Me bekimin dhe mbështetjen
shpirtërore e financiare të Krye-
piskopit Anastas dhe nën mbi-
këqyrjen e Episkop Astit u zhvillua
takimi shpirtëror njëditor me akti-
vistet e Lidhjes së Grave Ortho-
dhokse të Dioqezës së Tiranës.
Si ambient që mikpriti dhe
mblodhi gratë në aktivitetin shpir-
tëror këtë radhë, u zgjodh kisha
“Lindja e Krishtit” në qytetin verior
dhe me tradita të Shkodrës.
Veprimtaria u zhvillua në datën
3 nëntor 2018 dhe morën pjesë rreth
100 zonja nga Tirana, përkatësisht
nga Grupi i Katedrales, përfaqë-
suese nga enoria e Shën Prokopit,
pranë Liqenit Artificial, nga enoria
e Shën Gjerasimit në Kombinat dhe
nga Bathorja. Gjithashtu morën
Shkodër – Aktivitet me Gratë e Dioqezës së Tiranës
pjesë edhe grupet aktive të Durrë-
sit, Kavajës, Rrushkullit dhe Shko-
drës.
Programi filloi me lutje drejtuar
Perëndisë dhe më pas vijoi me te-
mën: “Le të jemi të zellshme në
punë të mira” (Tit. 2:14), e cila u
referua nga kleriku i Shkodrës, atë
Nikolla Petani. Në bisedën e tij, atë
Nikolla vlerësoi rolin dhe rëndësinë
e figurës së gruas në Kishë dhe në
forcimin e komunitetit orthodhoks.
Me zellin e tyre gratë bëhen përçu-
eset më të mira të besimit. Ai i nxi-
ti pjesëmarrëset të jenë të zell-
shme në besim, lutje, adhurim, ku-
ngim, pendim dhe punë të mira
duke luftuar egoizmin, indiferent-
izmin dhe neglizhencën.
Më pas programi vijoi me këngë
dhe tropare për Krishtlindje, të cilat
u drejtuan nga Parashqevi Gjergo,
pjesëmarrëse aktive e Grupit të
Katedrales në Tiranë.
Në këtë takim u zhvilluan
biseda shpirtërore. Atë Nikolla
Kodheli, i cili shërben në Tiranë,
referoi temën: “Shën Maria, enë e
zgjedhur e Zotit dhe shembull fry-
mëzimi për besimtarët”. Ai e vuri
theksin te jeta e Shën Marisë,
Nënës së Zotit, e cila mbetet për-
herë shembull për t’u imituar. Shën
Maria është Eva e re që, me vull-
netin e saj të lirë, bashkëpunoi me
Perëndinë për të sjellë shpëtimin
për të gjithë njerëzimin dhe është
ndërmjetare e fortë për ne pranë
Birit të saj, për të gjitha lutjet dhe
kërkesat tona.
Emocionuese gjatë seminarit
ishte prania e atë Aleksandër Pe-
tanit të Shkodrës. Si dëshmitar
okular për punën dhe kontributin
e Kryepiskopit në ringritjen e Ki-
shës nga gërmadhat e sistemit ko-
munist, ai shprehu mirënjohjen e
thellë për Fortlumturinë e Tij në
përshëndetjen që bëri gjatë takimit
me gratë e Dioqezës së Tiranës. Atë
Aleksandri u dorëzua klerik dhe
shërbeu që në vitet e para të ringri-
tjes së Kishës.
Përveç bisedave të përbash-
këta, u bë edhe ndarja e grave në
grupe të vogla, për të njohur më
shumë njëra-tjetrën, për të ndarë
përvojat e për të diskutuar si të
ndihmojnë, të shërbejnë dhe të jenë
aktive në enoritë e tyre.
Lidhja e Grave Orthodhokse
“Përhapja e Dashurisë”, ashtu si
edhe grupet e tjera të organizuara
kishtare, ka si qëllim bashkimin
dhe pjesëmarrjen në Trupin e
Krishtit nëpërmjet rritjes shpirtë-
rore të grave, miqësinë me njëra-
tjetrën, dëshminë dhe shërbimin
në forcimin e grupeve të grave në
enoritë përkatëse, angazhimin dhe
kontributin në ndihmë të enorisë
së tyre.
Elisabeta Shqau
Koordinatore e Lidhjes së
Grave Orthodhokse
të Dioqezës së Tiranës