EmailFacebookKontakt

RUMANI: Pjesëmarrës në kremtimin e Shën Parashqevisë së Re

Çdo vit, më 14 tetor, populli
shpresëtar orthodhoks i Mitropolisë
së Moldavisë dhe Bukovinës, në
Rumani, feston të kremten e
oshënares Parashqevia e Re. Në
kremtime morën pjesë përfaqësues
nga Kisha të tjera Orthodhokse, nga
Patriarkana e Jerusalemit, nga
Kisha e Greqisë, nga Mali i Shenjtë,
si dhe dhjetëra mitropolitë e
episkopë të Patriarkanës së
Rumanisë. Nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, me ftesë
të Mitropolitit të Moldavisë dhe
Bukovinës, Hirësisë së Tij
Theofanit, mori pjesë në festime
episkopi ndihmës i Kryepiskopit,
Hirësia e Tij Nikolla.
Kremtimet u kurorëzuan me
kryerjen e Liturgjisë Hyjnore, më
14 tetor, në Katedralen e Iashit, në
prani të mbi 15 mijë besimtarëve
të ardhur nga e gjithë Rumania, por
edhe nga vende të tjera. Morën
pjesë edhe mjaft përfaqësues të
lartë të pushtetit vendor e qendror.
Besimtarët kishin bekimin që
bashkë me lipsanin e oshënares
Parashqevi, t’u faleshin edhe
lipsaneve të shën Joan Gojartit,
shën Marinës dhe shën Maria
Magdalenës, të sjella nga Mali i
Shenjtë. Gjatë gjithë periudhës së

RUMANI
Pjesëmarrës në kremtimin e Shën Parashqevisë së Re
pelegrinazhit dhe të kremtimeve,
filluar më 9 tetor, lipsanet e shenjta
të vendosura në katedrale i
nderuan dhjetëra mijë besimtarë.
Kjo e kremte pati një frymë
shumë të ngrohtë vëllazërore mes
gjithë pjesëmarrësve dhe dëshmon
edhe një herë unitetin dhe
bashkimin e të krishterëve
orthodhoksë në mbarë botën.

3