EmailFacebookKontakt

Revistë kushtuar historisë, traditës dhe ndërtimeve orthodhokse

Revistë kushtuar historisë, traditës
dhe ndërtimeve orthodhokse
Art dhe trashëgimi është një revistë e botuar nga Fondacioni “Argjiro”,
që ka synuar në numrat e saj të pasqyrojë traditat e vendit tonë. Ato
kryesisht janë ndalur në qytete të veçanta, ndërsa ky numër i kushtohet
Komunitetit të Krishterë Orthodhoks me historinë e tij dymijëvjeçare në
këto treva, duke u ndalur në aspekte shpirtërore, të historisë, të traditës,
kodikëve e trashëgimisë së shkruar, ndërtimeve kishtare, afreskeve e
ikonave, muzikës bizantine etj. Në këtë numër, të botuar nga znj. Ilda
Mara dhe të kuruar nga Andi Rëmbeci, botohen disa studime të per-
sonaliteteve të rëndësishme të fushave të ndryshme.
Revista ka në seksionin e parë, atë të historisë, një studim të Kryepiskopit
Anastas: “Kisha e Shqipërisë, nga vitet apostolike deri më sot”. Në kapitullin
që pason, Sociologji dhe Antropologji, ka dy shkrime për mbishkrimet e
kodikët dhe një studim të Hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës, për kripto-
krishterimin në vendin tonë (i cili ka edhe një studim për përkthimet
kishtare).
Vazhdojnë pastaj kapituj Spiritualitet, Arkitekturë dhe Mozaikë,
Restaurimi, Pikturë murale dhe Ikona, Arte të zbatuara, Kodikë dhe
Miniatura, Shtypshkrime, Muzikë, Albanologji, Ex Libris dhe Editorial.
Ndër autorët mund të veçojmë Dr. Giorgios K. Giakumis, Prof. Dr.
Aleksandër Meksi, Prof. Dr, Pirro Thomo, Prof. Dr. Skënder Muça, Prof.
Dr. Lida Miraj, Prof. Dr. Shaban Sinani, Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Prof.
As. Dhori Qiriazi etj.
“Art dhe Trashëgimi”

3