Në ambientet e Akademisë
Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”,
pranë Manastirit të Ri të Shën
Vlashit në Durrës, të shtunën, më
17 qershor 2017, u zhvillua Semi-
nari me temë: “Zhvillimi i Sektorit
Agroushqimor. Kualifikimi profe-
sional i kuadrove”. Thelbi i kësaj
veprimtarie, që u bë nën kujdesin e
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
Seminar i Kishës për Zhvillimin e Sektorit Agroushqimor
ishte promovimi i progamit të
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë për ngritjen e Kolegjit
Profesional Agroushqimor dhe,
nën ombrellën e tij, shtrirjen e një
plani më të gjerë për të asistuar fer-
merët në mbarë vendin, në drejtim
të kualifikimit të tyre të mëtejshëm.
Në Seminar, së bashku me
Mitropolitët e Beratit, të Fierit, të
Elbasanit dhe të Amantias, morën
pjesë përfaqësues nga Kryepi-
skopata dhe Mitropolitë, klerikë
dhe laikë, specialistë të sektorit të
bujqësisë dhe fermerë, pedagogë të
sektorit, si edhe një përfaqësi nga
Kolegji Universitar “LOGOS”, në
strukturën e të cilit do të përfshihet
si njësi kryesore Kolegji Profesio-
nal Agroushqimor. Të pranishëm
ishin gjithashtu edhe Presidenti i
Shkollës Amerikane të Bujqësisë
të Selanikut, dr. Panos Kanelis, me
bashkëpunëtorë të tij.
Veprimtarinë e hapi Kryepi-
skopi Anastas, që në përshënde-
tjen e tij theksoi motivet e posaçme
për këtë nismë të Kishës sonë, që
lidhet me predispozicionin e saj të
pandërprerë për të ndihmuar dhe
mbështetur përparimin e vendit to-
në dhe ngritjen e nivelit të ekono-
misë. Natyrisht, jemi në fazën që
përgatitemi për këtë hap të rëndë-
sishëm, por përgatitemi seriozisht
duke pasur mbështetjen e kualifi-
kuar dhe të gjithanshme të Shkollës
Amerikane të Bujqësisë. Iniciativa
nuk është e lehtë dhe nuk lejohen
improvizime, por meqenëse ekzi-
ston vullneti i mirë, shpresojmë që
Zoti do të bekojë edhe këtë hap që
po hedhim në një sektor jetik për
perspektivën e ekonomisë agrare
në vend dhe sidomos përparimin e
saj me mbështetjen e specialistëve
dhe të kuadrove që do të jenë
përgatitur në qendrën tonë.
Dr. Panos Kanelis, që përshë-
ndeti Seminarin dhe pjesëmarrë-
sit, iu referua mbresave të thella
që ka lënë, dhe që janë ende të gja-
lla, vizita e Kryepiskopit në Selanik
në Shkollën e tyre. Paraqiti shkur-
timisht fizionominë e Shkollës
Amerikane të Bujqësisë dhe mu-
ndësitë që ajo disponon për të asi-
stuar Kishën tonë në këtë sektor si
për Kolegjin, por edhe shtrirjen e
një rrjeti seminaresh dhe kursesh
kualifikimi në mbarë episkopatat e
saj. Ai solli para auditorit thënie të
mençura të Kryepiskopit Anastas
nga shkrime dhe ligjërata të tij për
krijesën, sensibilitetin për natyrën
dhe harmoninë e saj, ekologjinë dhe
kulturën mjedisore.
Në vijim, Dekani i Kursit të
Kualifikimit Profesional të Shko-
llës Amerikane të Bujqësisë, dr.
Evangelos Vergos, paraqiti fiziono-
minë dhe planin e masave për struk-
turimin, aprovimin respektiv sipas
ligjit dhe vënien në funksion të Ko-
legjit Profesional Agroushqimor në
Sukth. Synimi është që Kolegji të
jetë gati për këtë vit akademik.
Ndërkaq, paralelisht dhe duke pa-
sur epiqendër atë, do të realizohen
aktivitete të shtrira në terren për
trajnimin dhe kualifikimin në vazh-
dim të fermerëve të rinj, speciali-
stëve etj., në zona të ndryshme ru-
rale. Për këtë, për më tepër se një
vit, janë kryer studime të posaçme
për të konstatuar nevoja reale të
sektorit në Shqipëri me fokus politi-
kat e integruara agrare në Evropë.
Specialisti i shkencave bujqësore
dhe njëherësh deputet i Parlamentit
të Greqisë, z. Georgios Karapidis,
pasi shprehu mirënjohjen e tij të po-
saçme për gjithë kontributin e
jashtëzakonshëm në ringritjen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, si një mrekulli reale nga
ana e Kryepiskopit, por edhe për
faktin se, veç të tjerash, kjo ka rrje-
dhoja mirëbërëse edhe në afri-
min e dy popujve fqinj dhe miq. U
shpreh i privilegjuar për faktin se
është referues në një veprimtari të
tillë fillestare për këtë program të
ri të Kishës, që është në drejtimin
e duhur dhe që me siguri do të ndi-
kojë në përparimin e mbarë sho-
qërisë shqiptare. Në mënyrë më
specifike ai referoi temën: “Bimët
aromatike dhe farmaceutike në
Shqipëri”, duke trajtuar mundësi
zhvillimi të këtij sektori të bujqësisë
alternative dhe solli para të pra-
nishmëve fakte shumë interesante
për pasuri të vyera të natyrës së
vendit tonë.
Nga ana e bashkëpunëtorit të
Kolegjit, O. Beci, u trajtua tema:
“Mbështetja reciproke mes eno-
rive Orthodhokse dhe Kolegjit Pro-
fesional Agroushqimor në ndihmë
të bujqve dhe blegtorëve”.
Znj. Nina Perdhiku, përgjegjë-
se e Zyrës “Shërbimi i Dashurisë –
Diakonia Agapes” të Kishës, solli
në mënyrë të përmbledhur para
Seminarit përvojën e akumuluar
nga Kisha jonë në sektorin e mbë-
shtetjes së bujqësisë dhe asisten-
cës së fermerëve të vegjël, duke
referuar temën: “Përpjekje të Ki-
shës Orthodhokse në sektorin e
bujqësisë dhe zhvillimit të zonave
rurale”.
Dr. Vergos bëri gjithashtu ek-
spozenë e projektit për ngritjen e
fermës didaktike dhe prodhuese të
Kolegjit dhe integrimin në proce-
sin e tij të fermës ekzistuese të Ki-
shës sonë në Rrushkull.
Koordinimin e gjithë veprimta-
risë e bëri dr. Kostandinos Rotsos,
Drejtor i Institutit të Lartë Bujqësor
të Shkollës Amerikane të Bujqësi-
së të Selanikut.
Nga të pranishmit pati intere-
sim të veçantë dhe ndërhyrje ori-
gjinale me pyetje dhe sugjerime, që
konfirmojnë si drejtësinë e idesë
për këtë nismë të re, por edhe se
po krijohet terreni i nevojshëm i
promovimit të saj në komunitetet
që u drejtohet dhe që do të ketë në
fokus.