EmailFacebookKontakt

Shën Vasili i Madh, shën Nikolla dhe Santa Clausi – Ngatërresa, deformime, mite dhe e vërteta rreth tyre

Shën Vasili i Madh, shën Nikolla dhe Santa Clausi
Ngatërresa, deformime, mite dhe e vërteta rreth tyre
Pyetja e zakonshme që lind te
shumë persona të moshave të
ndryshme është: Ç’lidhje ka me
Krishtlindjen “babagjyshi” faqekuq,
i mirushqyer e trashaluq, me rroba
të shndritshme të kuqe dhe mjekër
të bardhë? Cila është e vërteta dhe
historia e tij?
Shën Vasili i Madh
Shën Vasili (330-379), jetoi në
krahinën e Qesarisë së Kapadoki-
së (Kayseri në Turqinë e sotme).
Studioi me sukses në shkollat e
vendlindjes dhe në “shkollat e arta
filozofike” në Athinë, e cila në atë
kohë ishte qendra ku lulëzonte
oratoria. Vasili studioi oratori, fi-
lozofi, astronomi, gjeometri e mje-
kësi dhe shkëlqeu në to. Pasi për-
fundoi studimet, rreth vitit 356,
udhëtoi për në Egjipt, Mesopotami,
Palestinë dhe Siri, që të njihte nga
afër “mësuesit” e shkretëtirës –
asketët dhe jetën murgërore. Më
pas u kthye në vendlindje dhe ua
shpërndau pasurinë e tij të var-
fërve. Jetoi si murg në Pont, duke
iu kushtuar studimeve hyjnore dhe
lutjes. Në vitin 370, pavarësisht
kundërshtimit të fortë të ariani-
stëve, ai u zgjodh Kryepiskop i
Qesarisë. Gjatë gjithë kohës ofron-
te çdo lloj ndihme për të vuajturit.
Përdori njohuritë e tij dhe u kujdes
vetë personalisht për fëmijët jetimë,
gratë e veja, pleqtë, të sëmurët…
Për herë të parë në historinë e
Krishterimit krijoi në Qesari
“Vasiliadhën ” e famshme, një
kompleks të mirorganizuar me
jetimore, strehë për të varfrit, azil
dhe spital (ku ishin strehuar dhe
kuroheshin përditë falas mbi 5 000
persona).
Në traditën folklorike të disa
popujve orthodhoksë ai paraqitet
sikur ecën më këmbë, duke mbajtur
në dorë një shkop e duke folur me
gjithë njerëzit në rrugë. Sigurisht,
nuk ka asnjë lidhje me dhurata, as
me borë e slita. Në vend të tyre, ai
mban në duar simbolet e intelektit
“penë, letër dhe kallamar” dhe po
ashtu nuk ka para. Sepse nuk ka
as qese e as shportë. Nuk sjell
dhurata, por… një vit më të mirë
(1 janari 379 ishte dita e vdekjes së
Vasilit të Madh dhe në ndërgjegjen
e popullit është ngulitur besimi se
ai bekon Vitin e Ri).
Shën Nikolla i vërtetë
Dihet që shën Nikolla lindi në
Azinë e V ogël në shek. III-IV . Jetoi
një jetë të varfër, me vetëpërmbaj-
tje dhe përulësi. Ishte i drejtë dhe i
prerë për besimin; i rreptë me të
padrejtët dhe i butë me njerëzit, i
banorët e Gjermanisë Veriore dhe
Qendrore është “Weihnachts-
mann” = “njeriu i Krishtlindjeve”,
ndërsa për britanikët (ose më sak-
të anglishtfolësit), është “Christ-
mas Father” = ”Ati i Krishtlindje-
ve”. Për herë të parë në shek.
XIX, ai u konsiderua në të gjithë
Evropën si Christkindlein – “Fë-
mijë i Krishtit”, i cili shpërndan
fshehurazi lodra për fëmijët.
Si figurë e sajuar ai përmban
edhe elemente pagane, të huazua-
ra nga fetë parakristiane të popujve
nordikë (hyjnia skandinave Odin –
“babait borë”). Por në thelb, ai i
bërë në vitin 1809, nga shkrimtari
W. Irving, i cili – në librin Historia
e New Yorkut – përshkruan ardh-
jen e një shenjtori mbi kalë, në prag
të kremtimit të shën Nikollës.
Më 1812 ai e ripa librin dhe Santa
Clausi shfaqet mbi karrocë flu-
turuese. Pak më vonë, më 1823,
C. C. Moore shkroi poezi për fë-
mijë në një gazetë të New Yorkut.
Atje ai e përshkroi S. Clausin si
shpirtkeq që hyn nga oxhaku në-
për shtëpi dhe udhëton me slitë
fluturuese që e tërheqin tetë drerë.
Por, vendimtare ishte imagjinata
e piktorit amerikan Th. Nast (prej
vitit 1863-1890 e pikturoi atë për
revistën Harper). Ai u shtoi detaje
të tjera legjendave, ku Santa u
zhvendos në Polin e Veriut. Ndërsa
projektuesi i imazhit të Santa
Clausit, dhe gjithë sa u shpikën
rreth tij, i paguar nga Coca-Cola,
ishte H. Sundblom (1899-1976).
Meqenëse legjendat shtohe-
shin, të gjithë kërkonin të mësonin
se ku “banonte”. Në vitin 1927,
gazetat “zbuluan” se ai jetonte në
Laplandën finlandeze, konkretisht
në Korvatunturi (që do të thotë
kodër-vesh ose kodra e veshit )
dhe “sekreti” u transmetua në ra-
dion vendase. Që atëherë u përhap
miti se Santa Clausi ka jetuar atje
dhe “dëgjon” dëshirat e fëmijëve.
Pjesën tjetër e morën përsipër
gazetat, të cilat i dhanë një për-
hapje më të gjerë (Qeveria fin-
landeze vendosi të promovonte
Santa Clausin për qëllime përfitimi.
Kjo i sjell më shumë të ardhura
financiare gjithë turizmit vjetor).
Ndërsa Kompania e Coca-
Colës, me reklamat e njohura, vuri
penelatat përfundimtare mbi të.
Që nga viti 1931, figura që përdoret
është sajesë dhe produkt i saj ko-
mercial. Sot imazhi dominues i
Santa Clausit është plakushi pasa-
nik e faqekuq, trashaluq dhe barka-
lec; me mjekër të bardhë dhe uni-
formë të shndritshme, që shpër-
ndan dhurata dhe duke pirë pijen.
(vijon në faqen 10)
gatshëm për t’i shpëtuar nga
rreziqet (këto i vërteton më së miri
Përlëshorja e tij: Kanun i besës
edhe ikonë e butësisë, mësues i
përkorës, ndrite përpara bes-
nikëve… prandaj i fitove me
përulësinë të lartat, me varfërinë
të pasurat…). Ai është mbrojtës i
fëmijëve, i të vobektëve, i të pa-
mbrojturve, i atyre që u bëhen
padrejtësi dhe veçanërisht i atyre
që udhëtojnë në det. Ai është
çudibërës dhe nderohet gjerësisht.
Santa Clausi. Ngatërresa
Imazhi i Santa Clausit, është
kombinim dhe përzierje e miteve
dhe legjendave tradicionale të
gjithë Evropës. Pas reformës
protestante (shek. XVI-XVII), për
referohet shën Vasilit të Madh, të
cilin për rreth 1600 vjet ortho-
dhoksët e nderojnë në të njëjtën
periudhë. Gjithashtu, simbolika e
përdorur ngatërron shën Nikollën
me shën Vasilin. Në fakt, për
shumë njerëz Santa Clausi, zotë-
ria i këndshëm me mjekër, është
shën Nikolla. Ishin kolonët hola-
ndezë (ata e quajnë Sinterklaas),
të parët që, në shek. XVIII, e çuan
ritin përtej Atlantikut, ku popujt
anglishtfolës e quajtën Santa Claus.
Miti dhe deformimi
Deformimi i së vërtetës histori-
ke fillon diku nga fundi i shek.
XVIII, vijon në shek. XIX dhe
kulmon në shek. XX. Regjistrimi i
parë i legjendës holandeze është

Shën Vasili i Madh, shën Nikolla dhe Santa Clausi
Kështu Krishtlindja, sidomos te
fëmijët dhe adoleshentët, u lidh me
këtë imazh të sajuar.
E vërteta
dhe përgjegjësitë tona
Duke përfunduar, themi se shën
Vasili ishte person real, me vlera të
jashtëzakonshme. Ai bëri një jetë
të thjeshtë e modeste, me skamje
të vullnetshme – shembull i vërtetë
i formulës: edhe mësues, edhe
zbatues i mësimit. Po ashtu edhe
shën Nikolla, njeri i thjeshtë, be-
simtar i patundur, bëri gjithçka për
të mësuar me fjalë e vepra dhe për
të shpëtuar grigjën dhe njerëzit e
pambrojtur nga rreziqet që u ka-
noseshin. Shëron sëmundjet e aty-
re që i afrohen me besim.
Ndërsa Santa Clausi, megji-
thëse mbart emërtim të krishterë,
mbetet person imagjinar, inekzi-
stent. Personazh konfuz, përzier-
je legjendash, mitesh, besëtytnish,
përrallash dhe religjionesh. Jo
vetëm që qëndron shumë larg kë-
tyre shenjtorëve, por nuk ka asnjë
lidhje me ta. Gjatë dy shekujve të
fundit në mënyrë tallëse ai u
katandis në produkt komercial.
Më e keqja e kësaj historie është
se në të gjitha anët e Globit është
ngulitur thellë ideja se Krishtlindja
është Santa Clausi. Ky është një
deformim total i së vërtetës, tjetër-
sim i mesazhit dhe i rëndësisë që e
kremtja mbart për njerëzimin.
Prandaj, përgjegjësia e famil-
jeve të krishtera dhe më gjerë, e
institucioneve fetare dhe e atyre
të edukimit orthodhoks, është
shumë e madhe. Duhet t’u më-
(vijon nga faqja 9) sojmë fëmijëve të
vërtetën dhe jo pë-
rralla. T’u tregojmë
shembuj konkretë
dhe të vërtetë dhe jo
më gënjeshtra, me
qëllim që edhe ata në
jetën e tyre të frymë-
zohen dhe të ndjekin
shembujt realë dhe të
bëhen imitues të tyre.
Shoqëria sot më tepër
se kurrë ka nevojë për
shembuj të tillë dhe
për të vërtetën e tyre.
Arkimandrit
Kozma Sovjani

3