…Megjithëse Presidenti
i Republikës e pranoi filli-
misht, autoritetet shqiptare,
me një sërë veprimesh, madje
edhe me përgatitjen e projekt-
ligjeve, synuan dëbimin e
kryepiskopit të ri. Në një
Asamble Kleriko-Laike të
jashtëzakonshme (Durrës
21.1.1993), orthodhoksët, si
një trup i vetëm, shpallën se
nuk mund të pranojnë një
veprim të tillë. Në vjeshtën e
vitit 1994, me anë të projekt-
kushtetutës u ndërmor largi-
mi i tij përfundimtar, por ky
projekt u hodh poshtë me re-
ferendumin e 6 nëntorit 1994.
Për sa i takon këtij rezultati,
ishte përcaktues fakti se shu-
mica dërrmuese e Orthodho-
ksëve, pavarësisht origjinës,
(shqiptarë, grekë, vllehë,
sllavë), u radhitën të bashkuar
në krah të Kryepiskopit me
përkushtim shpirtëror. Të
parët, orthodhoksët e Korçës,
nisën në mënyrë spontane të
mblidhnin firma për qëndri-
min e kryepiskopit në vend
dhe shembullin e tyre e ndo-
qën orthodhoksë të qyteteve
të tjera, derisa numri i tyre
arriti në 80 000. I njëjtë ishte
edhe qëndrimi i tyre në refe-
rendum…
Marrë nga libri “Ringritja
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
(1991-2012)