Shën Gjergji lindi rreth vitit 275 pas Krishtit
nga prindër të krishterë. I ati ishte nga Kapa-
dokia, e ëma nga Lida e Palestinës. I ati, pak
vite pas lindjes së djalit, u arrestua dhe u dënua
me vdekje martirike për Krishtin. Kur Gjergji
mbushi 18 vjeç, u mobilizua për ushtar dhe e
shpunë në Nikomendi, e cila në atë kohë ishte
kryeqendër e pjesës lindore të shtetit romak.
Në ushtri u çmua shumë shpejt. E vunë në
gardën perandorake dhe nisi t’i merrte gradimet
njëri pas tjetrit. Pas luftës së Dioklecianit me
persët, ku ai u shqua për trimëri të rrallë, mori
titullin e princit.
Në vitin 303 pas Krishtit, perandori Dio-
klecian, i nxitur nga ndihmësi i tij Galer, i cili
ishte një kundërshtar i tërbuar i të krishterëve,
shpalli dekretin e tij të parë kundër fesë së
krishterë.
Shën Gjergji ishte në këtë kohë 28 vjeç. Më
parë shpërndau ndër të krishterët e persekutuar
gjithë pasurinë, pastaj shkoi te kryetari i Gardës
Perandorake dhe deklaroi se kërkon të zba-
tohen kundër tij dekretet perandorake të perse-
kutimit kundër të krishterëve. Galeri dhe Dio-
kleciani u habitën dhe u munduan t’ia mbushnin
mendjen ta tërhiqte deklaratën, pa e detyruar
që t’u sillte flijim idhujve. Por ai nuk e pranoi
atë kompromis; përkundrazi nguli këmbë në
pohimin e tij se ishte i krishterë. Atëherë filluan
torturat, por dëshmori gjithnjë falënderonte
Perëndinë dhe i lutej ta ndihmonte të qëndronte
sa më i fortë mbi gurin e patundur të besimit.
Shenjti psalte: “Do të lartësoj, o Perëndia im, o
Mbreti im dhe do të bekoj emrin tënd në jetë të
jetës; do t’i këndoj Perëndisë tim për gjithçka,
Perëndisë i Cili po ma bën rininë të gëzuar”.
Në kohën kur po zhvillohej kjo skenë e çudit-
shme, Diokleciani dhe ata që e shoqëronin, të
sigurt tanimë për vdekjen e shën Gjergjit dhe
për mënyrën e hakmarrjes, kishin shkuar në
tempullin e paganëve ku u sillnin flijim perëndive
të tyre. Papritur u doli përpara shën Gjergji i
shëndoshë si molla, plot kurajë e trimëri. Jisu
Krishti, për të shpërblyer vetëmohimin e për-
sosur të atletit të tij, dhe duke dashur që, me
anën e çudirave, të përulte egoizmin perandorak
dhe të tërhiqte shumë shpirtra paganë në kri-
shterim, lejoi që një engjëll i Zotit ta lironte
shenjtorin nga rrota e t’i shëronte menjëherë
plagët.
Diokleciani e shikonte çudinë, por nuk mund
ta kuptonte. Ç’e pengonte? Verbësia pagane.
Pas habisë deshi të jepte menjëherë urdhër të
arrestohej dëshmori i madh dhe të ekzekutohej
në çast. Por tek po bëhej gati të jepte urdhrin,
një ngjarje e re krejt e papritur e tronditi përsëri.
Dy nga kryegjeneralët e tij, Anatoli dhe Pro-
toleoni, njerëz të dëgjuar e të mirë, u paraqitën
te perandori, i dorëzuan spaletat dhe shpatat e i
deklaruan se edhe ata i besojnë Jisu Krishtit.
Para se Diokleciani të jepte urdhrin për ekzeku-
timin e tyre, ndodhi të reja të papritura shtuan
habinë e tij. Shembullin e kryegjeneralëve e
ndoqën edhe shumë oficerë, si edhe turma
ushtarësh sidomos nga ata që ndoqën tragjedinë
dhe çudinë që ndodhi me shën Gjergjin. Ata
pohonin hapur besimin e tyre te Krishti, duke
deklaruar se qenë të krishterë. Galeri urdhëroi
të arrestohen të gjithë dhe të ekzekutohen, gjë
që u zbatua menjëherë. Pas kësaj, Diokleciani
përdori edhe mënyra të tjera për ta zhdukur,
por gjithmonë me ndihmën e Perëndisë shën
Gjergji fitonte mbi idhujtarin, duke realizuar
mrekulli të tilla, si dalja shëndoshë e mirë nga
furra e gëlqeres, kthimi në jetë i të krishterëve
të masakruar nga paganët, dëbimi i perëndive
të rreme të tempullit etj. Të gjitha këto mrekulli
kthyen në fenë e krishterë me mijëra paganë,
të cilët i pranonin me kënaqësi torturat dhe
vdekjen, të bindur se do të fitonin përjetësinë.
Ndaj, më në fund Diokleciani vendosi ta
ekzekutonte.
Shenjtin e çuan në vendin e ekzekutimit. Aty
kërkoi që ta lejonin të lutej. E lejuan. Dhe ai, si
ngriti sytë në qiell, tha: “O Zot Perëndia im, te
Ti që e fala veten time që nga barku i nënës, te
Ti që kam shpresuar dhe që kam marrë guxim
e iu përvesha kësaj ndeshjeje, Ti që je shpresa
ime e ëmbël, premtimi i vërtetë, dashuria e shpir-
trave shpresëtarë, atë i dashur që kryen dëshirat
e zemrave tona, madje para se ne të të drejto-
hemi, Ti o Perëndi dhe Mbreti im, forcomë gjer
në fund, ta mbaroj si duhet këtë ndeshje që po
duroj falë pohimit për Ty, dhe prit shpirtin tim
dhe numëromë bashkë me ata që të kanë
pëlqyer”. Pastaj hodhi
sytë nga ushtarët dhe
populli që ishte mbledhur aty rrotull dhe tha: “O
Zot, falua këtyre gjithçka që mund të kenë bërë
nga padija dhe bëji të denjë të të njohin Ty,
Perëndinë e vërtetë, që i bekuar je në jetë të
jetëve”. Dhe pas kësaj lutjeje, dëshmori i madh
u ul në gjunjë dhe i ofroi xhelatit qafën. Ishte i
qetë, gjakftohtë, hero i vërtetë. Edhe xhelati
ndjeu në atë çast njëfarë respekti për atë të ri
trim, por kreu detyrën që i kishin ngarkuar. Ajo
kokë e shenjtë, e mbuluar nga gjaku, ra përdhe,
shpirti i tij kaloi në pavdekësi. Kujtimi i shën
Gjergj Trofeprurësit mbetet gjithnjë i lulëzuar
dhe i ndritshëm. Mrekullitë e pasuan dhe e
pasojnë edhe pas martirizimit. Emri i tij nuk
harrohet kurrë nga zemra e krishterë, dhe Kisha
jonë Orthodhokse ka thurur himne shumë të
bukura për jetën dhe mrekullitë e tij.
Dhimitër Beduli
Shën Gjergji,
dëshmori i madh, i lavdishëm e trofeprurës