Takim dhe pelegrinazh i përbashkët
i të rinjve orthodhoksë
Në datën 19 nëntor 2016 u
zhvillua një pelegrinazh shpirtë-
ror dhe takim kulturor ndërmjet
një përfaqësie të rinisë orthodhokse
të Tiranës dhe asaj të Beratit. Zyra
e Rinisë, Tiranë, nën kujdesin e
Episkopit Asti, organizoi për një
grup përfaqësuesish vullnetarë të
rinisë orthodhokse të Tiranës, vizi-
të në qytetin muze 2400-vjeçar të
Beratit, të njohur si qyteti 1 kodikëve
të famshëm dhe kishave të shumta.
Shpenzimet u vetëfinancuan nga
aktivitetet vullnetare të rinisë or-
thodhokse të Tiranës. Ata u pritën
nga përfaqësues të rinisë së Mi-
tropolisë së Shenjtë të Beratit, drej-
tuar nga dhjaku Joan në Katedra-
lene re të Shën Dhimitrit, ku nisën
vizitën duke u njohur me të.
Më tej u drejtuan në lagjen
“Goricë”, duke shkelur rrugicat me
kalldrëm të punuara nga mjeshtrit
beratas. Tradita dhe pasuria e kë-
saj lagjeje gjendet edhe në dy ki-
shat e saj: kisha e Shën Thomait
dhe ajo e Shën Spiridhonit. Në to
gjenden orendi të punuara me
mjeshtëri nga artistët vendas, ti-
pare kombëtare dhe tradita të pa-
sura kulturore, të trashëguara brez
pas brezi.
Grupet rinore qëndruan në
Kishën e Shën Thomait (që është
e shek. XVIII), që u shkatërrua
gjatë regjimit komunist dhe u ri-
ndërtua pas vitit 1990 nën kujde-
sin e Kryepiskopit Anastas.
Ndalesa e radhës ishte në qe-
ndër të lagjes “Goricë”. Në vazh-
dimin e linjës së banesave ngrihet
kisha e Shën Spiridhonit. Mbi-
shkrimi 1 vitit 1864, mbi portën e saj,
thotë: “Atë që vjen, mos e nxirr ja-
shtë”. Të rinjtë diskutuan në obo-
rrin e kishës për domethënien e saj,
për dashurinë e krishterë dhe pa
paragjykime.
Të rinjtë pyetën për Epitafin e
Shën Spiridhonit, i cili ka dimen-
sionet 90cm x 40cm dhe është
epitafi origjinal 1 kësaj kishe që nga
krijimi 1 saj. Punimi është bërë
në fije ari, në qendër është Krishti
1 shtrirë, që rrethohet nga shën
Maria, shën Josifi etj. Copa është
e veshur me kadife ngjyrë të pur-
purt. Fatkeqësisht, epitafi u vodh
pak kohë më parë dhe përbën hu-
mbje shpirtërore e kulturore.
Ekspedita vazhdoi me ngjitjen
në kishën e Shën Mihailit, në lagjen
“Mangalem”, e ndërtuar në anën
jugore të kalasë së Beratit, vendo-
sur në një shkëmb të thepisur dhe
mes shpellave. Me stil të pastër bi-
zantin, kjo kishë i përket shekullit
XIII. Kisha është e pikturuar bre-
nda, por afresket, për shkak të ka-
limit të kohës, nuk dallohen plotë-
sisht. Poshtë kësaj kishe, buzë rru-
gës kryesore, ka qenë kisha e ma-
dhe e së Tërëshenjtës, është dje-
gur disa herë dhe, së fundi, në ko-
hën e luftës italo-greke, u prish dhe
kanë mbetur vetëm rrënoja. Në kë-
të kishë ka qëndruar lipsani 1 shën
Nikodhimit, por pas djegies së saj,
u vendos në kishën e Shën Mihalit.
Dita nuk mbaroi me kaq për të
rinjtë orthodhoksë, të cilët rezer-
vuan gjysmën e dytë të saj për të
zbuluar traditën orthodhokse të
fshatit Sinjë, një ndër fshatrat që,
pas pushtimit otoman, nuk pranoi
të ndryshonte besimin dhe vuajti
peshën e varfërisë së skajshme
për shkak të taksave të rënda. Në
një faqe të malit të fshatit Sinjë,
ndodhet kisha eremite e Hyj-
lindëses. Kjo kishë qëndron e
mbështetur në terrenin shkëmbor
të malit, në njërën nga shpellat.
Shpella tjetër afër saj është e gjerë
dhe e punuar në pjesën e brend-
shme.
Jani Meni