EmailFacebookKontakt

Si llogaritet Pashka

Siç përmendet edhe në librin e
Eksodit (12:11), termi Pashkë bën
fjalë kryesisht për ngjarjen e daljes
së izraelitëve nga Egjipti, dhe të
shpëtimit të popullit të Perëndi-
së gjatë natës së Eksodit. Mbas
vendosjes së hebrenjve në tokën e
premtuar në Palestinë, festimi i
Pashkës ishte ngjarja më e rëndë-
sishme e popullit të zgjedhur të
Perëndisë. Pashka festohej në
datën 15 të muajit Nisan, si për-
kujtimi i daljes nga skllavëria e
Egjiptit dhe e kalimit të Detit të
Kuq. Në vigjilje të festës, pra të
Premten në datën 14 të Nisanit,
therej qengji, dhe të shtunën, fe-
stohej Pashka. Therja dhe gjaku i
qengjit kishin një rëndësi qendrore
(Eksodi 12:3-13).
Pashka Judaike ishte si prototip
i ngjarjeve të mëvonshme të jetës
së Jisuit. Jisu Krishti e festoi Pa-
shkën të enjten në mbrëmje, pra në
datën 13 të muajit Nisan, gjatë
Darkës Mistike. Të nesërmen në
datën 14 të muajit Nisan “qengji i
Perëndisë” u sakrifikua (u kryqë-
zua). Mund të themi se Pashka
Judaike ishte festa përkujtimore e
eksodit, ndërsa Pashka Kristiane
ishte përkujtimi dhe përjetimi i
Ngjalljes së Krishtit, i Cili u sakri-
fikua në kryq për shpëtimin e njerë-
zimit.
Në rastin e Pashkës Judaike
kemi kalimin nga skllavëria e Egji-
ptit, ndërsa me Pashkën Kristiane
kemi kalimin nga robërimi i mëka-
tit, në Ngjallje. Qengji simbolizon
Krishtin, ndërsa gjaku i qengjit
simbolizon gjakun e Krishtit. Kali-
mi i Detit të Kuq simbolizon Pagë-
zimin e Shenjtë dhe kalimin nga
robëria e mëkatit.
Pashka kremtohej në muajin
Nisan dhe ishte një festë e lëviz-
shme. Hebrenjtë përdornin Kale-
ndarin Hënor. Numri i ditëve
ndërmjet çdo hëne të plotë (muaji
hënor) nuk është i njëjtë me atë të
Kalendarit Diellor.
Prandaj, për të korrigjuar këtë,
kalendarët e vjetër vendosën një
periudhë të quajtur Epakt, me
qëllim që të harmonizonin Kale-
ndarin Hënor me atë Diellor.
Këto epakte të llogaritura nga
Kisha Orthodhokse ndryshojnë me
ato të llogaritura nga Kisha e
Perëndimit, sepse këto të fundit
nuk e zbatojnë vendimin e Sinodit I
Ekumenik të Nikeas, që thotë se:
“Pashka nuk duhet të paraprijë ose
të bjerë në Pashkën Judaike”.
Sinodi vendosi që Pashka do të
kremtohej në të Dielën e parë pas
hënës së plotë të Ekuinoksit Pran-
veror, që bie ndërmjet 21 marsit e
19 prillit.
Por, në vitin 1582, me futjen e
Kalendarit të ri Grigorian, filloi një
kapitull i ri i llogaritjes së Pashkës.
Data e Ekuinoksit Pranveror, pra
21 marsi, sipas Kalendarit Julian,
tashmë me Kalendarin e ri Gri-
gorian është 11 marsi. Kjo gjë
shkaktoi edhe ndryshime në për-
llogaritjen e Pashkës. Dihet që ka-
lendari i ri u adoptua nga të gjitha
Kishat e Perëndimit dhe vetëm
mbas disa shekujsh filloi të përha-
pej në Lindje. Në vitin 1924 kale-
ndari i ri u adoptua nga shumica e
Kishave Lindore.
Nëse festa e Pashkës duhet të
kremtohet çdo vit në të Dielën e
parë mbas hënës së plotë të Ekui-
noksit Pranveror (kjo do të thotë
që data e Pashkës mund të lëvizë
në një periudhë 35 ditëshe, nga 22
marsi – 15 prill. Po pse kjo formulë
nuk përkon me traditën e sotme
Orthodhokse? Arsyeja është se në
kishat Orthodhokse funksionojnë
dy kalendarë.
Kishat që kanë adoptuar kale-
ndarin e ri, bëjnë një veprim të vetë-
dijshëm: Për të ruajtur unitetin e
Kishës, ato e llogarisin Pashkën
sipas kalendarit të vjetër, i cili ka
një ndryshim prej 13 ditësh nga
kalendari i ri. Kështu që ndryshimi
prej 35 ditësh, që i korrespondon
Kalendarit Julian në datën 22 mars
– 25 prill, në kalendarin e ri kjo
periudhë korrespondon me datën
4 prill – 8 maj, në qoftë se Ekuinoksi
Pranveror nuk është caktuar sipas
kalendarit të ri, të cilin përdorim,
por sipas kalendarit të vjetër. Dita
e Pashkës është caktuar, që të
gjitha Kishat Orthodhokse ta kre-
mtojnë në të njëjtën ditë.
Kisha është e detyruar, së pari,
ta përllogarisë Pashkën të Dielën
e parë pas hënës së plotë, pas
Ekuinoksit Pranveror dhe, së dyti,
Pashka nuk duhet të bjerë në një
ditë me Pashkën Judaike.
Si llogaritet Pashka

3