SHBA.