EmailFacebookKontakt

Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë

Shembulli dhe vlerat e bashkë-
jetesës shembullore në vendin tonë
po vlerësohen e promovohen gjith-
një edhe më tepër edhe në veprim-
tari jashtë Shqipërisë. Një aktivitet
i tillë ishte edhe ai që u mbajt më 2
korrik 2015, në Milano të Italisë, në
Pallatin e Medias (Circolo della sta-
mpa), me pjesëmarrjen e një publiku
të gjerë dhe të përfaqësuesve të të
gjitha komuniteteve fetare të vendit
tonë. Tema e konferencës ishte
“Shqipëria: një shembull i bashkë-
jetesës ndërfetare në Evropë”.
Konferenca u organizua nga
“Dialog Milano”, mbështetur nga
disa institucione të tjera dhe u mbajt
në kuadër të një prej ekspozitave
më të mëdha në botë, EXPO 2015,
e cila zhvillohet po në Milano.
Konferenca u moderua nga z. Al-
berto Quattrucci dhe u përshëndet
edhe nga konsullja e Shqipërisë në
Milano.
Në emër të Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë foli
Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij
Andoni, i cili bëri një retrospektivë
të shkurtër historike të kushteve
dhe faktorëve të ndryshëm që kanë
ndikuar në kulturën dhe psikologjinë
shqiptare në kultivimin e ndjenjës
së tolerancës dhe harmonisë ndër-
fetare në vend. Këto vlera tek shqip-
tarët janë vënë re dhe vlerësuar
nga vizitorë dhe historianë të ndry-
shëm ndër shekuj, të cilët me si-
mpati kanë shprehur habinë dhe
admirimin e tyre për mënyrën se si
shqiptarët kanë ditur të ruajnë
Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë
– Konferencë në Milano, Itali, e zhvilluar në kuadrin e EXPO 2015 –
ekuilibrat e bashkëjetesës paqë-
sore, me gjithë situatat e vështira
ose rastet e veçuara të konstatuara.
Ndër të tjera ai përmendi rolin po-
zitiv dhe konstruktiv që kanë dhënë
drejtuesit e Komuniteteve Fetare
historikisht, por dhe gjatë viteve të
vështira të rindërtimit të institucio-
neve fetare, ku të gjithë u gjendën
në kushte tepër të vështira. Inicia-
tiva të ndryshme bashkëpunimi
gjatë këtyre viteve të shkëmbimit
të vizitave, aktiviteteve të përba-
shkëta etj., kanë forcuar edhe më
tepër marrëdhëniet e mira ndër-
fetare mes komuniteteve fetare në
vend. Gjithashtu ai u ndal edhe në
sfidat që i duhet të përballen ko-
munitetet fetare në Shqipëri, si
edhe shoqëria shqiptare në përgji-
thësi, me fenomenet e reja dhe të
padëgjuara më parë, si ai i terroriz-
mit fetar dhe i pjesëmarrjes së shqip-
tarëve në këto konflikte. Gjithashtu,
ai trajtoi edhe probleme të qenësi-
shme për komunitetet fetare, si ai i
kthimit dhe kompensimit të pro-
nave, që edhe pas 25 vjetësh nuk ka
gjetur ende zgjidhje, çështje kjo e
lidhur ngushtë me pavarësinë eko-
nomike të komuniteteve fetare si
dhe të ruajtjes së integritetit të tyre
dhe njëkohësisht të domosdoshme
për përmbushjen e misionit të tyre
fetar dhe humanitar. Një shqetësim,
shtoi ai, mbetet ende kthimi i kisha-
ve në pronësi të Kishës Orthodho-
kse që janë monumente kulture,
duke shmangur në këtë mënyrë një
padrejtësi, por edhe raste të abuzi-
mit ose keqpërdorimit të tyre. Në
përfundim, ai u ndal në vlerën e
bashkëjetesës fetare, si një kusht i
përjetimit fetar, ku respekti për
tjetrin është një ndër urdhërimet
dhe parimet bazë të Krishterimit.
Kumtesa mbajtën edhe përfa-
qësues të komuniteteve të tjera
fetare të vendit tonë tonë, të cilët
kanë folur për vlerat e harmonisë
ndërfetare te shqiptarët.

3