(vijon në faqen 4)
(vijon nga faqja 1) Shërbimet që ofrohen nga Qendra jonë janë:
Kabineti i Patologjisë në Qendrën Diagnostike “Ungjillëzimi”
Patologjia ndahet në dy degë kryesore: patologji anatomike dhe patologji
klinike.
PNEUMOLOGJI
Në këtë kabinet, mjeku pneumolog merret me profilaksinë, zbulimin
dhe trajtimin konservativ të sëmundjeve të mushkërive, bronkeve,
mediastinusit, si dhe të pleurës.
PSIROMETRI
Psirometria është test i vlefshëm për të zbuluar funksionin pulmonar.
Ky është një mjet diagnostikues shumë efektiv, që kryhet pa dhimbje.
ENDOSKOPIA
Në këtë kabinet të pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit dhe
me mjekë me përvojë, kryhet ekzaminimi i Fibrogastroskopisë dhe
Fibrokolonoskopisë.
KARDIOLOGJI
Përveç vizitave nga mjekët me përvojë, pacientëve u ofrohen edhe
shërbime të tjera, si: Ekografi, Elektrokardiografi, Eko Ezofageale, Holter
etj.
EKG
Në rast takikardie ose shqetësimesh, gjëja e parë që duhet bërë është
një vizitë te mjeku kardiolog si dhe një EKG e zemrës.
DERMATOLOGJI
Në kabinetin e dermatologjisë trajtohen sëmundjet e ndryshme të
lëkurës. Dermatologu, pas vizitës së hollësishme, merret me sqarimin,
mjekimin dhe përkujdesjen e pacientëve me sëmundje ngjitëse dhe
jongjitëse të lëkurës.
ENDOKRINOLOGJI
Në kabinetin e Endokrinologjisë trajtohen kryesisht sëmundjet e
gjëndrës tiroide, Ddabetit mellitus, sëmundjet e gjëndrës paratiroide etj.
REUMATOLOGJI
Reumatologjia është disiplinë e mjekësisë interne, e cila trajton patologji
të indit lidhor si spondiloartriti anchilozan, artriti rheumatoid, osteoartrozat,
sëmundje reumatizmale etj. Trajton sëmundje osteoporotike dhe
diagnostikon osteoporozat sekondare.
NEFROLOGJI
Kabineti i Nefrologjisë ofron vizita dhe ekzaminime të veshkave,
vezikës urinare dhe prostatës.
NEUROLOGJI
Ky kabinet që drejtohet nga mjekë me përvojë, është i pajisur me
aparatura nga më modernet, të cilat ofrojnë mundësinë e kryerjes së
ekzaminimit të EEG dhe EMG. Vizitat e pacientëve bëhen nga mjeku
neurolog, i cili trajton problemet e çrregullimit të sistemit nervor qendror
dhe periferik, si dhe sëmundjet muskulore, përveç traumave muskulore.
PEDIATRI
Fëmijëve, që nga i porsalinduri e deri në moshën e adoleshencës,
përfshirë edhe çështjen e mirërritjes së tyre, u kushtohet një vëmendje e
veçantë. Brenda këtij kabineti trajtohen edhe probleme të specialiteteve:
pneumatologji, gastro-enterologji, kardiologji e fëmijëve, psikopediatri etj.
Të gjithë fëmijët kartelizohen, duke siguruar një ndjekje periodike në
vitet që pasojnë.
KIRURGJI
Kirurgjia ambulatore i ka fillesat e saj që nga viti 2001, në një sallë
operacioni të pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me një
sterilizim maksimal, duke u bërë kështu i pari program i kësaj kirurgjie që
është realizuar në vend. Së fundmi, është vënë në funksion shërbimi i
kirurgjisë okulistike. Gjithashtu ofrohet trajtimi i venave varikoze (variçeve)
me anë të lazerit. Kjo teknikë përbën metodën më moderne dhe efikase
për këto patologji. Krahasuar me metodat klasike të ndërhyrjeve, përdorimi
i lazerit ka përparësi të konfirmuara nga studime të shumta klinike.
ORTOPEDI
Ortopedia është shkenca që merret me studimin, diagnostikimin dhe
trajtimin e patologjive të sistemit muskulo-skeletik. Këtu përfshihen
sëmundjet që prekin kockat, artikulacionet, ligamentet, tendinat, muskujt,
nervat dhe patologjitë metabolike të kockave. Gjithashtu realizon dhe
koordinimin për realizimin e mirëfilltë të procedurave fizioterapeutike.
ONKOLOGJI
Një ndër kabinetet e rëndësishme që ndodhen në këtë qendër është
ai i Onkologjisë, ku mjeku i specializuar onkolog trajton sëmundjet e gjirit
apo probleme të tjera onkologjike.
UROLOGJI
Në kabinetin e urologjisë kryhen ekzaminimet e Urfloumetrisë dhe
Cistokopisë.
OBSESTRIKE-GJINEKOLOGJI
Shërbimi i Obstetri-gjinekologjisë kryen ekzaminime cilësore, si për
sëmundjet gjinekologjike ashtu edhe për ndjekjen e shtatzënisë, zhvillimin
e efekteve tek fëmija. Për këtë janë plotësuar të gjitha kushtet edhe me
shërbimin ekografik njëkohësisht me aparatura që janë në gjendje të
kontrollojnë edhe rrahjet e zemrës së bebes etj. Mjekët me përvojë shër-
bejnë si një këshillimore e mirë. Pas kartelizimit, gratë ndiqen në vazhdi-
mësi për shqetësimet që kanë.
(vijon nga faqja 3)