EmailFacebookKontakt

Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit të fjetjes së Imzot Theofan Nolit

Në një atmosferë festive, pas Liturgjisë Hyjnore, u përkujtua 50-
vjetori i fjetjes së Imzot Theofan Nolit (13 mars 1965). Me këtë rast u
krye Shërbesa e Përshpirtjes, që u drejtua nga Episkopi i Apolonisë,
Hirësi Nikolla. Pastaj të pranishmit morën pjesë në ceremoninë e
vendosjes së emrit të Imzot Theofanit rrugës pranë kishës.
Duhet theksuar se muaji mars shënon tre përvjetorë të rëndësishëm
në lidhje me Imzot Theofanin: 8 marsi shënon hirotonisjen në prift të
djaloshit 26-vjeçar Theofan; 22 marsi shënon kryerjen e Liturgjisë së
parë Hyjnore në gjuhën shqipe nga ai, si dhe themelimin e Kishës
shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA dhe 13 marsi, datë në të
cilën kujtojmë 50-vjetorin e fjetjes së tij.
Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit
të fjetjes së Imzot Theofan Nolit
dhe kleriku të shquar orthodhoks foli z. Dhimitër Qosja, pedagog në
Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Programi vazhdoi me psaljen e himnit “Zot i Madh i fuqive”, shkëputur
nga “Triodi dhe Pesëdhjetorja”, përkthyer nga Imzot Theofani dhe me
recitimin e dy prej poezive më të njohura të tij. Në këtë veprimtari u
mbajt referati me temë: “Kontributi i Imzot Theofan Nolit në sferën e
përkthimeve kishtare”, nga atë Spiro Kostoli, klerik i Durrësit dhe pedagog
në Akademinë Teologjike, i cili psali edhe një him tjetër të periudhës së
Kreshmës së Madhe.
Në fund, të pranishmit i përshëndeti Episkopi i Apolonisë, Hirësi
Nikolla, i cili së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Vangjush Dako,
zbuloi tabelën e rrugës me emrin e Imzot Theofan Nolit.
Veprimtaritë u kryen me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Në këto
aktivitete morën pjesë autoritete vendore, përfaqësues të komuniteteve
fetare, intelektualë e besimtarë të shumtë etj.
Vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referate
në lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Ai u çel me dy
tropare, psalur nga nxënësit e korit të Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”,
Sukth, të përkthyera nga Imzot Theofani. Mbi biografinë e këtij patrioti

3